Eurodeputetja Macovei ia pret shkurt opozitës: Zgjedhjet e 25 qershorit, të mira

Ornela

Kryetarja e delegacionit të Parlamentit Europian në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, BE-Shqipëri, në sesionin e dytë të tryezës u ndal tek korrupsioni.

Monica Macovei, i ka drejtuar mesazhe të forta dhe të qarta politikës shqiptare lidhur me procesin e zgjedhjeve dhe luftën ndaj krimit e korrupsionit.

Eurodeputetja kërkoi nga klasa politike shqiptare më shumë përpjekje në luftën kundër korrupsionit.

Opozita dhe mazhoranca duhet të kuptojnë se korrupsioni çon në varfëri. Paratë e buxhetit janë para që dalin nga xhepat e qytetarëve”, deklaroi ajo.

Sa u takon zgjedhjeve dhe shqetësimeve të opozitës, Macovei i komentoi shkurt duke u ndalur tek raporti i OSBE/ODIHR.

Nuk duhet bërë presion, nuk duhet përdorur administrata, është një fenomen që po ndodh në shumë vende. Dua t’i bazohem raportit të OSBE-ODIHR për Shqipërinë, disa prej rekomandimeve janë realizuar.

Ka shumë punë përpara për të bërë. Mes rekomandimeve autoritetet duhet të merren me reformën zgjedhore, është shumë e rëndësishme, që të ecet përpara. Duhet të ketë harmonizim, sa i përket medias dhe fushatës, duhet të jenë të gjithë bashkë për zbatimin e reformave dhe jo të ndodhë e kundërta.

Një ligj zgjedhor ndihmon çdo vend dhe për ne është e rëndësishme të punojmë të gjithë së bashku, të bëhen ndryshime në ligje”, deklaroi zyrtarja e PE.

Më tej, Macovei deklaroi se zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit ishin më të mirat.

Nuk mund të themi se kanë qenë zgjedhjet më të këqija, se ne kemi pasur delegacionin tonë, përkundrazi kanë qenë zgjedhje të mira”, shtoi ajo.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *