Mesazhi për agjentin e krimeve para bombës: Nuk do mjaftohemi me kaq!

redaktor

Zbulohet mesazhi që autorët ende të paidentifikuar i kanë lënë agjentit të Policisë së Shtetit, banesën e të cilit e sulmuan me bombë artizanale “Molotov” dy ditë më parë.

Agjenti i krimeve të Komisariatit numër 5 në Tiranë denoncoi ngjarjen dhe tha se nuk kishte konflikte me askënd, ndërsa motiv dyshohet detyra që ushtron.

Mesazhi në telefon mësohet se ka qenë: “Nuk do mjaftohemi me kaq!”. Kurse grupi hetimor po verifikon për gjurmët e autorëve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në Babrru, në rrugën “Zija Kambo”.

Policia tha se pak minuta para ngjarjes, 30-vjeçari me iniciale A.S., ka marrë edhe një mesazh kërcënues, ku thuhej se kjo gjë nuk do të mbaronte me kaq.

Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Mendohet se ky është një paralajmërim ndaj agjentit të policisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *