Mesila e bën qepaze Tsiprasin

Dita

Deputetja e PD reagon tashmë jo vetëm për komunizmin në Shqipëri, por dhe në vende të rajonit apo dhe në botë. Këtë
javë ajo ka sulmuar kryeministrin e ri të Greqisë, i cili vjen nga partia e majtë ekstreme Syriza. Doda thotë se komunistët
i urrejnë gratë pasi asnjë grua nuk është bërë ministre. “Asnjë grua në qeverinë e Tsipras. Këta komunistët kot bëjnë sikur i djeg barku për çështjet sociale si p.sh. barazia gjinore…asnjë grua nuk është zgjedhur në qeverinë e Tsipras.

Me sa duket ekstremistët politikë dhe religjiozë shpesh kanë të njëjtat shije. Keqardhje për Greqinë, vendosi një tjetër standard turpi në BE, gratë nuk meritojnë asnjë rol në vendimmarrje… Keqardhje për të gjitha gratë që e kanë votuar. Do ishte e udhës të që në parlament të mos e votonin deputetët gra që ai ka në maxhorancë, përderisa i konsideron si jo të denja për qeverisje, perse duhet të harxhojnë
votën me këtë taleban” shkruan Doda.

Epo me kutin që ka përdoprur Mesila për të majtën i bie që Rama vetëm i majtë nuk është. Ai e ka kthyer administratën
në… matriarkat.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *