Mesi merret në pyetje për pastrimin e parave

redaktor

Gazeta spanjolle “El Pais” ka zbuluar detaje mbi hetimet e autoriteteve spanjolle për lidhjen e mundshme të Lionel Mesit me narko-trafikantët, që organizonin ndeshje bamirësie me qëllim pastrimin e parave të pista. Sipas gazetës, agjentë të Gardës Civile më 29 nëntor zbarkuan në Barcelonë për të marrë në pyetje Mesin dhe kolegët e tij Dani Alvesh, Pinto e Maskerano, në lidhje me ndeshjen e 21 qershorit 2012, zhvilluar për bamirësi në Bogotá të Kolumbisë. Ylli argjentinas mësohet të jetë shprehur se ka luajtur disa ndeshje bamirësie “Messi & friends kundër pjesës tjetër të Botës”, duke pranuar se këto takime janë organizuar nga shoqata “Imazhi i sportit”. Lojtari ka pranuar se e njihte njeriun që kishte organizuar ndeshjen e Bogotásë, por nuk e dinte nëse ishte Andres Barko, që dyshohet si truri i rrjetit të pastrimit të parave nëpërmjet këtyre takimeve miqësore. 26-vjeçari siguroi se ai dhe familjarët e tij nuk janë takuar kurrë me Barkon në Barcelonë. Mesi ka sqaruar se as ai dhe as kolegët e tij nuk kanë përfituar pará nga ndeshja e Bogotásë, ndërsa fondacioni i tij ka marrë një shumë të caktuar. Ai është shprehur gjithashtu se e dinte që paratë do të shkonin për bamirësi, por nuk kishte formacion të saktë për emrat e shoqatave që do të përfitonin këto pará.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *