Mesilën nuk e ze gjumi. Pas mesnate në Facebook: Po sikur…

redaktor

Biondja e Partisë Demokratike Mesila Doda nuk është mësuar të hesht. Këtë e ka bërë që kur ishte studente e dhjetorit 1990. Ju kujtohet ajo vajza me shall në kokë nën batanije?

Në orët e para të ditës së djeshme (kishte kaluar mesnata) Mesila postoi një status në Facebook. E kishte me Tahirin (Sajmir), me atë që donte ta varte te Palma!

Ajo nuk e kupton dot takimin e tij me Ministrin e Brendshëm Italian. Me tej ngre pyetjen: “Po sikur….Meta të tërheqë mbështetjen, Edi Rama të besojë se ka një kandidaturë tjetër më të mirë, kandidatura të mos kalojë dot në Parlament a në Presidencë…për çfarë dhe me ç’tagër e bëri takimin???”.

E pasi e quan si jo korrekte gjithë këtë situatë, Doda e mbyll shkrimin e saj: “Kjo që po shohim është një skenar, pjellë e padurimit dhe dihet që në politikë ky është këshilltari më i keq….”.

Kuptuam që njësoj si gjysh Saliu Mesila do ti bashkohet opozicionit në Facebook. Por mbi të gjitha nga orari i postimit kuptuam edhe diçka tjetër: Mësilën nuk po e zë gjumi natën!

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *