Një 50-vjeçare me detyrë kryeinfermiere pranë Shtëpisë së Mbështetur “JETA” në Cërrik, në varësi të Spitalit Psikiatrik Elbasan, është arrestuar nga policia.
Mjekja e identifikuar si Shpresa Tollumi, akuzohet për korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.
“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u ndalua shtetasia: Shpresa Tollumi, 50 vjeçe, banuese në fshatin Bujaras, Elbasan.
Ndalimi i saj u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, ka urdhëruar ndalimin e saj për veprën penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal. Materialet iu referuan Prokopisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
l.h/ dita
