Mesazh i hapur për doktor Kosovën

redaktor

Dërguar me Email

në adresën e redaksisë

Në respekt të punës tuaj, profesionit human e fisnik që keni ushtruar me sukses tash e sa dekada, ju bëj apel që të mos e braktisni atë për kolltukun e kryetarit të bashkisë. Kjo është evidente, mendoj, edhe për dy arsye të rëndësishme veç shumë të tjerave. E para ka të bëjë me forcën politike që ju kandidoni. Kjo e ka aktualisht, por siç thoni dhe ju, është ambientuar me punët “e këqija”, kështu që sado të mundoheni ju, e keqja nuk hiqet se ka zënë vend e nuk tundet. Doemos për këtë nevojitet rilindja. Arsyeja e dytë është edhe më qytetare. Ajo ka të bëjë me hapjen e rrugës për të rinjtë e ditur dhe të zotë që janë të aftë për të drejtuar vendin. Kështu kontribuohet bindshëm për një të ardhme më të mirë. Askush nuk mund të jetë skeptik për shpirtin patriotik dhe koshiencën tuaj qytetare. Vlera e përfitim do të kishin qytetarët e Tiranës nëse me vizionin dhe përvojën që keni do të ishit këshilltar bashkiak i frytshëm për kryebashkiakun e ri Erion Veliaj. Mos harroni ju lutem, edhe ju keni qenë i ri kur u bëtë drejtor në maternitetin e Tiranës. Megjithatë janë votuesit kryeqytetas që do të vendosin më 21 qershor. Nga Përparim Shullazi. Miqësisht suksese!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *