Mesila Doda nuk është më pjesë e Partisë Demokratike. Deputetja ka konfirmuar përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale largimin e saj nga grupi parlamentar demokrat.
Ajo thotë se PD ka humbur boshtin e saj dhe është shndërruar në një parti klienteliste.
Më poshtë letra e deputetes
U bë një kohë jo fort e shkurtër, që jam shprehur pak në publik, dhe më së pari dua t’i kërkoj ndjesë miqve të mi të medias, pasi gjatë kësaj kohe kanë marrë refuzime të shumta për biseda dhe intervista. Koha për njerëzit e politikës është e pazakontë, rend me shpejtësi krejt tjetër, kthehet jo rrallë në makth, ndaj mundohemi ta shfrytëzojmë sa më shumë e më mirë për të thënë ato që mendojme e ato që s’mendojmë e na ndodh rrallë të bartim me dëshirë mëkatin e heshtjes.Ky i fundit është bërë thuajse një gjendje e dytë për mua këto kohët e fundit, e padetyruar nga askush, por si një kërkesë e unit tim për të reflektuar thellë e për të folur me një zë, përfundimisht e në kohën e duhur. Kjo, sepse gjithçka thashë në më shumë se dy vite, qëlluan të ishin të vërteta të hidhura të papranueshme për shumëkënd, e për pasojë edhe të dënueshme me të vetmin stil që njohim atë të armikut, i cili fillimisht duhet injoruar, më pas përçmuar e më pas akoma me trajtesën: “ta vëmë në kamaren e turpit e aty t’i qasim çakejtë që lehin, pështyjnë, e godasin”… (mjafton që këtyre të fundit t’i dalë cullufja përtej gardhit ku mund ta rrokë vështrimi i shefit)…rrugë e njohur edhe për shumë zëra të tjerë perpara meje, edhe më të fortë se unë, po tek e fundit ç‘rëndësi ka…si në këtë kohë dhe në atë kohë të jesh individ i lirë, aq i lirë sa të mos njehsohesh me mendimin, dashurinë, përzgjedhjen, urrejtjen dhe deduktimet njerëzore e politike të grupit që t’i i përket është profani, aq e madhe sa ty të vetëpërjashton nga ky grupim.
E nisa këtë përsiatje me një qasje krejt të brendshme e personale, sepse kjo është ecja që unë kam kryer gjatë kësaj kohe, në një terren të brendshem e reflektiv, brenda të cilit isha në të drejtë dhe brenda çdo logjike normale njerëzore në deklarimet e mia publike, të cilat kanë patur vetëm një qëllim, rikthimin e komunikimit publik të Partisë Demokratike në vërtetësi, larg klisheve e gënjeshtrave që recituesit e mirë a të këqinj nuk arrijnë ta fshehin, drejtimi në një bosht ideologjik e të sinqertë të një të djathte të re e moderne, të bazuar në mbrojtjen e kapitalit, pronës, dekomunistizimit e kujtesës historike, ruajtjes dhe mbrojtjes së posaçme të strukturës së familjes shqiptare, gruas e fëmijës dhe mbi të gjitha një qasje tjetër agresive e të papranueshme ndaj korrupsionit, jo thjesht si një fenomen bashkëshoqërues, por si një akt i rëndë antikombëtar që do e lërë gjithherë vendin tonë mes kombeve të pazhvilluara e të varfëra dhe do vazhdojë të thellojë hendekun që sot bëjmë sikur nuk e shohim, mes një kaste që drejton dhe një populli që pëson.Për fat të keq asnjë nga mesazhet e mia të kësaj kohe nuk u pranua apo u çmua nga drejtimi i ri i PD. Ka ndodhur shpesh që qëndrimi i mbajtur prej meje për çështje të rëndësishme si armët kimike, heqja e mandateve të grave si pikenisje e procesit te denoncimit te penetrimit të krimit në parlament, kërkesa publike për ruajtjen e mandateve te grave parlamentare dhe dekriminalizimi me çdo kusht i Kuvendit, refuzimi i bojkotit si një praktikë jo e mirë për vendet që kërkojnë rrugën europiane të progresit dhe integrimit, cuarja përpara e procesit për hapjen e dosjeve edhe kur kundërshtari dëshiron një proces gjysmak e diskriminues në mënyrë që ti të japësh platformën dhe këndvështrimin tënd për një çështje jetike për të djathtën dhe antikomunizmin shqiptar, është anatemuar, goditur publikisht e më pas gëlltitur në heshtje. Por, qysh kur unë votova në përputhje me ndërgjegjen time njerëzore e politike për heqjen e një imuniteti erdhi rradhazi edhe përjashtimi im nga fushata e Tiranës, përjashtimi nga struktura parlamentare, me urdhër personal të kryetarit të grupit.
Tashmë kjo ka pak rëndësi, sepse po vazhdoj të flas per një optikë e histori personale, e cila nuk ngre peshë në krahasim me impaktin publik që krijohet, kur ndërthurja dhe pasojat e qëndrimeve kokëforta, hipokrite, joprofesionale e jopolitike patën një pasojë të rëndë, të paperceptueshme për këdo që jeton në këtë vend. Une nuk jam e kënaqur, nuk jam aspak e lumtur jo për humbjen, por për thyerjen e madhe që ndodhi në zgjedhjet e fundit vendore…fati e desh që të mos jem pjesë e kësaj humbje dhe bjerrje, ku e çoi marrëzia e arbitraritetit, por nuk kam asnjë dyshim se prania ime do mund të sillte rezultat tjetër për mikun tim, dr.Halim Kosoven, i cili bashkë me shumë kandidatë të tjerë mori padrejtësisht frytet e një punë jo të mirë të bërë për dy vjet rresht nga drejtuesit e lartë të PD. Kjo është arsyeja pse kam heshtur përgjatë kësaj kohe, e bindur se më së fundi do kish një reagim serioz, të vërtetë, normal e rirregullues per jetën politike dhe qasjen publike të PD. Me sa duket pritshmëria ime ishte edhe kësaj here krejt e pavend. Analiza e humbjefitores nuk shkandulliti kënd…kur them këtë nuk prisja as kokëprerje e as armiqësi si ato që lindën e u përplasën pa mëshirë para dy vitesh, por më së paku një komunikim normal njerëzor së pari mes veti dhe më pas me publikun, për të fuqizuar një forcë që duket e drobitur nga një konfuzion i brendshëm, pa mendim politik, vizion e kod besimi mes pjesëve të saj.
E gjetur në këtë udhëkryq ku mungon çdo lloj komunikimi e bashkëpunimi reciprok, e përjashtuar de facto nga veprimtaria politike e deputetit, më duhet të lajmëroj veprimet e mia më të fundit të shkëputjes së marrëdhënieve formale me grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Pas këtij komunikimi aspak të lehtë për mua, më duhet të siguroj të gjithë votuesit se çdo propozim që PD do sjellë në Kuvend e që do jetë në funksion të reformave dhe shtetit ligjor, në përkrahje të shtresave në nevojë dhe shtresave tradicionale të djathta, do përkrahet e votohet pa asnjë mëdyshje nga unë. Votimi im, ashtu si deri më sot do vazhdojë të jetë vetëm në përputhje me ndërgjegjen time qytetare, politike e njerëzore dhe nuk do ndikohet në asnjë rast nga vendime partiake, arbitrare a të ndikuara nga interesa. Pozicioni im do vazhdojë të jetë në zhvillimin e rritjen e së djathtës moderne, monopolin e së cilës nuk e ka kush dhe të mundësojë krijimin e një politike që sheh nga paqja, kohezioni social, nga rritja dhe progresi i vlerave njerëzore dhe ekonomike, nga fuqizimi I gruas dhe kombit si dy krahë që rriten së bashku.
Për ta përmbyllur këtë shpjegim të mbramë, tek e fundit besoj se une e bëra betejen time për sjelljen e nje fryme te re komunikimi mes njerzve politik të së djathtës dhe me sa duket gjithe tezat e mia politike e qe mund te sillnin bazat e nje te djathte te rikonceptuar moderne, ku individi te ishte qendra e jo fundi, u konsideruan tema armiqsore. Bashkimi i ri i interesave dhe karrierave të reja, që i lidh pak apo aspak afeksioni për te djathten historike dhe Levizjen e Dhjetorit, ka arritur të zëvëndësojë ideologjine, respektin dhe kujdesin per tu ruajtur nga cdo forme diktature, me klientelizmin e njohjeve te ngushta larg perzgjedhjes dhe kriterit politik te veprimit. Dhe gjith ky mish mash, pelqimesh pa merite, urrejtjesh pa shkak, fyerjesh e zhberjesh personalitetesh pa asnje shkak do sillnin dhe do vazhdojne te sjellin nje konfuzion nga i cili mund dhe po merr fuqi vetem qeverisja, e cila ne kushte të një opozite tjetër nuk do mundej kurrsesi te ecte kaq gjate, me nje bilance kaq negativ në shpinë.
Tek e fundit, unë nuk do vazhdoj më të merrem me argumentet pro dhe kundër të asaj qe ndodhi apo do ndodhi ne PD me vonë. Largohem me keqardhje nga nje Parti që e krijuam bashkë me studentë dhe pedagogë 25 vjet më pare, por qe sot e shoh te rithemeluar larg kontekstit, boshtit dhe qellimit politik per te cilin u krijua. Tash është klientelizmi mbret i situates se re dhe shpresoj fort që njerzit politikë që ende po rezistojnë edhe për pak, të arrijnë të kthjellojnë individët përgjegjës për dëmin e madh që po shkaktojnë. Shpresoj që edhe ky largim do i shërbejë vendimarrësve partiak të kenë nje qasje tjetër ndaj figurave të vërteta politike, burra e gra të mencura që i shoh shpesh kur fyhen, anashkalohen, anatemohen e sulmohen me dhe pa intriga, për të vetmen arsye sepse ende nuk kanë pranuar kodin e heshtjes dhe pranimin e disfatës së rradhës.
Nëse jo, do duhet të shihemi jo shumë shpejt, kur ta kuptoni qe zgjerimi dhe pranimi i tjetrit si i ndryshëm me ty është fuqi, dhe të vendosni që gjithe ata që s’i deshet e që qëndruan si njerëz me dinjitet përballë do duhet të krijojnë së bashku me ju e si të barabarte edhe më shumë se ju, rithemelimin e së djathtës që e dërrmuat JU.

Ajo parti ku militove Ti, ashtu si u formua nga njeresz te rruges , ata qe ne sistemin socialist ,o ishin te perkedhelurit e PPSH , duke shfrytezuar njerezit e tyre te afert,qe nga babai e nena .zhahzaje e halla ……… si dhe nga ata njeres qe filluan te dalin parazit te shoqerise e kerkonin te jegtonin ne kurris te te tjerve.Ne krye u vune karjeristet e asaj periudhe, nxoret ne krye nje rrugac si Azem Hajdari,cilesi qe ne populli nuk ia dinim ,po njerezit e tij te afrt ia nxoren te palarat, patrioti i tij Izet haxhia ,si dhe patrioti tjeter Tropojani ,dhenderr i serbeve Sali Berisha . Ky i fundit e beri lolo ne parti e parlament deri sa ia gjeti dhe vendin. Tamam e vret naten dhe e qan diten. Edhe Ti qe ke shkruar 3 dylym leter mos kujto se nuk te njohim ne populli. Nuk e di perse e ke shkruar gjithe ate leter ku nuk thua asgje. Je ti ajo misela qe populli te vuri emrin Misela Palma,pasi jo vetem qe nuk fole per te 4 te vraret e21 janarit,nuk kundershtove kur shefi yt e shefja jote e quajten nje grua ,nje nenen e nje figure kryesore te prokurorise “Kurve bulevardi dhe presidentin horr bukevrdi ,pra kurvar i bulevardeve. E ne vend qe te distancoheshe ulurije si grifsh duke mbrojtur SALI Berishen e njerezit e krahut te kundert doje t’i varje te palma para kryeministrise qe te kenaqej kryeministri jot Sali,kryeministri me faqe zi,me i poshter i te poshterve qe ka par ky ven , kryeministri qe vetem shtet nuk ka patur ,njr kryeminister genjeshtare e dallaverexhi,nje kryeminister pa piken e kultures edhe pse hiqet si i ditur. Kjo je ti Misela Doda Demi. Nuk na pelcet fare se ku do shkosh apo se ke voton . Dim nje te vertet se pas dy vjetesh do flakesh si lecke ashtu si do flaaket per te treten here ajo partia e rrugecerve ,ajo partia e pianeceve dhe e horrave hajdute e drogaxhinjer ,ku ke militueuar TI. Mesoje edhe nje here nga ne populli qe thot: ” Tjetrit mos i shiko gunen ,por punene ” U kemi pare se visheni me rroba te shtrenjta,e canta dore 2000 euro.me makina lluksoze ,etje ne parlament na cani bythen me fjale keqardhje per ne popullin. Kujtoni se ne e ham sapunin per djathe,por u ka len mendja JU ,e syte u jane erresuar nga hajdutlleqet qe i kini bere ketij populli. Letra jote 3 dylym e gjat vetem se na beri per te qeshur e as na gudulisi fare.
Mesila Doda! I vjen anes dhe nuk thua asgje! Gjysem te verteta bejne nje genjeshter te madhe! I vrau apo jo Berisha 4 ne bulevard dhe a beri mire qe nuk i vari te tjeret ne “palmen” tende te famshme tashme?! Mesila mund te kete te drejte ne raport me PD por me popullin edhe ajo eshte pergjegjese per krimet berishiane! Tani qe PD po kthehet ne kufome kalit te ngordhur do ti heqin patkonjte. Me mire kurre se vone!
Mesila Doda tregon se esht nje grua e mencur. Ne PD nuk ka me vend per njerez te mencur e me kontribute. Ne PD ka vend vetem per sahanlepiresit e kryetarit te rradhes.
luan here ne theater here ne estrade
dhe me kujtohet qe me xhozin ,collakun,bregun ,thonin burre i vogeledhe ish ambasadorit Z.ARVIZU,
si e keshillojne ne kete foto.
luan here ne theater here ne estrade
dhe me kujtohet qe me xhozin ,collakun,bregun ,i thonin burre i vogel edhe ish ambasadorit Z.ARVIZU,
si e keshillojne ne kete foto.
Mesila Doda, ky gur themeli i hershem i pluralizimit, kjo vlere e qytetarise, demokracise dhe politikberjes ne vite, kjo kontribuese dhe vendimmarrese gjithe zhvillimit te Shqiperise ne keto 20 vite, sot meriton vemendje, mirenjohje dhe vleresim nga te gjithe ne! Liria e mendimit dhe kurajo per tu zhvilluar ne idealet qe njeriu vet zoteron, eshte ajo qe meriton nje bravo te madhe! Suksese!
Ikanaket e partise tende kane vite qe kane festuar 20 vjetorin,packa se u kthyen kur ju premtua garuzhda ne 2006-en.Ti bjondine ishe dhe mbete nje nga burite e se keqes.Palma do te te ndjeke ngado.Ajo palme nuk te la mbase,as te reagoje per ”laviren e bulevardit”-them keshtu,meqe te paska mbetur qejfi se nuk u realizua raporti ne pjesmarjen e femrave ne parti e parlament.Si nuk permende nje emer e mbiemer.Pas 25 vjetesh,i hodhe pas kraheve bemat e gjemat dhe mendon se do lahesh…Kurre.Do te te vije ngahera era e mishit te djegur te Gerdecit dhe 21 Janarit,per te cilat e pate mundesine te flisje dicka ne kete leter.Kete ta beje per veten tende,se mbase do te te zinte gjumi me mire.C te te them me une e ngrata o bjondine.Si nuk the asgje per Sokolin.Na u duk sikur i pate ca fjale ne gryke ato dite….
M.DODA,u largua nga PD.Ato qe shkruan ne kete paçavure nuk i mbush mendjen askujt se perse u largove nga ajo FUNDRINE,HALE e sekeqes ne kete vend.Ne e kuptojme se Luli nuk te pelqen si drejtues pasi udhehiqet nga BABI SALI.Pse nuk thua nje fjale per SALIMILLOSHEVIÇIN qe e terrorizoi kete vend ne gjithe keto vite dhe perseri qendron ne politike? Pse nuk largohet nga drejtimi DEFAKTO i PD? Kush e vrau A.BROCIN,A.HAJDARIN,S.OLLDASHIN,XHINDIN,TREBICKEN,R.HOXHEN,A.SANTON,etj,etj.Kush i mirpriti e perkrahu firmat piramidale 97,Grushtin e shtetit 98,Embargon e naftes,shitjen e detit,rrugen e kombit.E fundit Z.DODA.A ju kujtohet PALMA,ndodhia e 4 te vrareve ne bulevard?-Pse nuk the nje fjal per ta e 26 te vraret e Gerdecit.Ju jeni nje llapaqene perkrahese e Sali-kriminelit,i cili damkosi K/prokuroren dhe presidentin me fjalet me rrugaçerore si te nje adoleshenti prostitute.Ke kehe te reflektosh.Kjo qe shkrove ishte sa per oreksin e atyre qe te urrejne njesoi si SALIUN,JOZIN,LULIN,MULIN,STRAZIMIRIN-rrugaç e KO…!
bravo albana,
pershkrimi juaj eshte zbulim sikur erdhe sot nga planeti i zululuve..
Mesele largohey nga p.d. sepse u be per te nje mesele me vehte.Nje dite nuk do te ishte me dhe zgjodhi kete qe te shtyje me tej jeten politike me shpetimin e çamerise.Po meseleja do te jete ajo qe ka qene gjithmone”Palma” e kryeministrise.