I jashtëzakonshëm, fantastik, spektakolar, nuk ka tokësor që e ndal.
Lionel Messi hedh knockout Bajernin e Mynihut në Camp Nou në një duel përrallash mes tij dhe Manuel Neuer që mundi t’i rezistojë furisë katalanase deri në minutën e 77-të.
Udetyrua më pas të dorëzohet para klasit të Lionel Messit që shënoi një dygolësh dhe asistin e të tretit për të udhëhequr Barcelonën drejt fitores 3-0.
Katalanasit janë me një këmbë në finalen e Berlinit.
Në Camp Nou gjithcka nisi me koreografinë fantastike të tifozëve të Barcelonës e denjë për mbrëmjen gala të Championsit.
Spektakël dhe luftë për çdo top që në sekondat e para në Camp Nou.
Luis Suarez ishte ai që dha sinjalin e parë me një goditje nga distanca në minutën e 7-të. Në të 12-t sulmuesit uruguaian iu paraqit shansi i shkëlqyer për t’i dhënë avantazhin Barcelonës, por Manuel Neuer tregoi edhe njëherë se pse konsiderohet portieri më i mirë në Botë duke bërë një pritje fantastike me këmbë.
Vetëm 3 minuta më pas dhe ishte sërish Barcelona që pati një tjetër shans. Këtë herë nuk ishte Neuer por Rafinha ai që i tha jo golit të Barcës.
Në minutën e 17-të rreziku u paraqit në krahun tjetër por Lewandowski nuk arriti të devijonte në kohë një top të hedhur në zonë nga Muller.
Asnjë moment fryëmarrjeje për futbollistët në fushë.
Ritmi i ndeshjes ishte aq i çmendur sa regjia nuk kishte kohë as të përsëriste rastet si zakonisht.
Në të 30-tën Thiago Alcantara pati një shans të mirë por gaboi në goditje. Vetëm pak minuta më pas Manuel Neur bëri sërish heroin. Andres Iniesta shpiku një asist gjenial për Dani Alves por edhe goditja e menjëhershme e mbrojtësit brazilian mori kundërpërgjigjen e portierit të Bayernit.
Pjesa e parë u mbyll me rrjetat e paprekura, ndërkohë që vetëm nga fillimi i fraksionit të dytë Dani Alves rrezikoi seriozisht kartonin e kuq me ndërhyrjen e tij ndaj Lewandowskit por kryesori Nicola Rizzoli u mjaftua me vetëm një karton të verdhë për brazilianin.
Në të 57-tën provoi edhe Messi por pa rrezik për portën e Neuer.
29-vjecari gjerman kishte vendosur t’i vinte kycin portës dhe ndaj Neymar 5 minuta më pas bëri rolin e shpikur nga ai vetë, të portierit- mbrojtës të lirë për të shpëtuar Bayernin nga një tjetër gol i sigurtë.
Pak caste më vonë braziliani e flaku në tribunat e Camp Nout një nga mundësitë e shumta që iu paraqitën në këtë sfidë. Në të 71-tën Ter Stegen nuk u befasua aspak pas një topi të devijuar pas goditjes së Thiago Aclantarës.
Barcelona kurrësesi nuk mund të kënaqej me një rezultat 0-0 përpara publikut të saj që gjëmonte.
Dhe në minutën e 77-të nisi mrekullia.
Jashtëtokësori Messi ja doli të thyente mitin e Manuel Neuer.
Dani Alves rikuperoi në mënyrë fantastike një top dhe ia serviri atë sulmuesit argjentinasin me Messin që nxorri nga repertori një goditje fantastike duke thyer më në fund rezistencën e portierit të Bayernit.
Vetëm 3 minuta më pas 4-herë fituesi i Topit e Artë realizoi një tjetër gol magjik.
Me një driblim dehës shtriu në tokë Jerome Boateng përpara se me një parabol të kalonte topin sipër shpatullave të Manuel Neuer.
Ai është thjesht lojtari më i madh i historisë së futbollit.
Dhe nuk kishte mbaruar në Camp Nou.
Neymar i dha Bajernit edhe goditjen e knockout në minutën e 94-t.
Këtë herë Messi veshi kostumin e njeriut asist.
3-0 për Barcën që shkon me avantazhin e 3 golave në Allianz Arena.
Në futboll kurrë mos thuaj kurrë por Bajernit do t’i duhet nje mrekulli për të kaluar.
Hakmarrja katalanase për eliminimin e dy viteve më parë është gjysmë e realizuar.

Futboll, opo cfare futbolli se, magji ritmike, edhe daljet e topit ne ansore, nga kundershtari, i shmangnin.
Dhe si gjithmone Mesia i futbollit, beri ate qe di te beje, i tha botes, se deribtani ska lindur dikush qe tja zeri vendin e pare.
Goli i dyte dhe i trete, ishin pasoje e golit te pare.
Ja kisha friken, se shume mungesa te rendesishme, i munguan Bajernit.
3-0, eshte veshtire te ndryshohet si rezultat.
Shoh Juventus-Barcelona ne finale.
Krahaso Mesin me C.Ronaldon, si nata me diten. Mesi luan per gjithe skuadren, ben gola e assiste te paimagjinueshem. Ronaldo shtyn ne rrjete topa qe edhe pa te do hynin vete ne porte, gjithe skuadra punon vetem per te . Mesi i thjeshte , i edukuar, nuk ankohet kurre , Ronaldo pordhac i klasit te pare,xheloz kur shoket e vet bejne gola, ngeli duke u qare tek aritri sa here humb topin. Qe te mos flasim per aftesite teknike se Ronaldo njehere ne ndeshje kalon ndonje kundershtar duke tribluar.
Ka shume rrezik qe Juventusi ta eleminoje Realin. Do luaje edhe Pogba qe do t’i bej lemsh galaktiket me gjithe Ançelot çamçakizin.
te pershendet “horri ” gjembaci i transformuar .
sa me pare duhet ta qeroni nga skuadra guardiolen ,por eshte dhe ndeshja e kthimit dhe deri atehere koke-qepa ,do te kete bere magjine e radhes .
lexo shkrimin tek “tema “.
asgje nuk ka perfunduar ,jane fifty -fifty ,pra 50 vs 50 !
te pershendes .
Te pershendes edhe une, por ne Tema lexoj, por smund te komentoj, jam person non gratta, ndoshta per Meron.
provo te ikesh larg vendbanimit me tjeter kom…………………………….