Policia e Vlorës ka arrestuar 6 persona të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer një numër të madh vjedhjesh në qytetin bregdetar.
Ata kanë kryer 12 grabitje të ndryshme në Vlorë brenda 4 muajsh, nga muaji janar deri në prill.
Sipas raportimit të policisë, shënjestrat e tyre ishin më së shumti bizneset, ku mbizotërojnë lokalet.
Numri më i lartë i vjedhjeve është kryer gjatë muajit prill, ku janë realizuar 6 grabitje nga 12 në total.
Të arrestuar janë Eduart Murati, 45 vjeç, Beqir Murati, 22 vjeç, Olsian. A., 18 vjeç, Arklejd. M., 18 vjeç, Markel Stara, 21 vjeç, dhe I.T., 16 vjeç.
Si dhe u proceduan në gjendje të lirë, për shkak të moshës së mitur, M.L., dhe A.V., të dy banues në Vlorë.
“Policia e Vlorës pas një pune intensive dhe profesionale, ka bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të një sërë vjedhjesh të kryera prej shtetasve të mësipërm, të cilët vepronin në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dhe konkretisht:
Më datë 19.04.2018, në lagjen “Isa Boletini”, kanë vjedhur me thyerje, lokalin Bar-Kafe në pronësi të shtetases A.L., ku kanë marrë sende të ndryshme, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, thotë policia e Vlorës.
Ata kanë vjedhur kryesisht banesa, servise makinash dhe markete, dhe janë dokumentuar 11 vjedhje.
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Vjedhja, kryer në bashkëpunim”.
a.s/dita

Ky 45-vjecari duhet te jete kapo i kesaj bande.
Denimi me i drejte per kete takem kusaresh eshte konfiskimi rrenjesor ,deri ne kanatjere,dhe flakja ne rruge te madhe,pa asnje dyshke te ngordhin perfare.
Nuk ngordhin keta se kan gen krokodili e kafshojn ne uj ne lluc e stere ! Keta, pasi ti lesh ne kanatjer, ti flakin ne nje tunel tankesh , nga ato te asaj kohe e te han njeri tjetrin, qe tju shuhet fara !