“Mes miellit e çizmes, e pamundur të flisja. Koka e krimit nuk mund të më bëjë moral”

Dita

Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka nisur deklaratën e tij për shtyp ashtu sikurse kishte paralajmëruar.

Me tone të forta e zë indinjues, Tahiri ka deklaruar sot se përse ka heshtur.

Ai është ndalur tek komenti i tij i bërë pas seancës së fundit parlamentare, ku në rrjetin social Facebook shkruajti “Kur gjyqin moral ta bën djalli”.

Tahiri i shikon të gjitha akuzat e drejtuara karshi tij si false, dhe mbi të gjitha nuk mund të drejtohen nga një njeri si Sali Berisha, të cilin ai e cilëson si kokë të krimit të organizuar.

“Prita për dy javë rresht të flisja në kuvend, por mes miellit e çizmeve m’u bë e pamundur dhe nuk kisha rrugë tjetër përveç kësaj që zgjodha për të ndarë me ju një qëndrim timin. Nuk ka ngelur i madh e i vogël që nuk e di se para më shumë se 6 muajsh për mua filloi një tjetër histori që po përballem e do të përballem deri në fund, kam 6 muaj që hesht e dëgjoj, lloj lloj race që nuk ka lënë gjë pa thënë sa të kisha qeverisur për 30 vjet dhe në vend të gjithë atyre para meje, nuk do kisha imagjinuar dot kurrë kaq akuza për veten. Kriminel tjetri, trafikant, diku kokë e mafies, diku ushatar i mafies, njëherë shtyllë e krimit, dru i shtrembërt, këtë e kam quajtur kur gjyqin ta bën djalli dhe e kam fjalën për gjyqin që më bën raca që e ka shkatërruar këtë vend. Nuk jam engjëll, kam punuar dhe kam bërë gabimet e mia..”

s.a/dita

Share This Article
4 Comments
  • po kur ishe minister perse nuk i arrestove ,konfiskove ,apo thjesht te zbatoje ligjin,,fakti qe ske vepruar te ben njesoj me ta.
    qepe edhe prit …se mbase shpeton,si te gjithe.

    • Se ndoshta te fal edhe ndonje pjese toke ne Orikum nga ato qe i ka dhuruar Sali Berisha sikur ti kish te babait.

  • Ti i “famshmi” Itelektual qe u pergjeroke kaq shume per Zagarin, dije se ky ka qen po aq gjynahqare sa edhe Habilajt, por pazaret ishin ato qe i ndan.
    Sajmir! Cfardo ” gjynahu” qe mund te kesh bere, pa tjeter qe nje drejtesi e pandikuar duhet ta gjykoj, por asnjehere ky “gjynah” nuk mundet te vihet ne kandar me krimet e vrasjet e qoftlargut dhe xhahileve te tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *