Meshkujt, femrat dhe garat sportive

redaktor

Në dy javët e ardhshme gjatë zhvillimit të Lojërave olimpike të Rios, do të vëmë re një sjellje të ndryshme të sportistëve meshkuj nga ato femra. Atletët e të dyja gjinive në përfundim të një gare, do të dallojnë nga njëri-tjetri, sepse do t’i qasen kundërshtarit në mënyra të ndryshme.
Pas një performance sportive meshkujt shpenzojnë më shumë kohë krahasuar me femrat, për t’u riafruar dhe paqësuar me rivalin, duke siguruar që agresiviteti që kishte udhëhequr konkurrencën mes tyre të përfundojë në fushën e lojës. Ky është përfundimi i publikuar në “Current Biology”. Kjo sjellje vjen nga antikiteti, ku ishte zakon që mes atletëve rivaliteti të përfundonte me garën.

Front i dyfishtë
Joyce Benenson, psikologe në “’Emanuel College” dhe universitetin e “Harvard-it”, u mor me këtë çështje pas disa viteve gjatë të cilave pyeste veten se si ia bënin meshkujt që të mateshin në konflikte mes grupeve (psh në ambientin e punës) dhe në të njëjtën kohë ta mbajnë rivalitetin në brendësi të rrethit të vet social.

Ta mbyllim këtu
Studimet te shimpanzetë tregojnë se meshkujt arrijnë më mirë sesa femrat që të që të zbusin konfliktet me të ngjashmit e tyre, duke mundësuar bashkëpunimin me ta, kundër komuniteteve rivale të shimpanzeve.
Por a ndodh kjo gjë edhe me njerëzit? Benenson-i vendosi që të përdorte sportin për të analizuar këtë gjë. Ajo shqyrtoi me vëmendje me qindra filmime nga kompeticione të ndryshme sportive të nivelit të lartë, në sportet tenis, ping pong, badminton dhe boks mes atletëve nga 44 vende të ndryshme, pa u përqendruar me rezultatin e ndeshjes, por me atë që ndodhte në fund.

Armiq – miq
Ajo vuri re se meshkujt kalojnë më shumë kohë sesa emrat për t’u paqësuar me rivalin, një sjellje e cila përputhet me “hipotezën e luftëtarit”. Kjo lidhet me idenë se riafrimi është i leverdishëm për të dyja palët, pasi së bashku në vazhdim mund t’i bëjnë ballë kërcënimeve më të mëdha.

Solidariteti femëror
“Tradicionalisht femrat kanë bashkëpunuar më lehtësisht me elementë të brendshëm në familjen e tyre dhe me një apo dy mike të cilat i kanë trajtuar si të afërta”, sqaron kërkuesja Benenson. Për ato mund të jetë e vështirë që të zgjidhin konfliktet, e jo vetëm në ambientin sportiv. Xhelozitë dhe rivaliteti mund të zvarriten për një kohë të gjatë edhe në punë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *