Zbardhen mesazhet në Facebook mes 18-vjeçarit të vrarë Fabio Hila dhe autorit Fabio Muçllari. Biseda mes tyre është e mbushur me fjalë të pista dhe kërcënime. Gazetarja Lediona Xheladinaj ka zbuluar bisedën për News24 dhe Balkanweb nga ku shihet qartë acarimi mes tyre.
Nga biseda e zbardhur me mesazhe të brendshme në Facebook, del në pah se mes autorit dhe viktimës ka pasur shoqëri. Biseda mes viktimës Fabio Hila dhe autorit të krimit Fabion Muçollari ka nisur në orën 16:00 të pasdites së të martës dhe i pari që ka nisur debatin ka qenë Hila, i cili pretendonte se Mucollari kishte ndërhyrë në marrëdhënien që ai po ndërtonte me një vajzë, që Mucollari e kishte shoqe të ngushtë.
Pikërisht me pyetjen për marrëdhënien me Megin nis biseda. Por Muçollari ka mohuar gjithçka, duke deklaruar se e kishte vetëm shoqe e nuk pretendonte asgjë tjetër.
Sherri në facebook ka degraduar në të shara e kërcënime, ndërsa vazhdimisht viktima Fabio Hila I kërkonte Mucollarit të shkonte në lokalin ku ndodhej. Ky i fundit insistonte që takimi të kryhej diku tjetër. Por rreth një orë pas nisjes së bisedës duket se të dyja palët kanë rënë dakord që të takoheshin në lokalin ku ndodhej viktima, Fabio Hila.
Mesazhet e fundit janë shkëmbyer rreth orës 17:00 ndërkohë që vrasja e Hilës ndodhi rreth orës 18.00
Fabio Mucollari mësohet se ka shkuar në lokalin e basteve sportive ku ndodhej viktima dhe ka nisur një përplasje fizike mes tyre afër banakut të lokalit.
Sipas BW, Hila e ka qëlluar me karrige në kokë autorin, i cili pas kësaj ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 17-vjeçarit, e njëri prej 3 plumbave i mori jetën, pasi e preku në pjesën e zemrës.
Pas vrasjes, bëhet me dije se Mucollari fshehu automatikun në trup, duke ecur qetësisht për të mos rënë në sy të efektivëve të policisë.
Por pak minuta më vonë është kapur pranë liqenit të Pogradecit nga vetë shefi i komisariatit.
News24 gjithashtu mëson se si autori edhe viktima ishin me precedentë penal. Fabio Mucollari kohë më parë, pas një sherri plagosi lehtë me thikë një person në Starovë, ndërsa Hila në një tjetër ngjarje në një pub në qendër të Pogradecit plagosi rëndë me mjete të forta një bashkëmoshatarin e tij.
Ky i fundit u transportua në gjendje të rëndë në spital. Mësohet se për të dyja ngjarjet dy adoleshentët janë shoqëruar rreth 10 orë në polici e më pas janë lënë të lirë.












te dhjefsha Facebokun
nuk ngeli katundar e katundare pa u ngatarru me te