SMS në DITA
Në 0689073730
Zoti Roshi, largoni ambulantët nga dera e tregut të ri, se po na dëmtojnë e po na konkurrojnë në mënyrën më të pandershme. Largoni shitësit e mishit nga dera e tregut, se po e shëmtojnë atë treg të bukur. U bë e disata herë që e ngremë këtë shqetësim, por Policia Bashkiake ose korruptohet nga tregtarët e paligjshëm ambulantë, ose qëndrojnë gjithë ditën nëpër kafene dhe lokale bastesh. Merrni masa i dashur kryetar, se gjendja po bëhet e padurueshme. Faleminderit Dita e dashur!
