Per programet e studimit per 2022 kerkohet mesatarja si me poshte:
- Në programet e studimeve të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, mund të konkurrojnë të gjithë kandidatët që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm të lartë minimalisht me notë mesatare 6.5.
- Në degët e gjuhëve të huaja do të mund të konkurrojnë vetëm maturantët dhe kandidatët e tjerë që disponojnë një mesatare të shkollës së mesme duke nisur nga nota 7.
- Edhe për degët e mësuesisë në garë mund të përfshihen të gjithë maturantët që kanë mesatare të shkollës së mesme jo më të ulët se sa nota 7.5.
- Universiteti i Mjekësisë ka vendosur që për të garuar në degët për programet e teknikës dentare dhe higjienist dentar duhet një mesatare mbi notën 7, për degët logopedi, teknik laboratori, teknik imazherie, mami, fizioterapi, infermieri e përgjithshme duhet notë mbi 7.5, për degën e shëndetit publik duhet mesatare e gjimnazit mbi notën 8, si dhe për degët siç janë: mjekësia, farmacia, dhe stomatologjia në garë mund të përfshihen vetëm kandidatët që kanë mesatare të shkollës së mesme nga nota 8.5 dhe më lart.
- Mesatarja nuk është kusht aplikimi për kandidatët që do të garojnë për degët universitare me karakter profesional.
- Nota mesatare për pranimin në institucionet e arsimit të lartë përllogaritet si mesatare e thjeshtë e treguesve, si vijon: “mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë, mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të Maturës Shtetërore”. Institucionet arsimore të arsimit të mesëm të lartë dhe institucionet arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar, janë përgjegjëse për përllogaritjen e notës mesatare dhe dërgimin e këtyre të dhënave në Qendrën e Shërbimeve Arsimore.
