E vërteta ka vetëm një ngjyrë. Ngjyra e së vërtetës është, vetëm e vërteta. Por, ta shikosh dhe ta thuash atë duhet të jeshë misionar i sajë. Gazetarët kanë lindur për të qenë të tillë, por jo domosdoshmërisht mund të jenë të gjithë misionar. Mes tyre ka dhe një specie tjetër që quhen gazetarë oborresh. Kushdo ka të drejte të zgjedhë, të jetoj duke tërhequr furtunë mbas vetes apo si shërbëtor oborresh të vegjetoj.
Në këtë mori gazetarësh dhe gazetarucësh unë kam të përzgjedhurit e mi, shkrimet e të cilëve mezi i pres dhe patjetër qe i lexoj me shumë ëndje.
Këto ditë ndjek Zululand-in e Ditës, me gazetarin jo konformist Mustafa Nano. Them që Muci që gjithmonë le vendë për debate, është naga ta pak që oborreve s’u duron dot as aromën. Por s’është ky qëllimi i letrës sime, që të merem me vlerat e Mucit.
Dicka tjetër më shqetëson, dhe si i përzgjedhuri imë kërkoj ta ndaj me të. Para disa ditësh në Zululand ju Muci, trajtonit si problem një ngecje ne trafikë, ku dikush nga padurimi bllokoi edhe krahun e kundërt dhe ku një polic rrugor në vend që të ndëshkonte me gjobë ata qe sollën anomalinë, kërkonte që të vendoste rregull duke favorizuar kundravajtësit. S’mund ti heqë apo ti shtojë gjë vërtetësisë së shkrimit. Bllokimi në trafik është pjesë e stresit që kalojmë ne shqiptarët çdo ditë.
Por ky bllokim s’është asgjë more Muc, përpara atij bllokimi, që na sjellin po ato ditë, politikanë shqiptarë të zgjedhur nga ky popull, të paguar me taksat e këtij populli. Ata kërkojnë që sërish Shqipërinë ta lenë në trafik në rrugën e saj drejt Europës.
Në takimin që patën me përfaqësues të Parlamentit Europian të ardhur në Tiranë çfarë nuk dëgjuam, një lumë i tërë ankesash dhe pretendimesh. Motra Majlindë në opozitë ankohej te miqtë se vëllai në pushtet po e dhunonte, po e nëpërkembënte që në ditët e para të ardhjes së tij në pushtet. Ligjërata e ankesave ishte aq e gjatë, sa njeri prej perfaqësuesve të Parlamentit Europian u shpreh se:- Nuk e kuptonte dot këtë sherr të pafundëm mes shqiptarëve. Kësaj ç’mund ti thuash more Muci ?
Unë them, se kjo ka vetëm një emër, sindromë shqiptare. Fabula “merri lopën vëllait tim se unë s’dua gjë tjetër” paska qenë mallkimi ynë. Unë pres, mbase jo vetëm unë që mediat t’i bien fort këmbanave të këtij turpi. Ndoshta politikanët do të skuqen ndopak. Por për habi, gjithcka kalon në heshtje. Të jemi shoqërizuar kaqë shumë me këtë të keqe ? Bllokimin tuaj në trafik Muci e zgjidhi një polic. Po bllokimin e Shqipëris në trafikun drejt Europës kush do ta zhbllokojë ? Apo do thonë:- Rrini në fatin tuaj që vetë e shkruani, se atë meritoni !
Letër e nënshkruar
Krenar Cani, Vlorë

Hë, më, të lumtë.I ke rënë pikës që të gjithë e dimë.E dimë si problem, po zgjidhjen nuk ia dimë.Apo, ndoshta, ia dimë, por nuk domë ta dimë. Jemi bëbë si ndonjë mjek që di të përcaktojë me saktësi diagnozëm, por që mbetet kur duhet ta shkruajë therapinë, dmth. s’di se çfarë ilaçi t’i japë të sëmurit.
muci duhet ta lexoje mire,