Mesila i flet ish-mikut të saj për “helme”

redaktor

Deputetja e PD-së, Mesila Doda, në këto ditë të nxehta gushti është kujtuar për mikun e saj, Sokol Olldashi.

Ajo ka zgjedhur një datë simbolike për të shkruar disa radhë në Facebook-un e saj për deputetin që humbi jetën në një aksident tragjik.

Mes të tjerash Doda shkruan: “9 muaj, një jetë. Pak rreshta mund të shkruaj sot për ty miku im, sepse tek e fundit kanë qenë të pakta, krejt të pakta ditët që ti nuk ke qenë me ne. Urrej shprehjet e socrealizmit që thonë, ti je i gjallë e rron në zemrat tona. Ti nuk je më në këtë botë dhe unë e di, por na vishesh përditë në kafen e mëngjesit, në batutën e radhës, në rebelimin e mbrëmjes, në dashurinë për më të dobëtin, për kauzën e së ardhmes. Siç thotë S.Agostino thjesht ke ka kaluar në një dimension tjetër, por kjo nuk është arsye për t’u trishtuar dhe për krijuar distancë me ty. Ti ke qenë në buzëqeshjen dhe lotët e të gjithëve ne. Por ne nuk kemi asnjë distancë me ty. Do vazhdojmë të thërrasim me emrin që të kemi thirrur gjithmonë dhe të duam si gjithmonë. Rri i qetë Koli, helmet nuk të bëjnë keq aty ku je”.

Mesila njihet si një deputete që ka bërë pjesë te ”grupi Olldashi”, rivalë të Bashës por që u shpërbë me vdekjen e ish-ministrit të Transporteve.

 

Rubrika “FACEBOOK SPY” çdo fundjavë në DITA.

Share This Article
10 Comments
  • Këto ndjenja të ngrohta për ish mikun?…hëm… çoç na thonë më shumë. Shumë të pasur e ka botën emocionale kjo Mesila e palmave.

  • MESILA ME KETE NOSTALGJI SHEKSPIRIANE QE MANIFESTON, SIC DUKET DO TE KETE PATUR MBRESA TE PASHLYERA NGA KONTAKTET ME KOLIN. I LUMTE KOLIT, NE KETE DREJTIM PASKA QENE ME TE VERTET MASHKULL DINJITOS

  • mesila nuk e di a I lexon keto komente por ndoshta gazetaret I perdorin per artikuj.
    n,q,s vertet e ndjen mungesen e shokut ,mikut tuaj e filluat te rinj rrugen politike gjeje vrasesin ate e ke perpara syve , ne gjirin e partise qe je ata qe derdhen lote krokodili .besoj e kupton . lufto mos e mbaj peshen e dhimbjes se nje dite do te takoheni e sokoli I ndjere do te thote pse me le te talleshin me mua pse u bere pjese e fundosjes

  • Gojet e pista nuk kane fre ne kte vend….kane qene miq dhe eshte e natyrshme te shprehe fjale te tilla me ate grade ku kane shkuar dhe me ate fatkeqsi qe kaluan…mesila ka familje, burr dhe femije, po ishalla po i lexon dhe ben mire tju hape procese ne prokurori ju gojeve te pista se tani denoheni edhe me ligj po te bej punen e vet Llalla…

  • Mesila e di ate shprehje? Po kjo ishte loja…vaj palme ka nxjerre ai i ngrati per ty…edhe palce kurrizi ndoshta…

  • SA per ate qe thote mesila qe olldashi do te kujtohet gjate nga shume persona ka shume te drejte por;jo per mire,ishte ky i shuar qe mbajti fjalimin ogurzi per te hedhur ne rruge te madhe
    familjet e pa streha,te vuajtura e pa perkrahje qe i shuari i quajti bllokmene,nje e moshuar
    vdiq ne lulishte aty ku ngriti nje gjoja cader dhe ne ofshamen e fundit e mallkoi ate dhe ata qe e perkrahen. ZOTI e degjoi renkimin e saj, pa bere gjashte muaj e mori te shuarin qe ta gjykoje dhe ta
    ndeshkoje perjetesisht.Ky ishte nje paralajmerim edhe per te tjeret qe i bien me qafe te varferit
    dhe krijojne lumturine e tyre mbi fatkeqesine e tjetrit.

  • Ne nje kohe qe shqiperia u uzurpua nga te paligjshmit,te cilet po ligjerohen,ata te cilet ishin te ligjshem u nxorren nga shtepite me dhune,gje qe duhej te ndodhte e fundit,pasi te ishin pastruar pronat nga paligjshmeria,..dhe e gjith kjo u be per mafien e ndertimit qe kish pushtetin.
    Mallkimet e njerezve vershuan, qe ne sallen e parlamentit kur ky autokrat,beri avokatin e djallit..dhe kush thote qe nuk te ze mallkimi ??Zj Mesila te rrosh e ta kujtosh sinqerisht,por jo te gjithe jemi te nje mendje,,thone se nga kjo jete u nda me tejkalime detyrash,kudo qe i vajti syri
    ..jo me kot thone tahmaja e madhe ta ha koken…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *