Në operacionin e Policisë së Shtetit në Lezhë, mes 4 personave të arrestuar është edhe vëllai i moderatores televizive Alketa Vejsiu.
Arrestimi i 29-vjeçarit nga Tirana, Endrit Vejsiu u bë për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Trafikim i lëndëve plasëse”-njofton policia.
Vejsiu u arrestua në aksin rrugor Milot-Lezhë dhe në makinën e tij tip “Opel”, u gjetën 4 mina me telekomandë dhe 3 kilogramë kanabis fshehur në një gomë rezervë në bagazh.
Mes të arrestuarve ishte edhe i kërkuari për vrasje, Gentian Elezi.
b.m. / dita

Dava shqiposh. Gjera qe jane ne mode
Keta jane ata qe, me naivitetin tone ende feminor, i quajme VIP-a. Pse kemi rene kaq poshte? Niveli i tyre arsimor dhe kulturor, le kaq shume per te deshiruar, sa mund te krahasohet me ate te butakeve. Me e cuditshmja eshte sa jane shume, dhe shtohen ne menyre te pabesueshme cdo dite! Turp!
Kaq me vlere jane moderatoret e ekraneve televizive ne Shqiperi e aq pa vlere ato jane ne boten e qytetrume.Ma do mendje se ky vlersim vjen nga ambjenti injorant I mjediseve shoqrore apo kulturore ku ato punojne e vlersohen.