Deputetja demokrate, Mesila Doda, duket se është sëmurë dhe ka nevojë për kurim. Kjo bëhet e ditur pas një vendimi të marrë ditën e sotme nga ana e qeverisë, e cila ka marrë vendim që ta ndihmojë atë me 11 milionë lekë për kurim. Më poshtë është vendimi i plotë që ka marrë qeveria:
“VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2013, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË KURIMIT TË ZNJ. MESILA DODA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.119/2012, datë 17.12.2012, “Për buxhetin e vitit 2013”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2013, zëri “Mallra dhe shërbime”, t’i shtohet fondi prej 1 100 000 (një milion e njëqind mijë) lekësh, për mbulimin e shpenzimeve të kurimit të znj. Mesila Doda.
2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
3. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale të institucionit të kurimit.
4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA”
O zonja e palmes! Per kaq pak leke vuan ti .Do ishte mire qe me te ardhurat tuaja dhe te Kelit t’i mbuloje ato shpenzime .Hap nje numur llogarie qe te te ndihmojne njerezit e varfer te ketij vendi.Do ishte ne nderin tend dhe te politikaneve haqjdute ku beni pjese qe ato leke t’i perfitonte ndonje familje e varfer qe s’ka buke dhe ilace per femijet e saj.Por ju jeni te pangopur,nuk lini asgje t’u shpetoje nga duart,por sic e shihni haka e popullit do ju zere.Bej qejf maje palmes tende tani
Ke zene ndryshk?Shko tek ushtaret e gardes , se ta pastrojne mire ndryshkun ata DELETED
Te shkuara Mesiles.Te kthehet sa me shpejt me shendet te plote prane femijve.Pavarsisht cilesise te saj si deputete, zoti e ndihmofte.
Keshtu eshte kur e ben vehten lecke, qe fshihne te tjeret menderen edhe kur je afer vdekjes, si vjen njeriut keq.
Qeveria ndihmon nje te semure dhe mire,por para se te ndihmoje nje deputete qe i ka te gjitha mundesite te kurohet vete, te ndihmoje ato te verfer qe dalin edhe ne televizor me te semure shume rende dhe qe nuk kane asnje mundesi financiare per te shpetuar jeten e femiojes se tyre
kjo qenka me e pa koruptuara paska mbetur ne dite te hallit
po te ishte ndonje deputeti P:S do i kishine dhene gje ?
eshte semurur nga te keqiat qe ka brenda