SMS në DITA
Në 0689073730
Dua që nëpërmjet gazetës tonë të nderuar DITA, t’i bëj një rixha kryeministrit tonë. Them rixha, se kërkesa në mënyrë zyrtare janë bërë shumë, i janë bërë të gjitha qeverive të mëparshme dhe nuk kanë marrë parasysh asgjë. Fjala është për rrugën e lumit të Vlorës. Ajo krahinë, po të ishte vlerësuar me atë seriozitet që i takon, do ishte bërë me kohë, sepse është një krahinë që e ka larë me gjakun e bijve të saj. Tani, me atë gjendje, nuk kalon dot, me çfarëdo mjeti që të kesh. Mendoj që kjo qeveri dhe të gjitha qeveritë e majta janë mbështetur gjithnjë nga ai popull i shumëvuajtur dhe i palëkundur. Po duhet të paktën, ajo zonë të shijojë një rrugë, se ka 70 vjet që po ja bën shërbimin me besnikëri. Ju faleminderit, Kadri Godaj.

Kini shumë té drejté kadri godaj. Ajo rrugë ka shume funksione? Te con te zhvillimi, te patriotizmi,te lufta e te pareve,te turizmi,te bujqesia, te blegtoria,te njerezit e mire te shume fshatrave. Fjala juaj në vesh te qeverisé!?