Mesazhi i Edi Ramës që mbërriti në telefonat e deputetëve

DITA Online

Kreu i Partisë Demokratike deklaroi mbrëmjen e së hënës, se po përgatitet arrestimi i kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako. Pas një mbledhje me krerët e degëve të Tiranës ku diskutoi detajet e protestës së ardhshme të opozitës, Basha tha se prangosja e Dakos është e vonuar.

Por nga ana e qeverisë vazhdon injorimi për akuzat politike. Pasi kryeministri Edi Rama njoftoi ministrat, radha ishte e deputetëve socialistë. Atyre me anë të një mesazhi iu ka kërkuar që të mos reagojnë ndaj akuzave.

“Në vijim të komunikimit për refuzimin e daljeve me kolegët tanë të arratisur, në debate shterpë të cilat përveçse harxhojnë kot kohën e publikut, derdhin baltë e helm në tryezat e shqiptarëve, më duhet të shtoj se nuk do të replikojmë më në distancë me deklarata e përgënjeshtrime ndaj akuzave e shpifjeve të tyre të pafundme. E gjithë vëmendja jonë do të jetë tek njerëzit e zakonshëm pa dallim dhe komunikimi ynë do të jetë për ta e me ta. Natyrisht nuk do t’i kursejmë as arratiakët në komunikimet tona, por vetëm kur kjo i duhet komunikimit me qytetarët. Le të merren kadrinjtë e kazanët me dokrrat e dëshpërimit të tyre dhe le të vlojnë së bashku në zjarrin e mandateve të tradhtuara! Koka bën koka pëson, megjithëse në rastin e tyre koka e bën dhe trupi si gjithnjë e pëson”

v.l/ Dita

Share This Article
7 Comments
  • Arrestoni Berishen, ne doni qe te shpetoje Shqiperia !
    Dhe nese nuk keni kellqe si shtet,atehere beni thirrje
    Amerikes qe te zbatoje metoden e Bushit Plak per ares-
    timin e Norieges se Panamase dhe ekstradimin ne SHBA…….! Kjo e fundit,eshte rruga e vetme e shkate-
    rrimit te Mafias Berisha- Meta dhe “derivateve” tyre : Ba-
    sha, Mona,etj.etj…,djathtas e majtas…..!

  • alphade

    Lodhesh keto me keto.
    E majta nuk i jep dum puneve.Populli me vote i ka afruar zjarrin.Ia ka mbushur kusin me uje.E ka vene edhe mbi sanxhak.Po nuk e len ujin te vloje.

  • Kjo tregon frike,,ca me teper,.Ky eshte paralizuar nga TMERRI,Paralizen qe indukton tmerri,kerkon t`ja infektoje edhe te tijeve.Ftyra si derr i terbuar i Mones,i del ne enderr.
    Or Edi Rama,or person emocional,e dime qe ke vjedhur.Ta kemi thene qekur beje timonierin virtuoz te politikes Rajonale,,,Ti vidhje dhe vjedhjet e medha i vishje me Etiketa tip Chak-Up..Inceneratoret,PPP etj…
    Po prape nuk ke arritur nivelin e Plackitjeve dhe krimeve te Berishes.Prape nuk je ne nivelin e Berishes.Tani ke nevoje qe te mbledhesh veten.Lerja Braces punen e Kryeministrit.Ose lerja Xhafes,.Xhafa ishte burre i ndershem dhe serjoz.Berishen me Monen nuk i voton populli.Jane maloke shpellare,po hyne ne Tepsi ata e hane byrekun me gjithe tepsi.

    • o demo,Po mos te ishte Rama ,keto qe permend ti nuk do te ishin fare ne parlament o mavri.Vere trurin pa fare ne pune se nuk te ben pune.Plackitje?Ke plackiti o i rrjedhur.Te kishte plackitur nuk do te te vinte radha ty te llomotisje por do ishte bere nami nga kryekrimineli dhe bandat e tij.Rri a derebardhe mos u bej s megafon i prishur pa ta kerkuar njeri.

  • Ata qe permend une, kane qene para Rames ne PS dhe ne parlament,.Nuk i solli Rama me vete.As mua as ty nuk na ftoi kush te japim mendimin ne kete forum,.More vesh,or tani?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *