Mesila Doda: Fjalori i Gjergj Lekës, prej langaraqi lagjesh

Dita

Para disa javësh u hap një debat i madh pas sulmeve të kantautorit Gjergj Leka i cili etiketonte si k***a dy këngëtaret më në zë të Shqipërisë në kohën e komunizmit: Lindita Theodhori dhe Parashqevi Simaku. Në një intervistë të dhënë Theodhori tha se ishte shumë e indinjuar për sulmet e Lekës dhe fjalët e tij kanë tronditur martesën e saj.

Pas intervistës së Theodhorit ka reaguar edhe deputetja Mesila Doda e cila thotë se fjalori prej rrugaçësh i burrecëve duhet të marrë fund dhe të mos hidhet më baltë mbi femrat.

Ja statusi i plotë i saj:

Sot, lexova një intervistë të Lindita Theodhorit, ku me të drejtë shprehej e indinjuar për insinuatën që kolegu i saj, Gjergj Leka, pati bërë për këngetaren… Ndërkohë më erdhi ndër mend gjithë balta dhe shëmtia që hidhet mbi gratë në këtë vend, mu kujtuan edhe shprehjet fyese që burrat kryeministra e deputetë, të cilët gjithë bota i mendon si supermen, hedhin papushim duke imituar pasionin e loçove për të hedhur shaka fyese e seksiste ndaj poltikaneve e deputeteve përballë, kolegeve dhe vartëseve të tyre, ndaj kujtdo që i bën hije dhe që sipas “supermenëve” e meritojnë nje përgjigje rrugaçësh.

Kjo është një kulturë që duhet të marrë fund. Rrugaçëria nuk mund të ketë sukses në këtë vend. Shpresoj fort që ne gratë e politikës do gjejmë forcën që të tejkalojmë së bashku çdo ndasi politike dhe të bëhemi bllok ndaj gjuhës fyese dhe rrugaçe, e cila përdoret në politikë, e veçanërisht në Parlamentin e Shqipërisë.

Të dashura zonja!

Asgjë e askush nuk është më e rëndësishme se fëmijët tanë dhe familja jonë, ndaj nuk ja kemi borxh askujt fjalorin prej langaraqi lagjeje. Pikërisht për këtë arsye të gjitha duhet të reagojmë, sepse një grua që fyhet nuk është një kundërshtare që ulet, por një nënë që preket, një familje që lëndohet, një grua që i duhet t’i mbyllet goja.

Vërej se tashmë jemi bërë të pandjeshme ndaj kësaj kuture dhune verbale, a thua se ky pozicion mbart mbi vete dhe baltën që hidhet nga loçot burra. Në të vërtetë, Burrecët që fyejnë gratë kanë frikë prej tyre, ndaj nuk meritojnë as respektin e as mbështetjen tonë. Kjo duhet të jetë një prej sfidave të ardhshme. Dhuna fillon nga goja e pisët e burrit që merr përpara, fyen e hedh baltë mbi gruan kolege a kundërshtare.

P.S. Për shkak se fjalori fyes e rrugaç ka qenë i shpërndarë në të gjitha krahët nuk po i zë emrat e atyre që e meritojnë një për një. Në të ardhmen do i jap emër për emër, kujtdo që i jep zë kësaj kuture të “makinerisë së baltës”.

Share This Article
3 Comments
  • Nuk je hic me e paster ne goje se gjergj leka, bile akoma me e eger dhe e piset ne fjalor. Kerkon te faktorizohesh. Teper vone dhe e pamundur. Te kishe mbrojtur Ina Ramen, do te besonim. Tani qe te perjashtuan nga partia jote, nuk te beson njeri.

    Linditen do e mbrojme ne shqiptaret, qe i hedhim poshte me neveri spekullimet e atij pijanecit. Nuk ka mbetur te na thuash ti pasi e njeh nje popull i tere se cfar eshte Lindita Sota (Theodhori). Ta mbyllin karieren te gjitha kengetaret sic po e mbyll Lindita, do ishin shume te lumtura.

  • nuk pranojne dote se jane kurva edhe pse kane mbushur rruget e nuk gjen femer neper shpia ne shqipri, por jane mesuar te thone na la treni.

  • Ai ka qene dhe eshte pijanec, rrugac dhe vagabond, ndonse i talentuar ne muzike.
    Ajo mesa kemi pare keto vite ka qene e dalluar si karieriste dhe ku…ve politike, por pa shume sukses.
    Qe te dy, ne rekordet e fames per mire, jane mbas Lindites.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *