Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Na qëllon të habitemi shpesh me gojëtarinë e politikanëve tanë. Duke dëgjuar diçka të pakuptueshme si në një fenomen natyror që nuk e shpjegojmë dot, krijojmë një ndjenjë misticizmi e një farë respekti jo për atë që thuhet, po për atë që nuk kuptojmë. Ka ekzistuar qysh në kohët e lashta. Z.Nano e kishte kthyer në perfeksion këtë dukuri, bile me sukses. Mendoj se perifrazimet me terma neologjike e të huaja synojnë pikërisht këtë. E duke pasur qëllimin për të na lënë me “gojë hapur” me dijet e tyre të pa fund e krye nuk pushojnë 24 orë në ditë. Luli p.sh. nuk lodhet duke shprehur dashurinë e thekur për popullin paçka se ekzekutoi plot katër syresh në mes të pjacës. I vetmi që flet një shqipe të pastër është doktori i madh. Bile edhe atë e përdor pak. Në vend të tyre ka gjetur tritolin e pushkën. Më e bukura është se e tregon haptazi këtë edhe me fjalë të pastra në shqip. “Duhet luftë e gjak”. Më duket se meqë jemi mësuar me fjalë akademike nuk po arrijmë apo nuk duam të kuptojmë mesazhet doktoriane dhe rrezikun e tyre në mentalitetin e lëkundur ballkanik. Çdo vonesë do të ishte e pafalshme sidomos për ata që mund ta ndalojnë pa qenë tepër vonë. Profeti.
