Kur Hitleri është në shpërthimin e etur dhe egoizmin për pushtet absolut, një gjerman i mjerë, i varfër, i pafuqishëm, i demoralizuar, i kishte varur të gjitha shpresat tek Zoti! Dhe s’bënte gjë tjetër, përveçse përditë, kur shkonte në mëngjes herët për në punë, kalonte nga kioska e gazetave kryesore të ditës, e paguante gazetën, e shikonte në faqen kryesore, e linte mbi tezgë e shkonte në punë.
Kjo u përsërit gjatë, disa herë, e gazetashitësit po i bënte shumë përshtypje ky veprim, e një ditë iu drejtua gjithë mirësjellje: “Më falni zotëri…, ju njoh dhe e di se jeni një punëtor i varfër i Rajhut dhe nuk kuptoj një veprim tuajin, ma paguani gazetën e ma lini prapë në banak…Çfarë kërkoni?”
-“Më fal, po pres të vdesë një njeri i urryer”!
-“Më falni, zotëri! Ata që vdesin i keni në faqen e fundit! Kërkojeni atje!”
– “JO! Ai që urrej unë do dalë në faqen e parë e me fotografi të madhe!”, e prapë e la gazetën e paguar mbi tezgë….
Tani, që të mos e lëmë dhe ne veten tonë vetëm në mëshirën e Zotit, apo në mëshirën e …politikës, mëso, të paktën një herë nga historia jote ose e tjetrit dhe mos e bëj më që të përsëritet e njëjta histori!
E-mail nga adresa: [email protected]