Mesazh të Plotfuqishmit

Dita

DITA ! Këtë mesazh ja dërgoj të Plotfuqishmit. Po të drejtohem ty o i gjithëpushtetshëm, Ty o lumturumi i madhi Zot! Po të lutem fali deputët tanë mëkatarë, falu pak kohë nga koha juaj e vyer meqë pushteti juaj është i përjetshëm, ndërsa deputët e mi kanë vetëm 35040 orë në dispozicion për një legjislaturë.

Falua pak kohë të kujtohen e të ndërgjësohen, ta mësojnë se janë edhe ata njerëz si gjithë të tjerët. Janë pjesë e këtij populli që për 25 vjet rradhazi po i mban mbi kurriz jo si të zgjedhurit e vet, Por si padronë e pashallarë.

Të lutem o i madhi zot, mbushua mendjen ta venë gishtin mbi butonin jeshil ditën e 21 korrikut. Bane ti o madhi zot mrekullinë, nëse s’ke hequr dorë akoma për këtë popull aq të vuajtur.
Ki mëshirë o i gjithëpushtetshëm për fëmijtë tanë, mëshirë për tokën e bekume të shenjtores Nënë Tereza. Bekoje o zot SHQIPËRINË! nga Preng Pjetri, Lezhë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *