Në një kohë kur pjesa më e madhe e popullsisë në Venezuele është duke vuajtur një varfëri ekstreme, klasa e super të pasurve jeton mes luksit dhe festave mondane. ‘Chavismi’ e ka shkatëruar ekonominë e vendit. Ushqimet nëpër supermarkete sa vijnë dhe rrallohen, shtresa e mesme është zhdukur.
Në përpjekje për të mbijetuar njerëzit qëndrojnë me orë të tëra në rradhë për ndihma ushqimore. Rrugët e Karakasit janë të mbushura me lypës që kërkojnë për ushqim mes koshave të mbeturinave apo mbetjeve të restoranteve.
Mes tyre Vanesa, një grua e shkolluar e cila punon si ekonomiste shprehet e pashpresë për gjëndjen që po kalon vendi për Daily Mail. Me 14 pound që fitoj në muaj, nuk arrij të mbaj as veten dhe jo më familjen time. Të pasurit janë hajdutët që e kanë cuar vendin në këtë gjëndje.
Chaves pretendonte se ishte një socialist I madh, por ai ishte I pasur dhe hipokrit. Prej politikave të tij un dhe shum të tjerë detyrohemi të kërkojmë në mbeturina ccdo ditë . Presidenti Nicolas Maduro, është po aq i korruptuar sa parardhësi i tij, – ka përfunduar ajo me lot në sy.
Për 20 vjet më rradhë Chavismi, një formë autoritare e Socializmit e shkatërroi ekonominë. MIliarda pounds u zhdukën nga arka e shtetit prej nepotizmit, duke e kthyer Venezuelën në një nga vendet më të korruptuara në planet.
Të vetmin shpëtim shum familje e kanë parë emigrimin drejt Kolumbisë apo Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë disa km më larg, ‘elita’ frekuenton klube si ai I Caracas Country Club ku vetëm anëtarësimi kushton 77.000 pound, 458 here më shumë se mesatarja e rrogës vjetore. Të zhytur mes ushqimit të bollshëm, pijeve të shtrenjta dhe festave luksoze ata shohin me mospërfillje sesi degradon pjesa tjetër e shoqërisë.










































Falë keqdashjes suaj,ky koment ĕshtë absurd.Në Venezuelë nuk ka patur kurrë shtresĕ të mesme Çavez nxorri nga mjerimi total miliona njerëz,u dha shtëpi, ushqim ,shkollë.Ndaj Venezuelës ka një agresion 20 vjeçar të të gjitha forcave të djathta ndërkombëtare.Në se socializmi demokratik fiton me vota është ,diktaturë,në se e djathta bën grusht shteti ,ĕshtë ,demokraci,
Çorbë e madhe ky artikull. E intervistuara rhote te pasurit e kane fajin. Çavizmi paska qene pro te pasurve??!! Nuk kuptohet shume qarte , per artikull shkruesin, ka hallin te kritikoje çavizmin si sistem (pra socializmin) apo abuzimin me pushtetin?