Me rastin e 1 Majit, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ndan një mesazh për të gjithë qytetarët shqiptarë por edhe politikës.
Ruçi, shkruan se veçanërisht sot ndihet sindikalist ndërsa shton se për të është e rëndësishme të ulet nga tribuna politika dhe të ngjitet puna.
“Sot ndjehem sindikalist, punëtor, mësues, infermier. Të ulim nga tribunat politikën dhe të ngjisim punën Rritja ekonomike të përkthehet në mirëqënie për të gjithë. Ekonomia të orientohet drejt prodhimit. Rrugët e Shqipërisë duhen ndërtuar, jo bllokuar.”-shkruan Ruçi.
l.h/ dita

Ate mos na e thuaj ne, o dinosauri i PPSH-se. Thuaja atij qe ke kryeministri.
Pikerisht sot rruget e Tirones dhe te gjith Shqiperise duhet te bllokohen me te gjithe forcen e puntoreve me ndihmen e sindikatave per mireqenien tyre (sepse jemi ne mjerim te plote ) por jo per interes te partive.Sidomos sot sindjkatat duhet te tregojne forcen e tyre per tu ngritur dhe treguar se jane ngritur per te drejtuar dhe ndihmuar puntoret por me saduket jane te shitura tek qeveria dhe bejne punen e tyre prandaj ka kohe qe nuk i degjohet me emri.