Mesazh Iranit nga Shqipëria, liderja e opozitës iraniane falenderon katër senatorët

Gazeta Dita

Katër senatorët amerikanë Roy Blunt, John Cornyn, Tom Cotton dhe Thom Tillis të cilët kanë zhvilluar një vizitë në Shqipëri veç bisedave me krerët e politikës shqiptare kanë zhvilluar dhe një takim me lideren e opozitës iraniane, Mary-am Rajavi, që drejton Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit (KKRI).

“Huffington Post” duke zbardhur bisedën e ka konsideruar këtë një takim të rëndësishëm që paralajmëron sanksione të tjera për Iranin.

Liderja e opozitës iraniane i ka falënderuar senatorët për ndihmën që kanë dhënë ShBA-të për zhvendosjen e sigurt të këtij grupimi në Tiranë. Po ashtu shtohet se Maryam Rajavi shprehu mirënjohje për përpjekjet e Senatit amerikan, veçanërisht senatorit Blunt, lidhur me mbrojtjen e mijëra anëtarëve të MEK-ut në kampin “Liberty”, Irak, dhe zhvendosjen e tyre të sigurt në Shqipëri. Delegacioni i Senatit u takua edhe me një numër anëtarësh të MEK-ut, si dhe me dëshmitarë dhe viktima të mizorive të regjimit iranian në Iran dhe kampeve “Ashraf” dhe “Lirisë”.

KKRI është një koalicion politik që bën thirrje për ndryshimin e regjimit në Iran dhe shihet si një kërcënim i mullahëve të Teheranit.

Share This Article
2 Comments
  • ORE, NE IRAN ZHVILLOHEN ZGJEDHJE NORMALISHT DHE PUSHTETI KA NDERRUAR DISA HERE SIPAS LIGJEVE.

    CFARE OPOZITE PERFAQESON KJO, NUK E KUPTOJ.

    NDOSHTA ATE OPOZITE QE KREU MASAKRA
    NE MES TE TEHERANIT PARA DISA MUAJSH

  • Ore kjo eshte skandaloze

    C’na duhet ne te futemi ne konflikt me Iranin
    duke strehuar kete gruan qe ben aktivitet politik kunder Iranit bashke me ata grupin qe duken si te cmendur ?

    Ne jemi vend i vogel dhe nuk duhet te merremi me keto pune

    Ky Rama esht nje karierist i felliqur dhe i pa-pergjegjeshem

    Per te siguruar emrin e tij me amerikanet,
    esht gati te shesi gjithe Shqiperine

    Duhet gjithe populli dhe intelektualet te ngrihet ne proteste qe ata bajgat iraniane te largohen nga Shqiperia

    Le ti cojne ne ndonje vend Europian andej , a ku te duan —
    Por te mos rijne ne Shqiperi,se Irani esht fuqi e madhe dhe na ben gjemen

    Dhe po ndodhi gje kunder nesh,nuk do vije Amerikani per ne, se nuk i ruhet fare per ne \

    Ndaj i ndiqni ata muxaeidinet me pretekstin se ne e beme kohen tone –

    -Tani keta ti mari ndonje shtet tjeter dhe ti mbaje sac i mbajtem ne.
    ,E keshtu me radhe te shkojne neper shtete te ndryshme .

    Keshtu duke mbajtur ata muxhaeidinet po shkaterroni te ardhmen e femijeve shqiptare ne Shqiperi

    Ndaj i largoni nga Shqiperia sa me shpejte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *