Mesila Doda nuk është më pjesë e Partisë Demokratike. Deputetja ka konfirmuar përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale largimin e saj nga grupi parlamentar demokrat.
Ajo thotë se PD ka humbur boshtin e saj dhe është shndërruar në një parti klienteliste.
Më poshtë letra e deputetes
U bë një kohë jo fort e shkurtër, që jam shprehur pak në publik, dhe më së pari dua t’i kërkoj ndjesë miqve të mi të medias, pasi gjatë kësaj kohe kanë marrë refuzime të shumta për biseda dhe intervista. Koha për njerëzit e politikës është e pazakontë, rend me shpejtësi krejt tjetër, kthehet jo rrallë në makth, ndaj mundohemi ta shfrytëzojmë sa më shumë e më mirë për të thënë ato që mendojme e ato që s’mendojmë e na ndodh rrallë të bartim me dëshirë mëkatin e heshtjes.Ky i fundit është bërë thuajse një gjendje e dytë për mua këto kohët e fundit, e padetyruar nga askush, por si një kërkesë e unit tim për të reflektuar thellë e për të folur me një zë, përfundimisht e në kohën e duhur. Kjo, sepse gjithçka thashë në më shumë se dy vite, qëlluan të ishin të vërteta të hidhura të papranueshme për shumëkënd, e për pasojë edhe të dënueshme me të vetmin stil që njohim atë të armikut, i cili fillimisht duhet injoruar, më pas përçmuar e më pas akoma me trajtesën: “ta vëmë në kamaren e turpit e aty t’i qasim çakejtë që lehin, pështyjnë, e godasin”… (mjafton që këtyre të fundit t’i dalë cullufja përtej gardhit ku mund ta rrokë vështrimi i shefit)…rrugë e njohur edhe për shumë zëra të tjerë perpara meje, edhe më të fortë se unë, po tek e fundit ç‘rëndësi ka…si në këtë kohë dhe në atë kohë të jesh individ i lirë, aq i lirë sa të mos njehsohesh me mendimin, dashurinë, përzgjedhjen, urrejtjen dhe deduktimet njerëzore e politike të grupit që t’i i përket është profani, aq e madhe sa ty të vetëpërjashton nga ky grupim.
E nisa këtë përsiatje me një qasje krejt të brendshme e personale, sepse kjo është ecja që unë kam kryer gjatë kësaj kohe, në një terren të brendshem e reflektiv, brenda të cilit isha në të drejtë dhe brenda çdo logjike normale njerëzore në deklarimet e mia publike, të cilat kanë patur vetëm një qëllim, rikthimin e komunikimit publik të Partisë Demokratike në vërtetësi, larg klisheve e gënjeshtrave që recituesit e mirë a të këqinj nuk arrijnë ta fshehin, drejtimi në një bosht ideologjik e të sinqertë të një të djathte të re e moderne, të bazuar në mbrojtjen e kapitalit, pronës, dekomunistizimit e kujtesës historike, ruajtjes dhe mbrojtjes së posaçme të strukturës së familjes shqiptare, gruas e fëmijës dhe mbi të gjitha një qasje tjetër agresive e të papranueshme ndaj korrupsionit, jo thjesht si një fenomen bashkëshoqërues, por si një akt i rëndë antikombëtar që do e lërë gjithherë vendin tonë mes kombeve të pazhvilluara e të varfëra dhe do vazhdojë të thellojë hendekun që sot bëjmë sikur nuk e shohim, mes një kaste që drejton dhe një populli që pëson.Për fat të keq asnjë nga mesazhet e mia të kësaj kohe nuk u pranua apo u çmua nga drejtimi i ri i PD. Ka ndodhur shpesh që qëndrimi i mbajtur prej meje për çështje të rëndësishme si armët kimike, heqja e mandateve të grave si pikenisje e procesit te denoncimit te penetrimit të krimit në parlament, kërkesa publike për ruajtjen e mandateve te grave parlamentare dhe dekriminalizimi me çdo kusht i Kuvendit, refuzimi i bojkotit si një praktikë jo e mirë për vendet që kërkojnë rrugën europiane të progresit dhe integrimit, cuarja përpara e procesit për hapjen e dosjeve edhe kur kundërshtari dëshiron një proces gjysmak e diskriminues në mënyrë që ti të japësh platformën dhe këndvështrimin tënd për një çështje jetike për të djathtën dhe antikomunizmin shqiptar, është anatemuar, goditur publikisht e më pas gëlltitur në heshtje. Por, qysh kur unë votova në përputhje me ndërgjegjen time njerëzore e politike për heqjen e një imuniteti erdhi rradhazi edhe përjashtimi im nga fushata e Tiranës, përjashtimi nga struktura parlamentare, me urdhër personal të kryetarit të grupit.
Tashmë kjo ka pak rëndësi, sepse po vazhdoj të flas per një optikë e histori personale, e cila nuk ngre peshë në krahasim me impaktin publik që krijohet, kur ndërthurja dhe pasojat e qëndrimeve kokëforta, hipokrite, joprofesionale e jopolitike patën një pasojë të rëndë, të paperceptueshme për këdo që jeton në këtë vend. Une nuk jam e kënaqur, nuk jam aspak e lumtur jo për humbjen, por për thyerjen e madhe që ndodhi në zgjedhjet e fundit vendore…fati e desh që të mos jem pjesë e kësaj humbje dhe bjerrje, ku e çoi marrëzia e arbitraritetit, por nuk kam asnjë dyshim se prania ime do mund të sillte rezultat tjetër për mikun tim, dr.Halim Kosoven, i cili bashkë me shumë kandidatë të tjerë mori padrejtësisht frytet e një punë jo të mirë të bërë për dy vjet rresht nga drejtuesit e lartë të PD. Kjo është arsyeja pse kam heshtur përgjatë kësaj kohe, e bindur se më së fundi do kish një reagim serioz, të vërtetë, normal e rirregullues per jetën politike dhe qasjen publike të PD. Me sa duket pritshmëria ime ishte edhe kësaj here krejt e pavend. Analiza e humbjefitores nuk shkandulliti kënd…kur them këtë nuk prisja as kokëprerje e as armiqësi si ato që lindën e u përplasën pa mëshirë para dy vitesh, por më së paku një komunikim normal njerëzor së pari mes veti dhe më pas me publikun, për të fuqizuar një forcë që duket e drobitur nga një konfuzion i brendshëm, pa mendim politik, vizion e kod besimi mes pjesëve të saj.
E gjetur në këtë udhëkryq ku mungon çdo lloj komunikimi e bashkëpunimi reciprok, e përjashtuar de facto nga veprimtaria politike e deputetit, më duhet të lajmëroj veprimet e mia më të fundit të shkëputjes së marrëdhënieve formale me grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Pas këtij komunikimi aspak të lehtë për mua, më duhet të siguroj të gjithë votuesit se çdo propozim që PD do sjellë në Kuvend e që do jetë në funksion të reformave dhe shtetit ligjor, në përkrahje të shtresave në nevojë dhe shtresave tradicionale të djathta, do përkrahet e votohet pa asnjë mëdyshje nga unë. Votimi im, ashtu si deri më sot do vazhdojë të jetë vetëm në përputhje me ndërgjegjen time qytetare, politike e njerëzore dhe nuk do ndikohet në asnjë rast nga vendime partiake, arbitrare a të ndikuara nga interesa. Pozicioni im do vazhdojë të jetë në zhvillimin e rritjen e së djathtës moderne, monopolin e së cilës nuk e ka kush dhe të mundësojë krijimin e një politike që sheh nga paqja, kohezioni social, nga rritja dhe progresi i vlerave njerëzore dhe ekonomike, nga fuqizimi I gruas dhe kombit si dy krahë që rriten së bashku.
Për ta përmbyllur këtë shpjegim të mbramë, tek e fundit besoj se une e bëra betejen time për sjelljen e nje fryme te re komunikimi mes njerzve politik të së djathtës dhe me sa duket gjithe tezat e mia politike e qe mund te sillnin bazat e nje te djathte te rikonceptuar moderne, ku individi te ishte qendra e jo fundi, u konsideruan tema armiqsore. Bashkimi i ri i interesave dhe karrierave të reja, që i lidh pak apo aspak afeksioni për te djathten historike dhe Levizjen e Dhjetorit, ka arritur të zëvëndësojë ideologjine, respektin dhe kujdesin per tu ruajtur nga cdo forme diktature, me klientelizmin e njohjeve te ngushta larg perzgjedhjes dhe kriterit politik te veprimit. Dhe gjith ky mish mash, pelqimesh pa merite, urrejtjesh pa shkak, fyerjesh e zhberjesh personalitetesh pa asnje shkak do sillnin dhe do vazhdojne te sjellin nje konfuzion nga i cili mund dhe po merr fuqi vetem qeverisja, e cila ne kushte të një opozite tjetër nuk do mundej kurrsesi te ecte kaq gjate, me nje bilance kaq negativ në shpinë.
Tek e fundit, unë nuk do vazhdoj më të merrem me argumentet pro dhe kundër të asaj qe ndodhi apo do ndodhi ne PD me vonë. Largohem me keqardhje nga nje Parti që e krijuam bashkë me studentë dhe pedagogë 25 vjet më pare, por qe sot e shoh te rithemeluar larg kontekstit, boshtit dhe qellimit politik per te cilin u krijua. Tash është klientelizmi mbret i situates se re dhe shpresoj fort që njerzit politikë që ende po rezistojnë edhe për pak, të arrijnë të kthjellojnë individët përgjegjës për dëmin e madh që po shkaktojnë. Shpresoj që edhe ky largim do i shërbejë vendimarrësve partiak të kenë nje qasje tjetër ndaj figurave të vërteta politike, burra e gra të mencura që i shoh shpesh kur fyhen, anashkalohen, anatemohen e sulmohen me dhe pa intriga, për të vetmen arsye sepse ende nuk kanë pranuar kodin e heshtjes dhe pranimin e disfatës së rradhës.
Nëse jo, do duhet të shihemi jo shumë shpejt, kur ta kuptoni qe zgjerimi dhe pranimi i tjetrit si i ndryshëm me ty është fuqi, dhe të vendosni që gjithe ata që s’i deshet e që qëndruan si njerëz me dinjitet përballë do duhet të krijojnë së bashku me ju e si të barabarte edhe më shumë se ju, rithemelimin e së djathtës që e dërrmuat JU.

Nuk e ka fajin procesi . Vazhdon fenomeni i shkermoqies brenda jush. Duhet hequr djegoria thermuese qe keni ne krye te Partise. Ajo djegore ka ardhur qe nga Katovica. Procesi tuaj do te normalizohet pas 12 vjetesh. Keni kohe te gjate per tu prejtur . Mos u merzisni se kete pune keni tani.
o i marresh te keqen legjendes se gjale te demokracise o struc…
Ajo parti ku militove Ti, ashtu si u formua nga njeresz te rruges , ata qe ne sistemin socialist ,o ishin te perkedhelurit e PPSH , duke shfrytezuar njerezit e tyre te afert,qe nga babai e nena .zhahzaje e halla ……… si dhe nga ata njeres qe filluan te dalin parazit te shoqerise e kerkonin te jegtonin ne kurris te te tjerve.Ne krye u vune karjeristet e asaj periudhe, nxoret ne krye nje rrugac si Azem Hajdari,cilesi qe ne populli nuk ia dinim ,po njerezit e tij te afrt ia nxoren te palarat, patrioti i tij Izet haxhia ,si dhe patrioti tjeter Tropojani ,dhenderr i serbeve Sali Berisha . Ky i fundit e beri lolo ne parti e parlament deri sa ia gjeti dhe vendin. Tamam e vret naten dhe e qan diten. Edhe Ti qe ke shkruar 3 dylym leter mos kujto se nuk te njohim ne populli. Nuk e di perse e ke shkruar gjithe ate leter ku nuk thua asgje. Je ti ajo misela qe populli te vuri emrin Misela Palma,pasi jo vetem qe nuk fole per te 4 te vraret e21 janarit,nuk kundershtove kur shefi yt e shefja jote e quajten nje grua ,nje nenen e nje figure kryesore te prokurorise “Kurve bulevardi dhe presidentin horr bukevrdi ,pra kurvar i bulevardeve. E ne vend qe te distancoheshe ulurije si grifsh duke mbrojtur SALI Berishen e njerezit e krahut te kundert doje t’i varje te palma para kryeministrise qe te kenaqej kryeministri jot Sali,kryeministri me faqe zi,me i poshter i te poshterve qe ka par ky ven , kryeministri qe vetem shtet nuk ka patur ,njr kryeminister genjeshtare e dallaverexhi,nje kryeminister pa piken e kultures edhe pse hiqet si i ditur. Kjo je ti Misela Doda Demi. Nuk na pelcet fare se ku do shkosh apo se ke voton . Dim nje te vertet se pas dy vjetesh do flakesh si lecke ashtu si do flaaket per te treten here ajo partia e rrugecerve ,ajo partia e pianeceve dhe e horrave hajdute e drogaxhinjer ,ku ke militueuar TI. Mesoje edhe nje here nga ne populli qe thot: ” Tjetrit mos i shiko gunen ,por punene ” U kemi pare se visheni me rroba te shtrenjta,e canta dore 2000 euro.me makina lluksoze ,etje ne parlament na cani bythen me fjale keqardhje per ne popullin. Kujtoni se ne e ham sapunin per djathe,por u ka len mendja JU ,e syte u jane erresuar nga hajdutlleqet qe i kini bere ketij populli. Letra jote 3 dylym e gjat vetem se na beri per te qeshur e as na gudulisi fare.
POPULLI , ,SHUM I SAKTE KOMENTI ,,,,,KESAJ ZONJES DO I JEN PRISHUR PAZARET,,DHE DO TI KETE NGELUR QEJFI PER NDONJE GJE,,OSE NUK MUND TE PERFITOJ ME NGA NJE PARTI SI PD, QE PI BIEN PENDET SI AJO PULA PLAKE,,,,,KE BER PJESE DHE JE PJESE E ATYRE BAZHIBOZUKEVE TE PD,, THJESHTE BASHA DHE PALOKA TE KAN LENE MENJANE,,,, TEK CORBA E PD KE GATUAR DHE KE NGRENE DHE TI,,,,,,,
Cpate more thumbi, po te verteten po thote Mesila. Po kerkon qe Basha tew behet pak me kryetar se mbeti prapa Berishes.
Sa rende qe jane keta te PD-ja , aty brenda duhet nje reforme e vertete.
Me siguri qe Mesila ndihet e vecuar nga Partia Demokratike qe eshte revoltuar ne kete menyre,
Mesila ne nje fare menyre ka pohuar se Basha duhet te jete me venmdimarres brenda partise dhe te sillet si kryetar i PPPD-se dhe jo si vasal i Berishes
mesi ki kujdes se edhe mandatin ta heq saliu
Mesila,valle u merzite nga Saliu,ti per te te varje tek palma !
Tani u kujtove te flasesh ti kur era e qelbur po kuturbon gjithe PD-ne?Shikoje faqen e pare te gazetes Dita dhe ke pare PD-ne sot : PD nje mut i madh dhe Luli-lulja qe rri mbi te.Vini moj vajze gishtin mbi plage,pastrojeni,qeroheni,duroni dhimbjen,veri melhemin e duhur….dhe do sheroheni,sigurisht vetem nese deshironi vertete.
Si e cuditshme me duket qe po folka Mesila keshtu
Do ta kete nji arsye te forte – thom une
Shoqja Mesila kjo eshte fytyra reale PD dhe e jotja bashke. Ne ADN e PD, ku ti je deputete eshte, vidhni zgjedhjet, pavaresisht per cfare behen e ku behen, mjafton qe jane zgjedhje (votime) ato duhet te vidhen, bekimin e ka dhene i shtrenjti, i pakrahasueshmi, themeluesi (i vjedhjeve), adhuruesi i juaj ( Llapa-qene), krimineli Berisha. Koha e juaj perendoji, tani grihuni dhe hani vetveten mjaft me, populli Shqipetar shpetoj nga nje tumor malinje me emrin Sali.
e zonjusha e pa ndrojtur mesila e ke ditur me heret problemin po e kuptoj mjaft mire se tani pse ste pelqen
ka ardhur koha te ndaheni nga tropojanet se u mbyten ne parti dhe kudo bashke me spiunat e serbit
Mesila Doda! I vjen anes dhe nuk thua asgje! Gjysem te verteta bejne nje genjeshter te madhe! I vrau apo jo Berisha 4 ne bulevard dhe a beri mire qe nuk i vari te tjeret ne “palmen” tende te famshme tashme?! Mesila mund te kete te drejte ne raport me PD por me popullin edhe ajo eshte pergjegjese per krimet berishiane! Tani qe PD po kthehet ne kufome kalit te ngordhur do ti heqin patkonjte. Me mire kurre se vone!
Jeni mbledh mashtrusat dhe ordineret ne nje çete. Ne çeten Sali Baba me 40shkerdhata. Pacim per 12-vjet!
JU KENI MBARUAR NUK KA ME PD ,KJO GJE KA NDODHUR DHE NE FRANCE KU PD U KATANDIS NE 5 perqind .DUHET NJE GRUPIM IRI I PD JO ME KETA SHARLATAN HAJDUT VRASES .MBAS 8 VITESH DO TE DALIN NJEREZ TE RINJ ME IDERA TE TJERA ,KOHA JUAJ KA SKADUAR NUK JU BESON ME NJERI
nivel i ulet shume
katund i pjerdhur hajdutesh
Eh moj Shqiperi e gjore, po prite te zgjidhen hallet nga politikane te nivelit te tille, keq i ke punet
Mesila, keto qe thua tani duhet ti kishe thene pa vdek Olldashi, qe kur u be ajo gara e qelbur per “kryetar”. Ka qene nje corbe e gatuar ne kuzhinen e Sali Diteziut.
Tani ekzistoni vetem per te kenaqur Berishen me shpuren etij prej servilesh e krejt pa identitet.Refermojeni kete parti te idealeve te dhjetorit`90 ju qe besoni ne te ,se une nuk besoj ne te sa te jete fizikisht gjalle SRBerisha.
mesila moj vajze, mos kalo andej nga tuneli i Elbasanit se nuk ka mbaruar akoma…
Mesila he moj vajz si je tani? Rri rehat Mesi se po te degjoj Sala te futi hurin ty dhe Kelit tend. Ti te varje moj zemer te palma. O te hengert mortja ty, Kelin tend dhe Salen tend. Rrini si m.t nashi se gje tjeter nuk u ka mbetyr. Nuk u pjerdh me njeri juve. Shkoni pastroni ndonje plendes vici tani se per kete pune jeni ju tani….
Beni gam-gam ju.
Te me kishe thene mua “do te var te palma” dhe te isha sot minister rendi, po e shifje mire Saliun, Lulin dhe pjesen tjeter te katundit tend ti
Zonja Mesila merrini keta te pa kenaqurit nga Sala dhe o burra formo parti tjeter se nuk puthni me ju dhe mbeshtetsit tuaj ne PD. Tere kohen sa te komandoj Sala, dore e dyte do jeni ju nuk behet llaf fare. Tani ke rast te marresh nje dore te mire qe duan te shkeputen nga PD ti, Patozi, Bode krijoni nje grup parlamentar dhe behuni gati per zgjedhje lokale.
Apo eshte keq puna se i ke lyer dhe ti qerrata duart me mut keshtu qe nuk shkeputesh dot?! Po te ishe e paster do ta beje por fakti qe nuk shkeputesh dot do te thote qe ke dhe ti zollumet e tua. Te kuptojme fare mire. Tani te zuri rri si mut nashi ske ci ben. Ja kesaj i thone qe zollumi te ze syte. Do ta na e thuash tani “KUSH E VRAU SOKOLIN”?
Ah moj Mesila , moj çupa e xhaxhait ! Ti ke qene ne gjume deri tani . Sot po e merr vesh se jeni kuklla ne duart e Sali Berishes. Ai ka luajtur dhe luan me ju si ja do e bardha zemer !Mos u merzit se ai i rregjistron te gjithe kundershtaret e tij dhe ja u tregon vendin .
Bravo Mesi
ke marre poze si zhan d’ark
TASHTI DO SHOFIM PAK TEATER NGA AI I LIRI KU DO SHAHEN DHE DO OFENDOHEN MES NJERI TJETRIT DO I NXJERRIN TE THENAT DHE TE PATHENAT DHE PASTAJ DO DALIN EDHE DISA PARTI TE REJA .
KENA ME PA DRAM SHEKSPIRIANE ME AKTOR ORDINER .
NE SI POPULL PRESIM QE KTA QE KAN FITU TE QEVERISIN ME RESPONSABILITET DHE TE GJITH SHARLATANET QE PO IKIN TI PERGJIGJEN DREJTESIS PER TE LIGAT QE I KAN BER KTI POPULLI MINIMUMI
Zonjeza Mesila! Qejfi ha kumbulla te tharta. Ti e ke nga qejfi apo nga zori kete qe thua? Me duket se ke “pertypur” okllaine. Ke bere duvane turkut, e tani do te besh kryqin e kaurit.
Mesila Doda tregon se esht nje grua e mencur. Ne PD nuk ka me vend per njerez te mencur e me kontribute. Ne PD ka vend vetem per sahanlepiresit e kryetarit te rradhes.
Po pse grua eshte MESILIÇka???
mesi takohemi tek Palma merr litarin me vete se cengelin e kam vete…
luan here ne theater here ne estrade
dhe me kujtohet qe me xhozin ,collakun,bregun ,thonin burre i vogeledhe ish ambasadorit Z.ARVIZU,
si e keshillojne ne kete foto.
Mesila,vetem ki kujdes,tregohu me e zgjuar me vetvehten,dhe mos i beso asnjeriu,se jeta suprize eshte,majtas dhe djathtas te nje kallepi jane…BRACJA pa ardhur ne pushtet nxorri me fakte 100hajdute,tani hesht,se e siguroi nje karrike,dhe keshtu po bejne te gjithe me radhe…se e dine mire parimin,qe po me fute sot ne burg,do ta shperblej neser,ndersa neve ketu si mbushesa qe jemi mundohemi te bejme te zgjuarin………………
Mesila ti nuk perfaqson gje tjeter pervecse karakterin tende egoisst dhe karjerist. Per te arritur qellimin tend po ben nje “lufte” te shpifur dhe per kete, i lumte Lulit qe e ka kuptuar duke ta
treguar edhe ty gradualisht vendin.
Mesila hidhu sa seshte vone nga Iliri aty ku e bere kursin e partise.
Mesila Doda, ky gur themeli i hershem i pluralizimit, kjo vlere e qytetarise, demokracise dhe politikberjes ne vite, kjo kontribuese dhe vendimmarrese gjithe zhvillimit te Shqiperise ne keto 20 vite, sot meriton vemendje, mirenjohje dhe vleresim nga te gjithe ne! Liria e mendimit dhe kurajo per tu zhvilluar ne idealet qe njeriu vet zoteron, eshte ajo qe meriton nje bravo te madhe! Suksese!
Ikanaket e partise tende kane vite qe kane festuar 20 vjetorin,packa se u kthyen kur ju premtua garuzhda ne 2006-en.Ti bjondine ishe dhe mbete nje nga burite e se keqes.Palma do te te ndjeke ngado.Ajo palme nuk te la mbase,as te reagoje per ”laviren e bulevardit”-them keshtu,meqe te paska mbetur qejfi se nuk u realizua raporti ne pjesmarjen e femrave ne parti e parlament.Si nuk permende nje emer e mbiemer.Pas 25 vjetesh,i hodhe pas kraheve bemat e gjemat dhe mendon se do lahesh…Kurre.Do te te vije ngahera era e mishit te djegur te Gerdecit dhe 21 Janarit,per te cilat e pate mundesine te flisje dicka ne kete leter.Kete ta beje per veten tende,se mbase do te te zinte gjumi me mire.C te te them me une e ngrata o bjondine.Si nuk the asgje per Sokolin.Na u duk sikur i pate ca fjale ne gryke ato dite….
M.DODA,u largua nga PD.Ato qe shkruan ne kete paçavure nuk i mbush mendjen askujt se perse u largove nga ajo FUNDRINE,HALE e sekeqes ne kete vend.Ne e kuptojme se Luli nuk te pelqen si drejtues pasi udhehiqet nga BABI SALI.Pse nuk thua nje fjale per SALIMILLOSHEVIÇIN qe e terrorizoi kete vend ne gjithe keto vite dhe perseri qendron ne politike? Pse nuk largohet nga drejtimi DEFAKTO i PD? Kush e vrau A.BROCIN,A.HAJDARIN,S.OLLDASHIN,XHINDIN,TREBICKEN,R.HOXHEN,A.SANTON,etj,etj.Kush i mirpriti e perkrahu firmat piramidale 97,Grushtin e shtetit 98,Embargon e naftes,shitjen e detit,rrugen e kombit.E fundit Z.DODA.A ju kujtohet PALMA,ndodhia e 4 te vrareve ne bulevard?-Pse nuk the nje fjal per ta e 26 te vraret e Gerdecit.Ju jeni nje llapaqene perkrahese e Sali-kriminelit,i cili damkosi K/prokuroren dhe presidentin me fjalet me rrugaçerore si te nje adoleshenti prostitute.Ke kehe te reflektosh.Kjo qe shkrove ishte sa per oreksin e atyre qe te urrejne njesoi si SALIUN,JOZIN,LULIN,MULIN,STRAZIMIRIN-rrugaç e KO…!
Mesila eshte nje ze i paster sot per sot ne ate qe eshte duke bere me fjale e me vepra ,sa per Kelin askush nuk ka te drejte ta pergojoje sepse nuk ka askush te drejte te ngaterroje edhe familjen me punen .
Per mendimin tim Keli eshte nje njeri shume i mire , me cilesi per ti patur zili nga kushdo nje familjar dhe baba i shkelqyer .Gazetar e analist teper objektiv.
Sa per fyerje banale te z Mesila moderatori i Dites te mos i hedhe ne treg ajo ka edhe femije te rritur qe do i lexojne keto lloj xhevairesh allashqiptareshe.
Ky lloj te shprehuri mendim hapur por i fshehur nga vetvetja dhe te tjeret nuk eshte fort burrerore me sharje e fyerje prapa shpine.
Mesi te erdhi veza ne b.the moj, ne dac beje ne dac mos e bej, per ne shqiptaret qe te njohim ska rendesi se vete i hyre lojes pis te Salehut, por nje keshille si femer do ta japim, kontrollo makinen ne mengjez bashke me tetshoq, sepse e ke marre vesh se ci ndodh atyre qe ia dredhin Salehut?????
plasi ne kucove……..do kemi vere te ashper dhe te ftohte sivjet.
bravo albana,
pershkrimi juaj eshte zbulim sikur erdhe sot nga planeti i zululuve..
mos vej dhe kjo te Qifja dhe Idrizi.
Thone qe Qifja i ka dhen nja gjys milioni nje ministri te Rames
Te jet e vertete?
z-doda anuk e keni kuptuar qe deri dje ne pushtet ju perdori berisha si enveri me komunistat
tani nuk ka me nevoje per ju.z- doda a e dini ju se partia juaj u krijua me berishen e dale nga katovica, dhe ju jeni produkti i saj.fakti po tregon se edhe enveri i perdorte njerezit etij deri sa nuk i hynin me ne pune pastaj i flakte tej. keshtu po veprohet edhe me ju. ku eshte z patozi mos ka filluar te ngroh veze. ku eshte z bode edhe ky, ku eshte ish ministri i bujqesise te gjithe i perdori berisha dhe tani u thote o urte o pas olldashit. asnje nuk keni kurajo ju te perballene drejt per drejt me te verteten, perse nuk dilni kunder bashes dhe berishes per fillimin e punes per ndarjen territoriale? kjo eshte nje prove se ju me te vertete keni kuptuar se ju kane perdorur dhe se nuk keni frike te ate qe mendoni se eshte e drejte…..por kjo ju ben te keni frike se humbisni mandatin. nje keshille menyra me e mire per te endruar ne politike tani pas ikjes nga PD eshte te beni dicka kunder berishes kjo dote jete nje fitore e juaja, disidentet e bashes&berisha…
Mesila , je shume e pafuqishme ndaj goxilles Berlulovic , ki kujdes moj e shkrete , mos e vish mamane me te zeza ( nqs. e ke gjalle ) se goxilla ta ve koken ne gijotine e s’i vjen keq fare per asnje kundershtar. Kendo ne korin e tij e mos dil soliste , se ta pret gjuhen me rrenje krimineli i lindur , sic ka bere me mijera shqipetare gjate 23 viteve.
e para qe duhet te iki nga pd eshte zhelefina
Mos i besoni kjo rrin gjithe diten me Teta Lilin ose lirijen e saliut.
Zona Melisa,para se te shfaqesh ne tv ,duhet t,i kerkosh falje publike popullit per 21Janarin kur doli e the do t,i varim te gjithe ne litar te gjihe ata qe i afrohen Kryeministrise Kjo shprehje me ngjan me veprimet e Hitleri qe i beri figurava.Ja pra pse duhet te kerkosh falje tani me jo zonje por nje mjerane e pafytyre.Per karige ju ndroni petkun pa pile turpi
Po ajo puna e varjes te palma para kryeministrise cilindo qe i dilte kuner Berishes, si u be moj Mesila meseleja? Ap tani qe Berisha ( dhe Lulja), te kane spostuar, ti kujtohesh per reforme dhe revolucionarizim te PD? Nuk revolucionarizohet ajo parti sa te jete gjalle kufoma vicidolase dhe sa te kete shpifesira si ti e Zhele-fina qe ktheni krahet nga fryn era!
Shume mire ke bere qe ike.
Mos pusho se foluri asnje dite per krimet e Saliut dhe do maresh votat e popullit pa qene nevoja tu lepihesh kryetareve
Turp te te vij per 21 janarin. A je nene ti a je monster??
Kokat hengshi njeri me tjetrin, nje rrace m…jeni te gjithe.
E kujt i plasi se cfare ben Mesila ????
Krahasimi me Timoshenko eshte i pavend!Timoshenco ishte Shefe e Ukrahines,dhe me nje hapesire te madhe veprimi,dhe tashme e izoluar,por Ukrahina,eshteb tjeter brum,dhe nuk ka te beje me Shqiperine,apojomer!Nuk e marre ne mbrojtje,Mesilen,por koha e pafaforshme ne te cilen ndodhet,eshte mendoj Une,jo vetem faji i Saje.PD,vazhdon me stilin e vjeter,dhe sado qe ta mbeshtetesh,prapseprap,nuk ka shkeputje nga ai stil,dhe largimi i Dodes nga Pd,eshte nje sqarim,i ksaj rruge!Dhe kjo rruge mund ti jape fitore te njepasnjeshme PS,dhe Luli,dhe Paloka,do te vazhdojne te kerkojne shkaqet e humbjeve.Nje veprim shume i rrespektuar nga Doda,dhe nje rishikim kritk i te kaluares se Saje nga Vete Ajo,per vazhdimin me dinjitet te rruges Politike,si Politikane e eklibruar,dhe e pakompromis,larg neputizmit Krahinor e Partiak.Me keqardhje verej se Pd eshte nje mbeshtetese e forte e PS,dhe Politika Shqiptare praktikisht eshte pa Opozite!
Mos u mundo te na mbushesh mendjen se ke qene parimore! Jeni dhe ju paciente mes te semureve kronike te kesaj palo partie, qe nuk ka lene gje pa i bere ketij vendi! Keshtu do te firoje ky formacion politik, deri sa te kthehet ne nje cete horrash e cubash te menderosur! Turp, pasi patem mbajtur shpresa te medha te ju, por na e shperblyet bukur! Kurre mos u a pafshim me hajrin dhe fytyren! Paci faqen e zeze!
Merreni, e gezofshi.. erdhi vete ne folene te vjeter, ne gjirizin neokomunist.