Mesdhe, humbin jetën 22 persona

Dita

Autoritetet italiane kanë bërë me dije se 22 persona kanë humbur jetën në ujrat e detit Mesdhe në përpjekje për të mbërritur në Europën perëndimore.

Ndryshe nga shumica dërrmuese e rasteve, viktimat që ishin 21 gra dhe një burrë, nuk janë mbytur në det, por kanë mbetur të bllokuar në një hapsirë në brendësi të mjetit lundrues, e cila për arsye që ende nuk dihen është mbushur me ujë dhe lëndë djegëse.

Trupat e pajetë të viktimave kanë qëndruar në kushte të tilla për disa ditë me rradhë, deri sa rojat bregdetare arritën që të zbulonin mjetin lundrues. Ndërkohë, falë ndërhyrjes së tyre, është bërë i mundur shpëtimi i 200 personave të tjerë, mes të cilëve edhe i 50 fëmijëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *