Mesazh për Kryeministrin tim, z. Edi Rama!

redaktor

Të dëgjova në Asamblenë Socialiste që kumtove se shteti ka hequr mënjanë 100 milion dollarë për të rritur rrogat e administratës dhe të pensionistëve dhe të them të vërtetën, ndjeva një kënaqësi jo vetëm se ti e qeveria jote s’na keni harruar ne pensionistëve, por edhe më shumë u ndjeva krenar se puna e reformat e qeverisë tënde po japin rezultate.

Lexova tabelën se kush përfiton nga kjo rritje dhe jo vetëm që u zhgënjeva unë e shumë si unë, por ngela edhe i ofenduar se dua apo s’dua jam i detyruar që të të them se ti jo vetëm s’na ke fare në inventar dhe s’na ke patur në këto vite ne pensionistëve, por jam shumë i poshtëruar nga pasqyrimi në tabelë, ku sipas ministrit z.Klosi, ne 635 mijë pensionistë vetëm do të indeksohemi, veprim ky që tregon se qeveria jote për ne nuk e ka çarë kokën asnjëherë.

Deklarimin para Asamblesë, por dhe në Kuvend se ti do të bëje hatanë me rritjen e rrogave të pensionisteve, po të them se është një deklarim mashtrues dhe demagog më të madh e më të rrezikshëm unë s’kam njohur pas Sali Berishës. Do më bësh nder të madh që të na afishosh numrin e llogarisë tënde bankare që unë dhe gruaja ime dhe shumë si unë t’ua postojmë atë 250 lekë të indeksimit se mbase të hyjnë ty në punë.

Po më detyron që të pohoj atë që flitet cep më cep nga tërë socialistët e thjesht se t’i mund të jesh çfarë të duash ti, por ti s’je e s’ke për të qenë kurrë socialist. Po të them se me veprimet e tua ti punon për një klasë të diferencuar “jakat e bardha dhe ja pafsh hairin këtyre veprimeve në 2017. Të faleminderit që u mundove kaq shumë për ne pensionistët ti dhe qeveria jote e Rilindjes! Nga një socialistët pa teser nga Patosi,

Letër e nënshkruar

Myfit Mema

Share This Article
1 Comment
  • Epo kur te jep mend nje hajdut ordiner i monizmit qe vidhte djersen dhe gjakun e punetoreve dhe beri ca vjet burg si maskara.Ja ky eshte Myfiti nga Patosi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *