Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka firmosur urdhrin ku parashikohet që viti akademik 2015-2016 në institucionet e arsimit të lartë, të fillojë në datën 12 tetor 2015 dhe të përfundojë në datën 30 shtator 2016.
Periudha 21 dhjetor 2015 deri në 3 janar 2015, do të jetë periudhë pushimesh për studentët.
Institucionet publike të arsimit të lartë, në përfundim të regjistrimit të kandidatëve fitues, do të dërgojnë në të gjitha ndërmarrjet “Trajtimi i Studentëve” sh.a., listën e studentëve të regjistruar, sipas programeve të studimit dhe fakulteteve përkatëse.

Ndërmarrje? Ç’janë këta, studentë, apo traktorë të SMT-së?