Mesi u bë “viktimë” e Mesit, jashtë formacionit të vitit

anazapta

Në të njëjtën ditë që Lionel Mesi ka firmosur kontratën e re që e bënë lojtarin më të paguar në botën e futbollit, ai është lënë jashtë skuadrës së vitit në La Liga. Ky është pak a shumë një përshkrim perfekt i një sezoni në të cilin shifrat mund të flisnin për Mesin, por jo paraqitja e tij në fushë. Pavarësisht dëmtimeve dhe të vjellave të vazhdueshme në fushë, ishin vetëm dy lojtarë që arritën të shënojnë më shumë gola se Mesi këtë sezon, Cristiano Ronaldo me Real Madrid dhe Luis Suarez me Liverpool.

Ai ka dhënë edhe 11 asist, ka vlerësimin mesatar më të lartë në La Liga sipas “whoscored.com”, por sezoni ishte i destinuar të quhej i dështuar për Mesin që përpara se të fillonte. Në miqësoret e verës ai nuk arriti të menaxhojë shumë mirë situatën me tifozët dhe shumë shpejt filluan akuzat për evazion fiskal në Spanjë. E gjitha kjo u kombinua me median që po vlerësonte lartë Cristiano Ronaldon si njeriun që i hoqi argjentinasit etiketimin si lojtari më i mirë në botë dhe përshkrimin si të dështuar të sezonit të Mesit pavarësisht se çfarë ai po jepte në fushë në një skuadër që drejtohej nga një trajner që nuk i shkonte shumë për shtat. Lojtarë si Diego Kosta dhe Ivan Rakiticc janë përgëzuar të gjithë për këtë shpërthim të jashtëzakonshëm, sepse ata krahasohen me lojtarët normal.

Ndërkohë Mesi është vlerësuar me një standard shumë të lartë të vendosur pikërisht nga vet argjentinasi pas rekordeve të frikshme që theu. Kjo ishte ajo që pritej nga katër herë fituesi i “Topit të Artë”. Ai u parakalua në garën e golave nga dy fituesit e “Këpucës së Artë” për këtë sezon, por shënoi 18 gola më pak edhe pse luajti po aq ndeshje sa edhe në sezonin e mëparshëm. Krahasuar me Lionel Mesin, Lionel Mesi përjetoi një rënie të ndjeshme. Krahasuar me gjithë të tjerët, lojtarë të cilët ai i ka kundërshtarë, ai ishte edhe këtë sezon mjaftueshëm i mirë. Mesi u bën viktimë e arritjeve të pabesueshme dhe imazhit super pozitiv që krijoi brenda dhe jashtë fushe. Ai kurrë nuk do të kishte qenë në gjendje të arrinte perfeksionin, por sërish shkëlqimi i tij duhej vlerësuar edhe këtë sezon.

 

 

Share This Article
2 Comments
  • Do rikthehet shume shpejt. Si cdo qenie njerzore e kishte te nevojeshme shplodhjen e ketij sezoni. Pa me te voglin diskutim Mesi eshte lojtari me i mire ne bote.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *