Për pjesën dërrmuese të personazheve më domethënëse të Luftës Antifashiste dhe më pas, të regjimit komunist pas viteve 90-të kanë folur pasardhësit, bashkëkohës të mbetur gjallë dhe padyshim, simpatizantët dhe kundërshtarët në shtypin pluralist. Në rastin e Bedri Spahiut, mund të thuhet se ish drejtuesi i lartë i Luftës dhe i viteve të para të diktaturës komuniste ka qenë fatlum. Ai jo vetëm ka arritur të shkruajë vetë dhe të lërë pas materiale të vyera reflektuese që hedhin dritë mbi të dyja pamjet e epokës që jetoi, si pushtetin edhe burgun, por jetoi edhe 8 vjet pas rënies së regjimit komunist.
Antizogist i orëve të para, shef politik i zonës së parë operative Vlorë-Gjirokastër gjatë luftës, prokuror e funksionar i lartë partiak e shtetëror pas luftës Bedri Spahiu u godit bashkë me shkodranin Tuk Jakova nga Enver Hoxha në vitin 1955, pasi nën frymën e zhvillimeve çliruese post-staliniane në Bashkimin Sovjetik, kërkoi ngadalësimin e “industrializimit” dhe kolektivizimit për t’i dhënë një frymëmarrje ekonomisë dhe popullit të varfër, si dhe ndjekjen e kursit zbutës sipas modelit të Hrushovit. Në vitin 1958 u dënua zyrtarisht me 25 vjet burg, në vitin 1974 u lirua dhe menjëherë më pas u internua në Selenicë të Vlorës, deri në përmbysjen e sistemit.
Njihen për publikun letrat e tij drejtuar kryeministrit Mehmet Shehu, dy “Testamentet politike” dhe padyshim mesazhi i tij drejtuar kongresit të 10 të PPSH në qershor 1991, që i ndryshoi emrin dhe profilin partisë duke themeluar Partinë Socialiste: “Bedri Spahiu revizionon Bedri Spahiun”. Ky mesazh, një pendesë e kthjellët ku ai nuk kursen as veten, në fakt ka edhe një paraprirës. Pjesa që po botojmë, e treta e dy “testamenteve”, me titullimin “Hallallashtisja” (kërkim ndjese, ma bëni hallall) edhe pse nuk ka datë, nga referencat kohore që vetë autori përmend, është shkruar pas daljes nga burgu, gjatë viteve të internimit në Selenicë.
Në këtë pjesë Bedri Spahiu shpjegon zgjedhjen e vet në luftë arsyeton pozicionet e palëve dhe të popullit si një masë e përbërë prej shumë grupimesh. Dhe sigurisht, u drejtohet me elegancë ish kundërshtarëve të tij politikë.
a.k./ dita
******
HALLALLASHTISJA
Nga Bedri Spahiu
1-ISH-KUNDËRSHTARËT E MI POLITIKË
Tre janë çastet interesante të jetës së birucës time: kur marr letër nga shtëpia, kur vjen ora e gjumit dhe lejohem të futem nën mbulesa dhe kur marr gazetën “Zëri i popullit”.
Për “Zërin e popullit” unë jam i interesuar, veç të tjerave, edhe për faktin se në të unë gjej nekrologji dhe fotografi të kuadrove që vdesin dhe fotografitë e shokëve të mi dëshmorë të Luftës Nacionalçlirimtare. I kam mbledhur të gjitha këto fotografi dhe mbasi shumica dërrmuese e të vdekurve që njofton “Zëri i popullit” janë ish-shokë ose të njohur të mi, unë jetoj në mes të këtyre fotografive që më janë të dashura dhe më shërbejnë si një hallkë që lidh vekjen dhe jetën. Po kush nga shokët dhe të njohurit e mi, bashkëpunëtorët e mi, jo kuadër ka vdekur? Kush ka vdekur nga ish-kundërshtarët e mi? Sa bëhen këta? Një Perëndi e di! Unë mund të them vetëm se sikur vdekja të korrte njerëzit në bazë të moshës, unë duhej të kisha vdekur përpara të gjithëve tyre që ka njoftuar “Zëri i popullit”, sepse të gjithë ata, përveç tre vetëve, ishin nën moshën time. Sikur vdekja të niste punën e vet nga njerëzit që kanë bërë një jetë privacionesh, mua tani do të më ishin bërë baltë edhe kockat e sikur vdekja të kishte sedër dhe t’u lëshohej më parë atyre që nuk e kanë përfillur, mua do të më kishte ngrënë kokën 40 vjet më parë.
Në artikullin e tij “Mosha mesatare – 900 vjet?”, botuar në gazetën “Zëri i rinisë”, datë 28 mars 1970, Ulrin Shipkeja shkruante se që nga fillimi i shekullit XIX dhe gjer më sot në “vendet e qytetëruara” jetëgjatësia mesatare është dyfishuar nga 35 në 70 vjet dhe se në fund të tre dekadave që na ndajnë nga viti 2000 kjo jetëgjatësi mesatare do të shtohet nga 70 deri 150, 200 dhe ndoshta deri në 300 vjet.
Kufiri i këtij realizimi mund të jetë i diskutueshëm; ndërkohë ndërhyjnë dhe faktorë të pamatshëm dhe parashikuesit mund të vuajnë edhe nga teprimi i entuziazmit, por unë besoj në zgjatjen e kohëzgjatjes së jetës mesatare dhe gëzohem për brezat që do të jetojnë gjatë dhe uroj me gjithë shpirt që sukseset në këtë fushë të jenë të vazhdueshme.
Por, unë do të isha vendosmërisht kundër pritshmërisë së një shpikjeje të menjëhershme që do t’i jepte mundësinë brezit tim të jetonte 200 apo 300 vjet. Vdekja biologjike është një dukuri individuale. Zëvendësimi i brezit të vjetër nga brezi i ri në fushën e bashkëjetesës shoqërore, ekonomike e politike është kundërrefleksi i lindjes dhe i vdekjes biologjike, është rezultantja, pasoja shoqërore e fenomenit biologjik. Zëvendësimi në fjalë është një nga nxitja e përparimit shoqëror. Brezi ynë jeton orën dymbëdhjetë, spostimi i saj është i pashmangshëm falë vdekjes biologjike dhe falë pulsit rinor të brezit së re dhe i domosdoshëm shoqërisht. Të mirat që do të kishte shoqëria nga zgjatja e jetës sonë nuk do ta kompensonin dëmin. Korrelacioni që ekziston ndërmjet konjukturës së shoqërisë bashkëkohore dhe zëvendësimit natyral të brezave do të thyhej, do të shkallmohej nga zgjatja e menjëhershme e jetës sonë. Ne, jetëzgjaturit, do t’i kundërviheshim vrullit rinor dhe përparimit, do t’i impononim shoqërisë një kohë zëvendësimi dhe një korrelacion për të cilin ajo nuk është e përgatitur. Fatbardhësisht i një shpikjeje të tillë është vetëm një hipotezë dhe vetë shpikja një mjet i fushës së magjisë. Njeriu ka bërë edhe magji kur nuk bënte dot shkencë, por tani që bën shkencë nuk beson në magjinë. Gjenerata e re mund të jetë e sigurtë se brezi ynë do t’i lërë pozitat që ka në bashkëjetesë në kohën e zëvendësimit të zakonshëm. Vdekja zgjidh edhe ato kontradikta që individët nuk i kanë zgjidhur ndër vedi.
Përpara se të arrija në prag të gjashtëdhjetave më dukej se jetën e kisha përpara dhe të shkuarën e sodisja në funksion me të ardhmen. Pasi kapërceva të gjashtëdhjetat, ndodhi një fenomen i kundërt: Më dukej sikur vjetët që më takonin të jetoja i jetova, sikur fiziku as vdes, as jeton, por shkrihet, sikur tani jetoj vite qelepir dhe në fund të çdo viti i gëzohem këtij qelepirllëku. Kryesore tani mua më paraqitet e shkuara. Vizioni retrospektiv, që përpara të gjashtëdhjetave ishte një aksidentalitet, bëhet tani i zakonshëm. Po filloj të jetoj me shikimin nga prapa. Hallallashtisja, kjo ndjenjë fisnike që buit në fazën e pjekurisë dhe që e pushton të tërin në prag të vdekjes, ka filluar të më shfaqet. Po ndiej nevojën të hallallashtisem me ish-kundërshtarët e mi politikë.
2-KUNDËR EGOIZMIT
Gjatë jetës time kam rënë disa herë në burg për çështje politike, por burgu që po vuaj tani është më i frytshmi për zhvillimin e mendjes, pasi më kursen atë kohë dhe atë energji që e harxhoja me punën e rutinës shoqërore dhe kjo jo për pak kohë, por për 25 vjet. Dhe mbasi unë e vuaj burgimin në birucë, domethënë i izoluar edhe nga shoqërimi dhe nga bisedimi me të burgosur të tjerë, ky izolim, ky burgim brenda burgut më kursen edhe atë kohë dhe atë energji që do ta harxhoja me të burgosur të tjerë. Gjithë koha dhe energjitë e mia, pra, janë vazhdimisht në dispozicion të mendjes dhe unë nuk njoh tjetër aktivitet veç të menduarit.
Rezultati i këtij izolimi të dyfishtë, izolim nga bashkëjetesa kombëtare dhe izolim nga bashkëjetesa e të burgosurve ka pasur, pra, një efekt të dyfishtë në personin tim. Në një anë më është atrofizuar gjuha dhe të shprehurit, nuk ka mbetur më asgjë nga ajo rrjedhshmëri shprehjeje që kanë vërejtur tek unë bashkëkohësit e mi në polemikat gojore. Sikur, mos qoftë thënë, të më imponohej tani një polemikë, do t’i thoja kundërshtarit siç i thoshte Gorki publikut: “Do të përgjigjem me shkrim”. Nga ana tjetër më është zhvilluar përqendrimi i vëmendjes në një shkallë që nuk e kam njohur më parë dhe as që merrja me mend se ishte e mundur. Falë këtij përqendrimi, formova mendimin tim mbi jetën, mbi njeriun, mbi shoqërinë, mbi bashkëjetesën e njerëzve dhe mbi botën, gjë që nuk do ta ndërroja me asgjë. Kam fituar atë aftësi falë të cilit njeriut i është e mundur të ruajë sensin e mbipalës, të arbitrit, të të paanshmit edhe kur vepron si pjesëtar i njërës nga palët e bashkëjetesës, ose si pjesëtar i rrymave mendore, filozofike, ideologjike apo politike.
Në jetë njeriut i imponohet të japë atë që i dhimbet që të përvetësojë atë që i duhet. Mua m’u desh ta sakrifikoja të gjithë atë idealitet mistik që rrethonte qenien time, ashtu sikurse zogut i duhet të shkatërrojë lëvozhgën që të dalë në jetë. Ua shkallmova piedestalin idhujve të kohës sime, i hodha këta përtokë dhe i shkela me këmbë siç bëri monoteisti me idhujt e paganëve, ateisti me altarin e teistëve dhe historia me idealet kontradiktore të palëve shoqërore të të gjitha kohërave dhe të të gjitha sistemeve shoqërore.
E ashpër dhe e dhimbshme është lufta kundër egoizmit palësor që zotëron njeriu. Unë e zhvillova këtë luftë me sukses duke pasur parasysh sa e ashpër dhe e dhimbshme është edhe përpjekja e foshnjës për t’u shkëputur nga mitra e nënës. Unë e përvetësova atë që më duhej – tani jam në gjendje të vendosem mbi veten time dhe mbi ish-kundërshtarët e mi dhe t’i shikoj të dyja palët siç i shikon ai që ka dalë në kreshtën e malit dy faqet e tij.
3-ELEMENTET E KUNDËRZIMIT
Hallallashtisja është një fenomen i pozicionit kreshtëror. Në jetë njerëzit hallallashtisen kur gjenden përpara vdekjes, në politikë – kur objekti i kundërzimit politik ka pushuar së ekzituari. Nuk duhet ngatërruar hallallashtisja me paqtimin, bashkërendimin, rrëfimin, kritikën dhe autokritikën, të cilat janë nocione palësh dhe, pra, dukuri të fushës së kundërzimit. Të gjitha këto njerëzit i bëjnë që të vazhdojnë të ruhen si pjesë e palëve përkatëse, kurse hallallashtisjen e bëjmë kur fitojmë ndërgjegjen se kundërshtimit ndërmjet tyre i ka shkuar koha dhe pozitat e tyre palësore janë shkallmuar, kalbëzuar dhe asgjësuar nga realiteti faktik.
Është e sigurtë, pra, se nga hallallashtisja ime me ish-kundërshtarët e mi politikë nuk do të ketë rast as që ta ndiejnë veten të braktisur nga unë simpatizantët e mi dhe ish-bashkëvepruesit e çështjes sime shoqërore, as të ndiejnë kurrfarë sadisfaksioni mbi bazë të logjikës kundërshtare ish-kundërshtarët e mi.
Cilët ishin ato elemente, tërësia e të cilave formonte objektin e kundërzimit tim me kundërshtarët e mi?
Mënyra e grumbullimit shoqëror. Unë mendoja se grumbullimi mbi bazë të pronësisë private ishte shkaku, baza e vobegtësisë, e mjerimit dhe e urisë. Unë isha një nga të uriturit e kohës, por isha aq i bindur për vërtetësinë e mendimit tim, saqë edhe kur dola nga radha e të mjeruarve dhe e të uriturve (u bëra oficer), unë i mbeta besnik këtij mendimi.
Regjimi politik. Unë kisha bindje republikane. Për mendimin tim regjimi monarkik ishte fatkeqësia numër dy e Shqipërisë së asaj kohe.
Interpretimi i kushtetutës. Sipas interpretimit tim kushtetuta nuk e përjashtonte lirinë e fjalës, të organizmit, të mbledhjes, domethënë lirinë e opozitës dhe të drejtën e saj që të bëhej, falë veprimtarisë së saj, shumicë. Unë mendoja se edhe sikur një kushtetutë të mos i ketë të sanksionuara shprehimisht të drejtat e opozitës, ajo i parakupton sine-qua–non këto të drejta, përderisa sanksionon sistemin e zgjedhjeve. Për mendimin tim, interpretimi i kundërt ishte arbitrar dhe antikushtetues. Për mua zgjedhjet ishin një farsë, akti i parë i së cilës luhej para kutisë së kandidatit të vetëm të listës së vetme. Sipas mendimit tim, praktika e një interpretimi të tillë, zhdukte opozitën, që sipas meje, ishte një domosdoshmëri për bashkëjetesën. Pa opozitën parlamenti ishte një mjet për të krijuar në popull iluzionin se qeveriset sipas vullnetit të tij, për të fshehur diktatin e pushtetit vetjak–kastik dhe për t’i shërbyer si pritë asaj mërie popullore që do të përplasej kundër qeveritarëve efektivë.
Ishte bindja ime se pa liri të opozitës ka ditirambe, por jo opinion publik, se qeveritarët, edhe engjëj të zbritur nga qielli të jenë, do të shndërrohen në tiranë, po të mos përballohen me opinionin publik dhe se mbrojtja e vetme dhe e frytshme e shtetasit nga këta tiranë është opinioni publik dhe jo kushtetuta, ligjet apo ligjëratat, sado të bukura, njerëzore dhe demokratike që të jenë ato. Ku ka ligjshmëri, ka edhe arbitraritet. Të kundërtat ekzistojnë, por kur nuk ka opozitë dhe, pra, opinion publik, arbitrariteti ngrihet në sistem. Këtu nuk është fjala për bindjen time. Unë kam qenë edhe dëshmitar okular i këtij sistemi arbitrar edhe viktimë e tij.
4-KONCEPTET EKZISTENCIALE
Mbasi u përballëm për 15 vjet për mënyrën e grumbullimit, të regjimit politik dhe të interpretimit të kushtetutës, unë dhe kundërshtarët e mi, u gjendëm në periudhën e pushtimit të vendit nga të huajt, përballë elementeve të tjerë të kundërzimit dhe pikërisht:
PËRBALLË PËRSHTATJES SË BASHKËJETESËS KOMBËTARE NDAJ PUSHTIMIT
Populli ynë nuk e braktisi truallin e vet as ashtu si e braktisën popujt në dyndjen e barbarëve, as si e braktisi në kohën e vet populli i Izraelit. Pra, ai iu përshtat gjendjes së pushtimit. Populli nuk është as pala, as individi. Ai ka logjikën e vet, moralin dhe ndjenjat e veta. Njerëzit dhe palët i shtrohen asaj logjike, atij morali dhe atyre ndjenjave, nuk dalin dot jashtë tyre. As pasardhësit tanë, as historia nuk do ta dënojë brezin tonë që nuk braktisi vendin, por vazhdoi bashkëjetesën e tij në kushtet e pushtimit.
Përpara brezit tonë, në këtë periudhë ishin të hapura tri rrugë, siç ndodh gjithnjë kur populli nuk e braktis vendin:
Të quhej pushtimi si i përhershëm, përshtatja faktike si përfundimtare dhe të vazhdohej ekzistenca e shtetit shqiptar në kuadrin e perandorisë fashiste.
Të mbahej një qëndrim obstruksionist ndaj të gjitha ofertave të pushtuesit dhe apatik ndaj çështjes së pavarësisë e të jetohej jeta ashtu siç paraqitej.
Të konsiderohej pushtimi dhe përshtatja faktike e përkohshme, çlirimi i vendit si një domosdoshmëri dhe lufta e armatosur si mjet çlirimi. Dhe kjo luftë të ishte:
a) Ose e menjëhershme, tërësore dhe e pandarë nga ajo e aleatëve,
b) Ose e përkohshme, demonstrative dhe aq e shtrirë sa të ishte e domosdoshme për t’i dalë zot vendit pas kapitullimit të fuqive të Boshtit.
Unë mendoja se vetëm rruga e luftës së menjëhershme ishte shpëtimtare, e dobishme dhe fisnike për popullin dhe si një udhëheqës i kësaj lufte unë u gjenda përballë me kundërshtarët e mi të kësaj periudhe – suazistët ose kolaboracionistët, ballistët dhe legalistët.
Populli u nda siç ndodh gjithnjë. Ai ecën në treshkolonë dhe palët që u formuan gjatë periudhës së pushtimit ishin kolonat e marzhit të tij.
Si përfundim duhet thënë se unë dhe ju, kundërshtarët e mi, si pjesë e popullit shqiptar dhe e bashkëjetesës kombëtare të periudhës së pushtimit, kishim një bazë nisjeje të përbashkët që ishte ajo e popullit: të mos braktiset trualli i të parëve përpara agresorit. Ky koncept ekzistencial popullor, i përgjithshëm e universal, na bashkonte dhe e bënte bashkëjetesën në kushtet e pushtimit dhe përshtatjen e saj ndaj pushtimit, një realitet. Ne u ndamë përballë çështjes se si duhej trajtuar kjo përshtatje, pushtimi, pushtuesi dhe në kuptimin e pavarësisë e në vlerësimin e rrugëve që mund të çonin në këtë pavarësi. Konceptet tona ekzistenciale si palë ishin të kundërta dhe si rrjedhim nuk mund të mos ishin të kundërta…. ndijimet tona.
5-NDIJIMET TONA TË KUNDËRTA
Do të përqendrohem në këto ndijime dhe për lehtësi shpjegimi do t’ju drejtohem drejtpërsëdrejti ish-kundërshtarëve të mi.
Pra, unë me gjithë ata që më pasonin dhe me gjithë ata me të cilët kishim të njëjtin botëkuptim, bindje dhe aspirata dhe ju me të gjithë ata që ju pasonin formonim kundërpalët e bashkëjetesës së periudhës së monarkisë dhe asaj të pushtimit.
Si kundërpalë ne e antipatizonim njëri–tjetrin, antipati që konkretizohej në atë urrejtje, përbuzje e neveri me të cilat e trajtonim njëri–tjetrin, në botëkuptimin, bindjet dhe aspiratat përkatëse dhe në intolerancën që karakterizonte marrëdhëniet tona. Antipatizmi reciprok ishte një domosdoshmëri e bashkëjetesës sonë psikopolite. Ne, duke antipazuar njëri-tjetrin jetonim jetën tonë. Pa këtë antipati jeta biologjike secilit prej të dy palëve do t’u dukej e zbrazët, e shpëlarë, e padenjë për t’u jetuar, në mos ju dukej barrë.
Medet! Mos vallë brezi ynë kishte lindur që ne të antipatizonim njëri-tjetrin? Apo mos brezi ynë ishte një pjellë monstruoze e popullit shqiptar, një perversion i natyrës shqiptare? Jo! Aspak, sepse paraardhësit tanë janë antipatizuar edhe ata ndër vedi për shkak të koncepteve të tyre ekzistenciale të kundërta.
Mos ne dhe pasardhësit tanë kemi ardhur në jetë për të treguar antipatinë tonë? Mos në zemrën e kundërpalëve të bashkëjetesës shqiptare nuk ka vend veçse për antipati? Mos simpatia është një ndjenjë e huaj, e panjohur, e paqenë për shpirtin shqiptar? Absolutisht jo! Secili nga ne lidhej me atë tërësi individësh që formonte palën e tij falë asaj ndjenje që quhet simpati. Të dyja palët tona psikopolite ishin mishërimi i patosit të bashkëjetesës kombëtare. Simpatia dhe antipatia ishin antinomitë e këtij patosi. Çdonjëri nga ne ishte personifikimi i këtij patosi – antipatizonim dhe simpatizonim njëkohësisht; antipatizonim sepse simpatizonim dhe anasjelltas, dhe me këtë ndijim tonin kontradiktor ne dalloheshim nga pala apatike e kohës sonë.
Mos vallë patosi është produkt i veçantë, ekskluziv i bashkëjetesës shqiptare? Jo! Ai është produkt i bashkëjetesës se çdo populli dhe i çdo sistemi shoqëror, sepse subjekt okular i tij është psika e njeriut të shoqërueshëm.
Ka njerëz që besojnë se zhvillimi shoqëror çon drejt një bashkëjetese në të cilën antipatizimi reciprok i njerëzve nuk do të ekzistojë. Kjo ndjenjë do të shuhet te njeriu i shoqërueshëm dhe simpatia do të fuqizohet dhe do të mbretërojë pa antinominë e saj. Ka edhe njerëz që mendojnë se natyra, në ngutjen e saj për të krijuar sa më shpejt kafshë që ecin mbi këmbë, ka harruar numrin tek dhe na ka privuar kështu nga kënaqësia që të sodisim kafshë me një ose tre këmbë. Nuk mungojnë as ata që mendojnë se do të ishte shumë më mirë që një nga sytë e njeriut të ishte mbrapa kokës. Njeriu ka aftësinë e mrekullueshme të konceptojë realitetin abstrakt dhe jetën iluzore të këtij realiteti në mendjen e tij. Por, në realitetin konkret jeta, si në natyrë edhe në shoqëri, ndërtohet dhe rrjedh sipas etikës universale.
Pasardhësit që do të gjenden jashtë ndikimit të botëkuptimeve tona do të antipatizohen dhe ata ndër vedi sikurse ne dhe nuk do të na kritikojnë për këtë ndjenjë; ata mund ta përligjin dhe ta shpjegojnë prurjen që ka përcaktuar kjo antipati në kohën tonë, por nuk do të përvetësojnë kurrë këtë prurje. Zhvillimi do të ketë bërë të përgjithshme ndër pasardhësit tanë atë fisnikëri në sjelljen e kundërshtarëve që në kohën tonë ishte e rrallë. Njeriu shkon jo vetëm nga mbretëria e domosdoshmërisë në atë të lirisë, por edhe nga egërsia në fisnikëri, pa e shterur as pasionin e tij për liri dhe as atë për fisnikëri.
Tekstet që do të përmbajnë etiketat që i kemi vënë njëri-tjetrit si kundërshtarë, interpretimin që u kemi bërë qëllimeve, programeve dhe fjalëve të njëri-tjetrit, cilësimet dhe kritikat që i kemi bërë njëri-tjetrit nga pozitat e palës kundërshtare, në qoftë se paraardhësit tanë do t’i lexojnë, ata do ta bëjnë këtë vetëm netëve të gjata të dimrit, në kohën kur kallëzohen përrallat.
Tekstet ku secili nga ne e paraqet palën e vet si përfaqësuese ekskluzive të popullit, jashtë popullit dhe mbi të, ku koncepti ekzistencial, bindja, aspiratat, interesat dhe sjellja e palës paraqiten si të popullit, ku të vërtetat e palës paraqiten si të vërteta të të gjithë popullit dhe pala si timoniere dhe akullthyese në vazhdën e së cilës do të kalojë zhvillimi i shoqërisë, këto tekste, pra, kanë vetëm një të vërtetë: – As ne, as ju nuk kuptonim që ishim si ata varkëtarët që tërheqin një varkë përpjetë lumit nga buzët e kundërta të tij. Secila nga palët tona e tërhiqte varkën e bashkëjetesës që ta fuste në rrugën e vet, por ajo do të ecte mbi përbërësen e dy forcave tërheqëse divergjente, duke mposhtur rezistencën e kundër-rrjedhjes, vështirësitë e jetës. Nëse duhet bërë fjalë për ndryshimin ndërmjet varkëtarëve dhe kundërpalëve psikopolite duhet thënë se varkëtarët e dinë nga përvoja se ku duhet të kalojë varka, kurse për kundërpalët shoqërore zhvillimi kalon në rrugën e papandehjes, duke u nxjerrë gjuhën të dyjave dhe duke ua ndërruar të gjitha iluzionet palësore në deziluzion.
E vërteta në fjalë që del nga tekstet tona, domethënë nga gjithçka që ne kemi ndier, kemi bërë, kemi thënë dhe kemi shkruar si palë kundërshtare është e hidhur për ne kur përdorim logjikën e palës. Vetëm kur vendosemi dhe e shikojmë njëri – tjetrin nga pozita kreshtërore ne e ndiejmë dhe e kuptojmë se nuk na qe e mundur as të kishim përvojën e varkëtarëve dhe as të ishte fisnikëria karakteristikë e përgjithshme e palëve tona.
Jeta e popujve dhe e pavarësive të tyre ka edhe ajo fazën e saj të miturisë dhe të pjekurisë, por secili popull jeton veten e vet në një bashkëkohësi, dhe objektivisht dhe subjektivisht gjendet ose në juridiksionin e progresit ose në juridiksionin e prapambetjes së kësaj bashkëkohësie. Duke qenë populli ynë në fazën e miturisë dhe në juridiksionin e prapambetjes, ne, si pjesëtarë të tij, si bashkëjetues dhe si kundërpalë të bashkëjetesës nuk mund të mos jemi ata që jemi në fakt.
Brezi ynë psikopolit gjendet në komunitetin kombëtar siç gjenden njerëzit brenda kupës së qiellit të globit ose brenda pyllit. Ai e ka të pamundur të gjykojë vetveten dhe sjelljen e tij nga pozita e mbipalës, por, ashtu sikurse është e pamundur për individin, është e mundur për tërësinë, po ashtu është e mundur për pjesëtarin e secilës palë kundërshtare të konceptojë dhe formulojë një logjikë kreshtërore përballë brezit psikopolit të kohës së tij
Unë besoj se në radhët tona, që prej 20 vjetësh u kundërzuam për çështje të mënyrës së grumbullimit, të regjimit politik, të interpretimit të kushtetutës dhe për trajtimin e pushtimit; ka edhe të tjerë, të cilët ndoshta jo meditimi, por vetë mençuria e zhvillimit i ka vënë në atë pozitë mbipale, në të cilën gjendem edhe unë.
Nuk pretendoj se vizioni im retrospektiv është i pacen dhe ajo që mua më duket e vërtetë është e tillë absolutisht; Zoti na ruajt nga një pretendim i tillë ekskluzivisht, por është fakt se zhvillimi i lë prapa kullat e fildishta të palëve dhe historizohet rezultantja e ndeshjes së palëve, dhe unë mendoj se vetëm nga pozicioni i mbipalës, njeriut i është e mundur të kapë zhvillimin që rrjedh përpara shikimit të tij, kurse brezat e fazës së pjekurisë së popullit tonë dhe të juridiksionit progresist do të jenë en bloc në pozita mbipale ndaj nesh, jetës dhe kohës sonë, vizioni i tyre do të jetë i pacen dhe gjykimi i tyre një vërtetësi absolute. Mua më pëlqen që vizioni im të jetë sa më afër vizionit të këtyre pasardhësve të largët. Në qoftë se atyre do t’u bjerë në dorë testamenti im, do të shohin se ia kam arritur qëllimit tim.

ne nje gje nuk eshte i sakte kur shkruan se ka qene deshmitar.Ka qene me bindje nje nga pjestaret me aktiv te dhunes dhe te forcimit te diktatures
mjafton te kujtojme kengen
tradhetaret porsi miun
i griu bedri spahiu
Ky ka qene I pashpirt si prokuror. Por edhe kur ka kundershtuar e ka pas shum gabim .
Atehere po te ecje sipas gjurmeve te Hrushovit do shkaterohej Shqiperia
Ndrrsa Ne lidhje me ngadalesimin e industrializimit ai prape e kishte gabim, sepse duhej shfrytezuar CDO miqesi me jashte Ne menyre qe te avancohej sa me shume industrializimi ,nepermjet kredive falas qe merje nga Kina, sepse me financat tona nuk behej dot
Se dihet qe industrislizimi esht baza e shvillimit dhe mireqenies ekonomike, Kete e thone edhe sot ekonomistet moderne.dhe atehere kur kerkonte Bedriu ndalimin e industrializimit varfria po binte Ne menyre drastike,dhe mireqenia po ritej
Me nje fjale Enveri ka qene gjenial. Ndersa ky Bedriu ka qene nje sharlatan por gjynaf te denohej, mirpo ishte diktature,nuk kishe ci beje
Shqiperia duhet te shohe nga Europa ,te marre ekspariencen europiane dhe te mos perpiqet te gjeje “shtigje te pashkelura”.Shteti ligjor duhet ndertuar dhe me reforma te dhimbshme por te domosdoshme,ndryshe do te sillemi akoma si çifutet ne shkretetire dhe per 30 vjet te tjera,nuk mun te ecet me hajvanlliqet e Intelektualeshit ,Rajmund nevrikut,Mark UKave e idioteve te tjere te cileve ju ka ngelur ora 50 vjet prapa duke harruar se ka nje bres 30 vjeçar i cili eshte rritur ne demokraci dhe sot eshte ne drejtim te shtetit.Vetem nje drejtesi e paster ,e pavarur dhe komptente mund te n’a rradhise perkrah kombeve europiane per nje te ardhme me te sigurt per femijet tane.
Prokurori Bedri Spahiu ! Abrahm Linkolni ka thene :” Po te duash ta njohesh nje njeri vishe me pushtet.”
Disidenti I madh antikomunist polak Leh Valenca ka thene:
VETEM KOMUNISTET NUK MUND TE EVOULOJNE AS BRENDA LLOJIT DHE AS NE MJEDIS TJETER ME DEMOKRATIK. ATA THJESHT JANE NJE SPECIE E DETYRUAR NE ZHDUKJE NATYRORE.
Ky citat I pershtatet me se miri Bedri Spahiut qe I tregoi te verteten motres se Enverit per vrasjen e Bahri Omarit duke e torturuar me pare, urdher qe mbante firmen e Enverit.
Aa, intelektual! Po Sali Berisha dhe Halim Kosova?
Saliu eshte UKJU komunist qe ka nderruar qimen e sekretarit, por s’ka harruar zakonin e Partise se Punes per ta bere Vatanin si nje CIFLIG personal te familjes se tij lakmitare. Shih Gerdecin dhe fol. Per Halim Kosoven nuk e njo se ka qene cun i ri ne Kohen e Qepes te Enverit, por me duket si ay dhe Veliaj TELLALLE te BOSAVE te tyre komuniste.
leh valesa vet ishte bashkepuntore i policise sekrete………………..
“VETEM KOMUNISTET NUK MUND TE EVOULOJNE AS BRENDA LLOJIT DHE AS NE MJEDIS TJETER ME DEMOKRATIK. ATA THJESHT JANE NJE SPECIE E DETYRUAR NE ZHDUKJE NATYRORE.”
o nastro të dish një italishte të çalë dhe të kesh jetuar disa vite në itali dhe bullgari me taksat e shqiptarëve si shpërblim për burgun,nuk të bërjnë intelektual!!
të përmëndësh një thënje të tillë,politike,populiste dhe idiote,do të thotë se nuk je as në nivelin e nastradinit!!atij emri që i ëshë mveshur një fillozofi e tërë!!
çdo qënje evoluon o nastro trapi!bile dhe ti ke evoluuar!!jo shumë por diçka ke ecur përpara!!
ky shkrim i bedri spahiut është shkrim që i përshtatet kësaj kohe që sot po jetojnë!është një shkrim civil,qytetar!
“E ashpër dhe e dhimbshme është lufta kundër egoizmit palësor që zotëron njeriu.”
“Ishte bindja ime se pa liri të opozitës ka ditirambe, por jo opinion publik, se qeveritarët, edhe engjëj të zbritur nga qielli të jenë, do të shndërrohen në tiranë, po të mos përballohen me opinionin publik dhe se mbrojtja e vetme dhe e frytshme e shtetasit nga këta tiranë është opinioni publik dhe jo kushtetuta, ligjet apo ligjëratat, sado të bukura, njerëzore dhe demokratike që të jenë ato.”
“Të kundërtat ekzistojnë, por kur nuk ka opozitë dhe, pra, opinion publik, arbitrariteti ngrihet në sistem.”
“Pra, ai iu përshtat gjendjes së pushtimit.”
“sepse paraardhësit tanë janë antipatizuar edhe ata ndër vedi për shkak të koncepteve të tyre ekzistenciale të kundërta.”
“..antipatizonim sepse simpatizonim dhe anasjelltas, dhe me këtë ndijim tonin kontradiktor ne dalloheshim nga pala apatike e kohës sonë.”
“Secila nga palët tona e tërhiqte varkën e bashkëjetesës që ta fuste në rrugën e vet, por ajo do të ecte mbi përbërësen e dy forcave tërheqëse divergjente, duke mposhtur rezistencën e kundër-rrjedhjes, vështirësitë e jetës.”
“Vetëm kur vendosemi dhe e shikojmë njëri – tjetrin nga pozita kreshtërore ne e ndiejmë dhe e kuptojmë se nuk na qe e mundur as të kishim përvojën e varkëtarëve dhe as të ishte fisnikëria karakteristikë e përgjithshme e palëve tona.”
“Jeta e popujve dhe e pavarësive të tyre ka edhe ajo fazën e saj të miturisë dhe të pjekurisë, ………… Duke qenë populli ynë në fazën e miturisë dhe në juridiksionin e prapambetjes, ne, si pjesëtarë të tij, si bashkëjetues dhe si kundërpalë të bashkëjetesës nuk mund të mos jemi ata që jemi në fakt.”
“….zhvillimi i lë prapa kullat e fildishta të palëve dhe historizohet rezultantja e ndeshjes së palëve, dhe unë mendoj se vetëm nga pozicioni i mbipalës, njeriut i është e mundur të kapë zhvillimin që rrjedh përpara shikimit të tij, ….”
shkëputa disa fragmentenga ky shkrim i tij!!shkrim që mesa duket asnjëri nuk e e ka lexuar!!mendoj sepse asnjërji nuk ka diskutuar për ato që thotë ai por për kush ka qënë ai!!
në momentin që po shkruaj janë 13 komente që vërtetojnë atë që thotë ai!
MBETJEN PALË PËR GJITHË JETËN!
e kemi vështirë të dalim nga guaska jonë e familjes,fisit,palës që mendojmë se i përkasim!!kemi mbetur në fazën e “miturisë si popull”,pikërisht si e thotë dhe spahiu!!mua smë intereson aspak se kush ka qënë!sa ka dënuar dhe si e kanë dënuar!!ka qënë burrë apo gjsma gjel!!kjo që shkruan është shumë domethënëse!është shumë më lartë se “kurvanët” e edi ramës, se tërë librat e blushit dhe tërë haletë e uran butkës!!
lexo çfar ëhstë shkruar dhe jo kush e ka shkruar!!diskuto për atë që është shkruar dhe mëso prej saj!thjeshtë o nastro trapi,për të shpresuar që të vdesësh i pjekur dhe jo 90 vjeç e i mitur në tru!!
Nga te gjithe bashkepunetoret e denuar te diktatorit,perjashtoj Sejfullah Maleshoven qe ngriti zerin per krimet e komunisteve gjate luftes.Pjesen tjeter te jetes ja kushtoi hakmarrjes,por kucedra je kishte mbyllur shtigjet,derisa e la te vdiste ne dyert e spitalit nga apandesiti,pa e futur brenda.Te gjithe te tjeret,qe gatuan 47,jane pergjegjes per krimet e komunizmit sipas postit.
Mundesh te na i thuash emrat e ketyre 47-teve?
më duket se flitet për vit e jo njerëz o dino
Emerat jane te qarte nga komunisti prokuror gjakatar, por i penduar per krimet e tij, Bedri Spahiu, tek prokuroret e papenduar akoma alla Arianit Cela me shume kriminele gjakatare qe hengren si Dinosaure Prehistorike shoket e tyre, per te arritur sot deri tek prokuroret e LSI-se qe jane mafia komuniste qe komandon per fat te keq Vatanin 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit.
o shero
boll mo me gam gamet e tua!!futi një kafe tek tajvani,një vezë të freskët dhe shko e kërko makinën!!
e harxhove burgun për makinë dhe në fund ta vodhën dhe atë!!
shko mor pirdhu!!bëj çiçin!!si dukesh me prostatën?të mundon shumë??
NESE DONI TE BINDENI PER QENINE MONSTER E PANGOPESHME ME GJAK NJERIU TE ISH PROKURORIT ME TE PASHPIRT USHTARAK BEDRI SPAHIU SHKONI NE BIBLIOTEKEN KOMBETARE APO NE CDO BIBLIOTEKE RRETHI TE MADH DHE KERKONI GAZETAT- ZERI POPULLIT- OSE- BASHKIMI- TE VITEVE PAS 45 DHE DOTE SHIHNI CFARE BATERDIE KA BERE KY PROKUROR I DEVOTSHEM PAS RREGJIMIT TE DIKTATORIT HOXHA. KA DHENE 40-50 E ME SHUME DENIME ME PUSHKATIM DHE VARJE NE NJE SEANCE, VAMPIR. DHE JU TE GAZETES DITA NESE DONI TE BENI GAZETARI TE VERTETE RREFEROJUNI EDHE KESAJ SFERE TE JETES SE TIJ SE DILNI DILETANTE, SIKURSE JENI NE FAKT ME NDONJE PERJASHTIM TE VOGEL SI XHEVDETI.
@ Uran K…. nastradin “intelektuali”. Lere “Leh Valencan”, disidentin polak, apo te pelqen ta citosh se ke dhe ti ndonje gje te perbashket me te.
Fjala vjen ate te bashkepunimit permanent me policine e fshehte per te ruajtur lekuren e tij.
. Ne fakt nuk te le e vetreteta te thuash genjeshtren.
Ai e kishte Les, (jo Leh) Valesa dhe (jo Valenca), por lihte si nje qen ne nje laborator eksperimental ku kishte elemente kimiko-politik me lidhje valencash te ndryshme.
Bedri Spahiu ishte produkt dhe viktime e dogmave autokratike dhe diktatoriale.
Por Bedri Spahiu ishte dhe mbeti burre dhe jo vegel.
Ne librin e tij “Nga maja e Kreshpes” ne testamentet por dhe ne trajtimet filozofike, do ta gjesh vetne dhe ti ish spiuni i gardianeve te burgut dhe sigurimit, qe kerkon ta perdhosesh edhe ne varr.
Ai flet dhe per spiunet e llojit tend te cilete i urrente me teper se gardianet, dhe oficeret e sigurimit te cilet tek e fundit ishin legal dhe benin detyren qe i ngarkonte shteti i tyre.
Do ta kesh lexuar kete liber ndaj te ka percelluar keq nastradin efendem.
Po dole nga brima e miut o Vezhguesi F qe te godasesh ARMIKUN e Kllases dhe nga tema kryesore e gazetes DITA qe eshte:
A ESHTE PENDUAR ME TE VERTETE PROKURORI GJAKATAR KOMUNIST BEDRI SPAHIU APO HIQET SI I TILLE?
ti e sposton problemin me akuza te stisura nga spiune si puna jote e Sigurimit te shtetit per Leh Valensen (keshtu lexohet ne Poloni), por edhe per nastradinin qe ka patur fatin te ngjashem me te qe nga Viktima te sadisteve komuniste i bejne bashkepuntore te tyre. Keshtu beri edhe Enver Hoxha me te gjithe shoket e vet dhe me Mehmet Shehun kur e shpalli poliagjent te Botes, prandaj nuk cuditem qe mban te njejten linje, por sa per te mesuar pak histori po te jap te shkeputur nga Enciklopedia Britanike per kete akuze komuniste te sajuar ne bodrumet e Kremlinit per fituesin e cmimit NOBEL per paqe dhe per Presidentin e Pare antikomunist polak qe e shkeputi kete vend te zhvilluar nga thonjte e Rusise Bolshevike njehere dhe pergjithmone, ne dallim nga Shqypnia jone fatkeqe enveriste qe ka 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit qe vajton si kukumjacke pylli per 29 nentorin e ZI jugosllav qe mbolli MURTAJEN bolshevike ne vendin tone. Ja lexoje si Bota Demokratike i ka hedhur poshte akuzat e sajuara nga spiune si puna yte per heroin e SOLIDARNOSHIT qe goditi e para ne vendet ish komuniste themelet e regjimit sadist antihuman lindor.
“Allegations of being a collaborator:
– Over the years, Wałęsa has been accused of having been an informant for the Polish secret police Służba Bezpieczeństwa (SB) in the early 1970s, codenamed “Bolek”. Although this was long before Wałęsa emerged as a hero of the Solidarity, questions remain whether it had an effect on his later decisions; for example, making him a probable target of blackmail. On 11 August 2000, the Warsaw Appellate Court, V Wydział Lustracyjny, declared that Wałęsa’s lustration statement was true – that he had not collaborated with the communist regime.[47] Nonetheless, periodically the question resurfaces.”
Bedri spahiu ish nje kriminel e bashkepuntor i ish diktatorit enver mehmet hysni e shum islamokomuniste qe luftonin per pushtetin e tyre personal duke akuzuar dhe masakruar kundershtaret e tyre politike si koci xoxen si gjoja ne sherbim te titos e jugosllavise!!!!
Si ndermjetes ne akuzat qe u ngriten ndaj koci xoxes,bedriu e hengri si gjith te tjeret kur ai ishte deshmimtari kryesor per shpifjen e enver hoxhes ndaj koci xoxes pretendenti kryesor per postin e kryeministrit dhe ideatorit te nje shqiprie te madhe ne federaten jugosllave ate qe shqiptaret e kan enderuar por pushteti per islamistokomunistet esht shum here me i embel se sa interesat e medha madhore te nje strategjie te nje vizioni te koci xoxes per shqiprine!
Lavdi idese e vizionit te madh kombetar te koci xoxes ,per nje shqiperi te integruar ne europe e kulture te krishtere!
mos mor mos!!
po dhe sërbët sot e thonë që ka qënë agjenti i tyre mor debil!!ti akoma i bie fyellit se paska qënë burrë i mirë koci??
e po njeriu si lindka mbetka në disa raste!!i paditur!!e vetmia gjë që tregos se je i rritur nëmoshë është ligësia!!fëmija se ka!!
Te mendosh per krishterimin e europen adhtu sic mendoj tito e xoxe qenke agjent i serbise!!!
kush ti ka mesuar kto mor kopil,enver turku?
jo p..s..!!
nuk të vjen keq apo jo??
ë beno??
a të martë shalët të martë!!po i njëjti mbete tërë jetën!!
të njëjtën këngë di të këndosh!!u dogj e kurrë su poq,or kok l…!!
shero
tema nuk është në është penduar apo jo bedri spahiu!!
tema janë refleksionet e jetës së tij!jetë e parë nga dy pikvështrime!!
nga ai i prokurorit dhe shtypsit dhe nga ai të të shtypurit!!
analiza e tij ka aritur atje ku kemi aritur shumë nga ne!ti jo!!ti je në atë të urrejtjes,je në gjëndjen kafshërore!vetëm instikt ke!!
ne kemi aritur në përfundimet e tij pas një periudhe 20 e kusur vjeçare,shumë nga politikanët që kanë ushtruar e ushtrojnë profesionin akoma nuk kanë aritur në këtë nivel,pas daljesj nga izolimi,pas njohjes së pluralizmit,pas shumë viteve të jetuar në vënde perëndimore dhe pas një eksperience gati një të tretën e jetës!!
ai ka aritur në ato përfundime që duhet të kishin aritur politikanët e sotëm,edi rama në radhë të parë,40 vjet më parë!në një shtet ku nuk njihej,dhe teorikisht pluralizmi,nuk njihej opozitarizmi,nuk kishte askush idenë e një bashkjetese ndërmjet të kundërtave!!
prandaj or debil i thinjur në kokë por i trashë në tru,mos u merr me pendimin e tij,por merru me atë që thotë!!mua personalisht nuk më plas fare në është penduar apo jo si ai dhe aranit çela!!mua më intereson ajo që thot ai!!dhe sali qëni “u pendua”për periudhën si denoncues dhe u shëndrua në vrasës në masë të shqiptarëve!!
prandaj mor plak kokbosh që vetëm di të këndosh fillo e fut ndonjë njohuri në kokë!!janë shnset e fundit që ke!!
Kermat ne terre jeten e tyre keshtu derdellisin,gjoja me pendime?
Pederasti qe ustai i pa krahesuar per kete llum nga llumi i popullit shqiptar.
Testament si kur qeni rrihet,nuk të ha.Gjith këte filozofi ku e pati ky njeri që vrau e preu …u pendu d. m.th i erdhën mentë,bravo bravo bitë e partisë,mbasi për ego hangëren për meze koka njerzish e ç’farë njerzish që ishin profesora nderkomtar ,patriot e tj e tj.Filozof si XHAVIT QESJA që s’ju desh gja kuj ,lanë pas hijen e tmerrit vllezërit e shokët e ENVERIT,u penut e poplli thotë ma mirë von se kurrë,si duhet gja kërkuj ,e mbollët farën e keqe i duhet prap të mjerit popull ti shkulë,s’ka falje për “DERRAT”një turi kan.
@ Uran, simbol i ujit te rende, i vetquajturi ne kete blog nastrdain, “intelektual” dhe plot te tjera.
Degjo o plak zezvek!
Megjithese rezervohem ne replikat ndaj teje, vetem per shkak te moshes dhe per asgje tjeter, nuk ke pse e rrit temperaturen e zezvekllekut tend, kur une nuk them asgje me shume nga ato qe ke bere ti dhe ne forma te ndryshme i ke vetepohuar ne kete blog.
Se kur te hypen mania per te zhgarravitur me boje te zeze helmi, nuk di se çfare shkruan dhe se çfare flet.
Ta kam thene dhe po ta perseris per te njemijten here dhe vere lupe qe te lexosh mire: 29 Nentori eshte Dita e Fitimtareve , ndaj nuk kane asnje te drejte zagaret e çdo lloji, qofshin shqiptar, grek apo serb (si ky haleja e Koci Xoxe halese qe del me nick q(b)en ) as ta zene me goje dhe jo ta ndyejne me jarget e tyre te qelbura.
Une mor Kos… nuk dal nga vrima e miut, ate e njeh mire ti, se eshte vendi ku qendrove per ca vjet dhe more ne qafe plot me spiunlleqet e tua.
Nuk pastrohet shpirti as me shpifje te ulta duke i bere kopy paste, as me fyerje prej delenxhiu profesional, as me shtrenberime te fakteve historike dhe as me kapardisje donkishoteske duke prezantuar “intelektin” tend, qe nuk eshte gje tjeter vetem nje shfryrje marazi.
Te njoh mire, por kurre sa te jesh gjalle as nuk e di se kush jam dhe as ke per te me njohur, prandaj bej kujdes kur kerkon te me fyesh dhe mos u beje lolo per te gajasur te tjeret. Une nuk dola nga tema e Dita-s, por je ti ai qe vazhdon t’i biesh fyellit ne nje vrime.
Lexoje te thashe librin e Bedri Spahiut “Nga maja e Kreshpes” se ne testamentet e tij do te gjesh veten tende.
E hidhur eshte, te besoj, por kjo eshte jeta, po shurrove ne det do ta gjesh ne kripen e gjelles.
Nuk e kam mburrur Bedri Spahiun, por jam munduar te jap nje vlersim per karakterin e tij dhe ti apo shume si ti nuk i afrohen as tek gishti i kembes sa i perket burrerise se tij dhe te vertetave qe trajton.
Bedriu, ne postin qe mbante dhe per kohen kur e mbante u gjykua dhe u ndeshkua per zbatimin e perpikte te urdherave te krimineli sadist, kovaçit dhe spiunit te serbeve, sekretarit orrganizativ te PKSH dhe figures numer nje te legalizuar te asaj kohe, KOÇi XOXE.
Sa per Les Valesen (dua ta citoj shqip dhe jo polonisht se nuk kam nevoje te shes dengla me gjuhe te huaja), natyrisht per kohen kur prezantoi Solidarnostin, nuk kish se si mos te mbeshtetej nga kampi kundershtar i kohes, i cili nuk merrej me biografi personazhesh por me objektivin e tij, madje nen setencen “Qellimi justifikon mjetin”, ne ate kohe jane sajuar madje dhe jane rekrutuar dhe plot personazhe te tjere qe ishin edhe ne udheheqjet e shteteve te kampit sovjetik, mjafton qe ato qofte dhe per ambicjet e tyre te viheshin apo te ishin kunder rrjedhes se kampit te tyre.
Ato çka referon zotrote, jane formulime te kohes dhe mos te genjeje mendja se po na thua ndonje gje te re.
Mandej nuk ke pse ekzaltohesh ndaj referencave dhe komenteve subjektive, kur e di mire qe deklasifikimi i dokumentave per personazhe apo ngjarje ka kohen e saj.
Kur me akuzon per spiun me bene te qesh, sepse puna ime ka qene dhe mbetet jash thalerave qe kane gatuar partite dhe politikanet e tyre qofte ne monizem dhe qofte sot.
Po ti je nje islamik i regjur i regjimit te enver hoxhes dhe nje kapter ushtrie qe ke mesuar parimet baze te ppsh e te islamikut tend enver !
po ti çfar ndryshimi ke nga islamikot mor debil??ti përveç kësaj,të qënit një “islamist” FONDAMENTALIST ORTODOKS,je dhe një koqe tradhëtari!!ti o idiot legen shkruan jo vetëm me simpati për tradhëtinë e koçi xoxes por dhe e quan një fitore lidhjen e tij me armikun më të egër që ka pasur shqipëria që nga lufta e dytë botërore!!armik që ka lënë këlyshët e tij të veprojnë akoma sot!!
o shalë dhjerë me emrin ben!!shko në vathën e udb-s!!shko se paske dalë prej zinxhirit!!shko mor debil se armiku vetëm tradhëtarëve u ngrë përmendore!!përmendore i ka ngritur esat pash toptanit,nëse të kujtohet atij të krishterit të madh turk,dhe koqe xoxes,atij tradhëtarit që mori kokrrën e plumbit!!
shko e vendos një tufë me lule tek të dy!!të dy kanë bërë për krishtërimin dhe kanë dashur ta shkatërrojnë shqipërinë!!
Hë spiun bythelpires serb, bastard dhe kelysh ferrash. Çfare jam une?! Islamik!!? Hahaha! Per dijenine tende o ushtar i Arkanit jam ortodoks 24 karat, por jo spiun grek dhe serb. Une kapter ushtrie?!! Degjo o dobiç i vogel, se ku kam jashtqitur une ke mbire ti, por jo vetem por dhe yt at serb dhe jot eme gollo.
Pas vitit 1974 ka qene internuar ne Gjyrale te Dumrese.Eshte bashkepergjegjes me Enver Hoxhen,Koci Xoxen,Mehmet Shehun per krimet pol potiste te regjimit te Hoxhes.Manol Konomi mbetet perjete i kujtuar me nder dhe faqe te bardhe,pse si minister drejtesie nuk pranoi te firmoste listen me 22 te pushkatuarit e bombes se amb.sovjetike,.Bedri Spahiu eshte firmetar dhe gjakatar i te gjitha proceseve kriminale te ideuara nga Enver Hoxha.Vetem ne nje rast,bashke me Koci Xoxen tentuan te shpetojne kunatin e enverit Bahri Omari,si strehues te komandantit.I shkuan ketij te fundit ne shtepi,por ndeshen ne kundershtimin e prere te enver hoxhes.Bedri Spahiu eshte edhe firmatar i kampit te zi te Tepelenes dhe shume burgjeve dhe internimeve politike,qe tamam tamam nuk arriti ti vuaje si viktimat e tij.Por askush e njeh me mire Enver Hoxhen se Bedri Spahiu.Ne kete drejtim kujtimet e tij:”Bedri Spahiu revizionon Bedri Spahiun”,jane xhevahire.Populli Shqiptar ne diktature thoshte:Uji buron i paster nga mali,por ndyhet rruges”Kete thenie e hedh poshte rrefimi autokritik i Bedri Spahiut,duke vertetuar se komunizmi sado i poshter te jete,nuk eshte me i lig se enver hoxha.Bedri Spahiu na verteton se Enver Hoxha nuk u be i tille,kur u be komunist,por ishte nje ligesire e gjalle qekur lindi.Enver hoxha kishte lindur i lig.Kjo eshte nje vlere e pacmuar e bashkemoshatarit,shokut te lodrave dhe grindjeve te sokakut te te marreve,.Bedri Spahiut.Ndryshe nga Tuk Jakova qe ishte nje Evlija ne cerdhen e gjarperinjve,Bedri Spahiu ishte nje neperke e mbushur me helm.Enveri duke e njohur mire,diti ta perdore Shume ngjarje te dyshimte,eleminime pas kraheve,masakra te panevojshme,ndodhen ne Zonen e pare operative,ku vepronte Bedri Spahiu.Masakra e Gerhotit,ishte nje kurth ku Bedri Spahiu dhe Shemsi Totozani futen ballistet me gjithe komandantin Hysni Lepenica(ishin ende aleate),Vrasja pas kraheve e Anastas Lulos,Ramize Gjebrese,Zaho Kokes,fraxsionit te Vlores,nuk meund te mos kishin edhe miratimin e shefit te zones operative Bedri Spahiu.Ne nje rast kercenoi edhe Mehmet Shehun,duke i kujtuar sa forca te armatosura kishte zona pare operative ne krahasim me brigaden e pare.Kjo eshte pjesa e krimeve te Bedriut,qe ai nuk i permend ne Autokritiken e tij.Per periudhen 1945-1955 kur u denua,eshte bere pishman,por nuk arrin ti zbardhe krimet qe ka bere nje per nje.
Kisha lexuar Baltazar Kosen tek “pirati behet pape”
por nuk kisha imagjinuar qe xhelati dhe krimineli
Bedri Spahiu te behej fillozof.
Imagjinoni cfare fillozofie bastarde dhe kriminele prodhon.
Degjenerate tipik shqiptar.
Si do vepra ” Bedri Spahiu revizionon Bedri Spahiun” eshte qe duhet lexuar ! Nganjehere njerezit jetojne gjate per te fshehur te vertetat ne kujtime te tyre.
Nganjehere per te qene deshmitare i te vertetave…..tung