Një 35-vjeçar nga Tirana është arrestuar tri ditë më parë me akuzën e vjedhjes me anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve. Shpëtim Lika, ish-punonjës i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka arritur të sigurojë të dhënat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore kur punonte brenda institucionit dhe me ato të dhëna ka ndërtuar skemën e abuzimit edhe pas largimit nga puna. Me anë të falsifikimit të certifikatave, kartave të identitetit dhe pasaportave, ai ka arritur të tërheqë pension në emër të shtetasve që realisht kishin vdekur, shkruan sot “Panorama”.
Linja e Antikrimit Ekonomik në këtë institucion, e cila po heton çështjen, ka zbuluar se në disa raste pensioni i personave të vdekur tërhiqej që nga viti 1998 e në vazhdim, sikur shtetasi të ishte gjallë. Për tërheqjen e parave, i vetmi që kishte dijeni ishte shtetasi Shpëtim Lika, 35 vjeç, dhe personat që ai dërgonte në sportele për tërheqjen e parave. Familja e pensionistit nuk dinte asgjë. Me anë të certifikatave dhe kartave false të identitetit, Lika dërgonte persona të pajtuar prej tij në sportele për të bërë tërheqjen e parave dhe më pas shumicën prej tyre i përfitonte vetë ai. Tri ditë më parë, bashkë me Shpëtim Likën, policia arrestoi edhe shtetasit Lumnije Dibra, 53 vjeçe, banuese në Tiranë, specialiste te Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë; Abaz Stafhasani, 69 vjeç, banues në Tiranë; Nexhat Nasufi, 68 vjeç, banues në Tiranë; Lirije Stafhasani, 58 vjeçe, banuese në Tiranë.
Sipas hetimeve të prokurorisë, deri tani është verifikuar tërheqja e pensionit për 15-20 raste personash të vdekur nga viti 1998 e në vazhdim. Në total shuma e përfituar dyshohet se i kalon 400 mijë dollarët, ndonëse verifikimet vazhdojnë.

Njeriu burre del ne pesion 65 vjeçe keta qenkan 67 dhe 66 vjeç ,kaq te mire paskan qene keta qe nuk dilnin dote ne pesion se ndryshje UKT mbetesh pa pune.Pika qe nuk u bie drejtuseve te ketyre institucioneve,dhe keta duhet te arrestohen te paret pastaj puntoret e tyre injorant dhe shpellare.
Ky Abazi me gjithe Lirijen banojne ne lagjen Alidem. Abazi eshte krye mashtrues nga burreli me origjine. Aktivitetin e kan filluar qe ne kohen e Enverit. Mashtronin njerez me autorizime per apartamente, kishte fije te gjata ne qeverrine e asaj kohe. Mjeshter mashtrimi edhe ne demokraci . Lirija eshte vetem nje cope budallaqe qe ka punuar pastruse ne godinat e femrave ne qytetin studenti.
Eshte per tu gezuar qe qeveria e re ka filluar punen kaq mire kundra korrupsionit. Por si gjithmone suksese ne kete drejtim ka vetem me peshqit e vegjel. Ky e paska bere fitimin e tij me te vdekurit. Ata multimilioneret e medhenj notojne akoma te lire dhe na tregojne ne budallenjve te ndershem se si jetohet dhe mashtrohen te gjallet.