Dërguar me Email
Në adresën e redaksisë
Është një fjalë e urtë: “Gjuha asht s’a e ashta thyen”. E qyteti i veriut gjithmonë ka ditur ç’të thotë. Ama kur ajo përdoret vërtet për fjalë që zënë vend në çdo kuvend. Këtu tek ne gati në të gjitha nivelet shpesh përdoret në funksion të llapës së keqe e jo gjuhës së mençur e fjalë gur. Shiko “ajkën” e mendimit shqiptar. Jemi dëshmitarë se ç’llapë përdoret në foltoren e parlamentit. Po ashtu, përpos kësaj, kemi frikë të shohim punimet e tij. Ne çdo moment del ai, kampioni i llapës së keqe e helmuese. Është edhe efekti moshë. Në krahasim me kafshët i takon moshës së qenit. E qeni këtë zanat ka. Të lehë. Por më bëjnë përshtypje ca mosha që nuk përkojnë me atë të qenit. Jo më larg se dje dëgjova gocën shkodrane kur dha leksione për nivelin “akademik” që duhet të kishin parlamentaret tanë të nderuar, sidomos ata “kriminelët” e mazhorancës! Me siguri zonja e fut veten në zonën “akademike”, bile me gjithë zhele. Po nuk di se në ç’shkallë akademie e fut doktorin. Por unë mendoj se një vlerësim vërtetë akademik jua dha të dyve Shqipëria, bile dy herë rresht. Profeti
