“Mesazh për Iranin” / SHBA dërgon njësi luftarake në Lindjen e Mesme

Nela

Nepërmjet një deklarate të djelën, këshilltari për sigurinë kombëtare të SHBA, John Bolton, bëri me dije se Shtetet e Bashkuara do të dërgonin një aeroplan-mbajtëse dhe një njësi bombarduese në Lindjen e Mesme, si përgjigje të një numri të konsiderueshëm paralajmërimesh dhe treguesish shqetësues nga Irani, njoftojnë mediat ndërkombëtare.

Sipas Boltonit, avionat dhe anijet ushtarake kishin për qëllim që t’i jepnin një mesazh të qartë regjimit iranian: ata do i përgjegjeshin me forcë çdo sulmi kundër interesave të Shteteve të Bashkuara apo aleatëve të saj.

Në deklaratë theksohejse SHBA nuk po kërkonte luftë, por ishte e gatshme dhe e përgatitur t’i përgjigjejçfarëdo lloj sulmi qoftë nga trupat revolucionare islamike apo nga forcat ushtarake të Iranit.

Sipas ekspertëve, është e paqartë se cilave veprime të Iranit po i referohej Bolton në këtë deklaratë. Në Gjirin Persik, ku anije luftarake të Iranit dhe SHBA janë në mënyrë të paevitueshme në afërsi, nuk ka pasë incidente.

Deklarata e këshilltarit vjen vetëm pak ditë pasi qeveria iraniane shprehu shqetësimin se Bolton dhe disa anëtarë të tjerë të administratës Trump po përpiqeshin të tërhiqnin SHBA në një luftë të re. Në fakt, Bolton ka dashur që SHBA të ketë një qëndrim më të ashpër ndaj Koresë së Veriut, Venezuelës dhe Iranit, në lidhje më të cilin pati komentuar se e vetmja mënyrë për ta ndaluar që të pajiset me armë nukleare ishte bombardimi i tij.

Kujtojmë se vitin e shkuar administrata e Trump anulloi marrëveshjen me Iranin, sipas së cilës Tehrani pranonte kontroll të theksuar mbi programin e tij nuklear në shkëmbim të zbutjes së sanksioneve. Që atëherë Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar çdo kompani në botë që ka tentuar të bëjë marrëveshje biznesi me Iranin,në përpjekje për ta zbritur eksportin e petrolit të këtij të fundit në zero.

Gjatë një vizite të ministrit të jashtëm iranian Zarif në New York muajin e kaluar, ky i fundit deklaroi se egzistonte një grup që ai e quajti “Ekipi B”, që përbëhej nga Boltoni, kryeministri izraelit Natanyahu, mbreti i  Emirateve bin Zayed, mbreti saudit bin Salman dhe që po përpiqej të ndizte një konflikt mes SHBA dhe Iranit.

e.ll. / dita

Share This Article
1 Comment
  • Irani e meriton te ndeshkohet dhe madje te luftohet per cdo problem qe krijohet ne shtetet islamike.Irani hedh gurin dhe fsheh doren si gjithmone keto 90 vitet e fundit mbas cdo rremuje ndodhet mendja e mbrapsht e ketij shteti.Irani mban pergjegjesi per shume krime me boten islame

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *