Dërguar me SMS
në numrin e redaksisë
Mirëdita miq! Tani që zgjedhjet mbaruan dhe rezultatet u bënë publike, kam disa pyetje për Arjan Vasjarin në lidhje me kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Kur iu kundërvure z.Dako, tek Dudushi, jashtë etikës morale e gazetareske, tamam si një militant erotik i znj.Shqina (Duma), a mos vallë ke qenë i dehur apo i droguar, mbasi atë natë ke vulosur përfundimisht rreshtimin tënd tek speciet pa kulturë e sidomos pa edukatë si tregues i qenies njeri? Je zhvlerësuar përfundimisht në sytë e mijëra e mijëra njerëzve. Më detyron që të ndërroj kanal televizioni kur të shoh ty, mbasi nuk kam ç’të mësoj prej teje. Përkundrazi, ul nivelin tim kur të dëgjoj ty. Zoti të ruajttë! Përshëndetje, Ndoc Dudasi.
