Mesi: Dosja 339, fajtorët të japin llogari para ligjit

Edona Llukacaj

Deputetja e Partisë Socialiste dhe njëherazi ish-zëvendës kryeministrja Senida Mesi ishte e ftuar në emisionin “Arena” këtë të mërkurë. Mesi komentoi dosjet e bujshme 339 dhe 339/1, pjesë nga përgjimet e së cilave janë publikuar sot nga media gjermane “BILD”.

Mesi nënvizoi se prokuroria duhet të mbyllë hetimet, dhe të çojë para Gjykatës fajtorët dhe të zhbëjë mundësinë për përdorimin e dosjes politikisht si dhe fajtorët duhet të japin llogari para ligjit.

Senida Mesi tha: “Ky proces duhet të ketë një fund, fundi i këtij procesi duhet të jetë që Prokuroia duhet të mbyllë hetimet, dhe ta çojnë dosjen 45, 50, 60 sa persona janë në dosje, t’i çojnë këta persona në Gjykatë. Me qëllim që ky proces të përfundojë një herë e mirë, dhe të mos përdoret politikisht, siç është përdorur sot.  Të gjithë fajtorët të japin llogari para ligjit. Përdoret si top ping-pongu një dosje e tillë, 339, 184, unë nuk kam një pjesë të kësaj dosje, por nuk mund të aludojmë”.

e.ll./dita

Share This Article
2 Comments
  • Mendesi”rilindase”.Nuk duhet te denohen kriminelat,por ata qe kan publikuar dosjet!Dhe keta do te ndertojn Shtetin e se
    drejtes!?Kriminelet dhe ata qe kan mbajtur fshehur dosjet, nuk jan problem,problem jan ata qe publikojn krimin!E njejta
    gje si me ish shefin i antidroges ne Drejtorine e Policise Fier,Dritan Zaganin,qe u denua me 4.6 vite burg ,ndersa banditi
    Saimir Tahiri,eshte akoma i lire!Dosjet do te perdoren politikisht,sepse nuk eshte implikuar vetem nje person,por disa.
    Duke marre parysysh edhe aferat korruptive pa fund,e gjith”RILINDJA” duhet paditet,per korrupsion dhe mosdenoncim
    te korrupsionit.Karrikja elektrike eshte pak per kllounin zhgarravites edvin rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *