Mes të plagosurve në Tetovë edhe djali i Menduh Thaçit

Dita

Zëdhënësi i policisë në Tetovë, Marjan Josifoski, ka thënë për Portalb versionin policor në lidhje me incidentin e mbrëmshëm në lokalin “Barcode” në Tetovë ku mbeti i vrarë një 22 vjeçar si dhe u plagosën 10 të tjerë.

“Mbrëmë rreth orës 22.00 në lokalin “Barcode” në rrugën JNA (Dervish Cara) në Tetovë në pronësi të dy tetovarëve nga 36 dhe 39 vjeçar, ka ndodhur një incident i armatosur ku si pasojë kanë mbetur të lënduar 11 persona të cilët janë dërguar në Spitalin Klinik në Shkup dhe atë të Tetovës. Nga ky incident Altrim A., 22 vjeçar nga fshati Poroj i Tetovës ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin “Sistina” në Shkup pasi që kishte marrë plagë në kraharor dhe stomak. Trupi i tij është ndalur për obduksion”, ka thënë Josifoski.

Ai njofton se gjashtë personat e tjerë që janë gjendur në objekt në moshë prej 20 deri më 25 vjeç dhe që kanë marrë lëndime nga arma e zjarrit në ekstremitete, janë dërguar në Spital në Shkup. Katër personat e tjerë që kanë marrë lëndime nga xhamat e thyer djegiet dhe objektet e forta gjatë incidentit janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës dhe pas mjekimit të plagëve janë lëshuar për mjekim shtëpiak.

Ekipi i SPB dhe Prokurori publik bënë ekspertizën në vendin e ngjarjes ku gjetën më shumë gëzhoja të zbrazura nga municioni i pistoletës me kalibër prej 9 milimetrave si dhe një projekti të pa shpërthyer.

Njëri nga personat i dyshuar për vrasje është ndaluar nga policia ndërsa tjetri është në kërkim me akuzën se ka ndihmuar të parin.

Portalb jo-zyrtarisht mëson se një nga të plagosurit në këtë incident është edhe djali i liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi.

Share This Article
2 Comments
  • Interesant kjo pune e te “rastisurit”gjithmone ne keso punesh edhe femije politikanesh apo dhe te kamurish.Kot nuk thone”Paraja e prish njeriun!”Sa keq te pasurohesh dhe te behesh’LIDERR!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *