Mesila dhe Genci “përplasen” për Olldashin

redaktor

Mesila Doda ishte një nga njerëzit më të afërt të Sokol Olldashit. Humbjen e tij e ka përjetuar shumë, këtë gjë e kemi parë edhe në pamjet televizive por edhe në postimet e herëpashershme në Facebook me foto e statuse. Në seancën e fundit parlamentare, Mesila deklaroi se “Koli u la vetëm dhe u përbalt”, ndërsa Igli Cara tha se “ata që e kanë pragmatizmin mënyrë jetese duhet t’i kërkojnë ndjesë Kolit”. Por, nuk mendon kështu Genc Ruli. Ish-ministri dhe deputeti demokrat e vlerëson lart figurën e Sokol Olldashit dhe shton se ai nuk u braktis nga PD-ja. Këtë gjë, ai e ka pohuar në një studio televizive. Ish-ministri Ruli, vlerëson portretin politik të Olldashit dhe largimin e tij nga jeta e quan një humbje për Partinë Demokratike. Sipas tij, Olldashi la një vakum të madh në PD, ndërsa përmend se ai ishte ndër të paktët që u bë vetë politikan.

Share This Article
1 Comment
  • Me vjen keq qe ka akoma njerez qe militojne ne radhet e partise pseudo demokrate. Ju zoterinj qe militoni ne radhet e kesaj partie qe ne themelim mashtruese nepermjet emrit qe i vuri vehtes duke patur ne krye nje komunist, dhe qe prej vitit 1991 ne menyre sistematike shkaterron jeten dhe moralin e nje kombi, shkaterroi ne menyre te pa meshirshme nje shtet te ngitur me mund dhe gjak ka ardhur koha te dilni te gjithe para drejtesise. Akuza ndaj jush eshte;
    1. krime ndaj populit, ketu hyjne te gjitha vrasjet dhe format e genocidit shqiptar, eksodet e detit, e deri tek vrasjet ne rruge.
    2. Krime ndaj atdheut, shkaterrimi i industrise, blektorise, bujqesise, dhe shitja e pasurive te tij, natyrore, te tokes e nentokes.
    3.Bashkepunim me kriminelin e popullit Sali e te tjere, qe akoma ju i rrini ne krahe pa ju dredhur qerpiku. Flisni njehere o “Demokrate” tju degjojme se si e quani vehten tuaj kur shikoheni ne pasqyre, te afte, te zgjuar, te ndershem ??? Per mua nqs. nuk jeni anetare te krimit jeni te verber, vegla te nje qellimi shume te ulet njerezor qe shkaterroi dhe vazhdon jeten e njerezve per 22 vjet.
    O zoterinj “demokrate” e politikane qe militoni ne rradhet e kesaj partie distancohuni urgjentisht nga kriminelet, neqoftese nuk i keni lyer duart direkt dhe i keni bere fajet vetem nga padija. Eshte e pa imagjinueshme te shikosh ne kete fotografi fytyren ne mos gabofsha te Gjergj Bojaxhiut. Me vjen te ulerij dhe ta pyes, o Gjergj cfare ben ne mesin e atyre vrasesve, dhe ne se jo bashkepunetoreve ne vrasje.
    Por Shqiperia eshte vertet vendi i cudirave, sic ngre Mohamedin dhe Zotin te jetojne ne nje oborr me qeverine,( ne qender te kryeqytetit) sic duket ul dhe ferrin me parajsen ne nje tavoline.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *