Shkencëtarja australiane Jenny Graves, pohon që meshkujt jetojnë me kohë të huazuar, respektivisht që pjesa mashkullore e racës tonë do të zhduket, dhe që ky proces tashmë ka filluar. Sipas saj, gjithçka do të ndodhë për faj të kromozomit Y, respektivisht nga meta e tij trashëguese. Teoria e saj bazohet në numrin e gjeneve në kromozome.
Pjesa femërore, kromozomi X, ka rreth 1000 gjene të shëndetshme, derisa te meshkujt në pjesën Y të kromozomit ky numër me evolucion ka rënë në 100 gjene. Në mes tyre është edhe gjeni SRY, i cili përcakton nëse embrioni do të jetë mashkullor ose femëror, shkruan “Daily Mail”. “Tek meshkujt kromozimi Y është vetëm dhe është vështirë të përmirësohen gabimet, derisa te femrat dy kromozomet X mund të shkëmbejnë informatat dhe të rregullohen”, thotë Graves.
Gjëja më e mirë në tërë këtë është që, siç thotë ajo, për zhdukjen e kromozomit Y do të duhen pesë milionë vjet. Por profesori Robin Lovell-Badge nga Instituti për hulumtime mjekësore në Londër thotë që studimet kanë treguar se si këto dështime vijnë në valë dhe që kromozimi Y nuk ka pasur humbje tashmë prej 25 milionë vitesh. “Nëse kromozomi Y pritet të humbasë për disa milionë vite, mjekësia deri atëherë do ta ketë zgjidhur këtë problem”, tha Chris Mason nga Universiteti i Londrës. Një nga zgjidhjet është që, siç thotë Graves, edhe nëse kromozomi Y zhduket, ndonjë kromozom tjetër mund ta marrë rolin e tij dhe të çojë deri tek një zhvillim i një lloji të ri.
