Mesfushori shqiptar i Zvicrës, Valon Behrami është larguar nga futbolli me kombëtaren.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti në rrjetin social Instagram.
“Karriera ime ndërkombëtare ka përfunduar. Kapitull i mbyllur”, ka shkruar Behrami.
Behrami paraqitjet e fundit për Zvicrën i pati në Botërorin 2018, ku tregoi formë të lartë. Në ndeshjen e fundit ai ishte kapiten i Zvircës, ku u mposhtën nga Suedia 1-0.
Behrami tani 33 vjeç është pjesë e Udinese në Serinë A. Për Zvicrën ai ka luajtur që nga viti 2005. Behrami ka marrë pjesë në katër Kampionate Botërore me helvetët. Për Zvicrën ai ka zhvilluar 83 ndeshje dhe ka shënuar dy gola.

l.h/ dita

berami nuk është larguar,nuk”i thotë lamtumirë Zvicrës”,por një telefonatë e trainerit petkoviç i ka bërë të ditur se ai duhet të largohet nga përfaqsuesja zviceriane!shkakau ka qënë,sipas petkoviç,hapja e rrugës për futbollist të rinj!!
vetë berami e quan si një lëvizje politike,nga ana e atij tipit,që sia mbaj mënd emrin,që këkronte që në përfaqsuesen e zvicrës të mos luanin lojtarë me “dy pasaporta”!!
berami ishte tmerrësisht i hidhëruar dhe e quajti veprim politik nga njerëz që nuk kanë idenë se si luhet futbolli!