Mesila Doda: Do rikthehem në politikë

Dita

Ish deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, e cila mbeti jashtë Kuvendit të Shqipërisë në këtë legjislaturë, gjatë një interviste për “Pasdite në Top Channel”, foli për projektet e saj të ardhshme në fushën profesionale.

Ajo u pyet nëse jeta si deputete i mungon, dhe Mesila përgjigjet se kishte ardhur momenti për t’u testuar në sfida të reja: “Nuk është humbje e madhe, por ka qenë një profesion që e kam bërë mjaft mirë dhe me shumë dashuri. Tashmë në politikë nuk ekziston më meritokracia”.

Mesila rrëfen se pavarësisht faktit që nuk është më deputete, partia ku ajo bën pjesë, PDIU, vazhdon të qëndrojë mjaft e angazhuar në disa çështje, siç është ajo e detit.

Ajo gjithashtu rrëfeu se ka edhe projekte të tjera personale krahas atyre politike.

Megjithatë ish deputetja nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në një të ardhme, në politikë; “Mundësia e rikthimit sërish ekziston dhe sërish nën logon e PDIU”.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *