Teksa mëngjesin e sotëm u votua në Kuvend qeveria e re ‘Rama 3’, ditën e nesërme kryeministri Edi Rama dhe kabineti i ri do të betohen te presidenti Ilir Meta.
Mësohet se ceremonia e betimit do të nisë në orën 10:00, në Presidencë.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu shkruan se pas ceremonisë së betimit sipas traditës, Presidenca do të organizojë edhe një koktejl.
Pas mini-festës Qeveri-Presidencë, i gjithë kabineti do t’i drejtohet selisë së këshillit të ministrave ku në orën 10:30 parashikohet mbledhja e parë e qeverisë ‘Rama 3’.
Kujtojmë se qeveria “Rama 3” do të përbëhet nga 12 gra e 5 burra bashkë me kryeministrin. Rama dhe ministrat e tij do të betohen te një President që ka marrë ‘vulën’ e shkarkimit nga Kuvendi i vjetër, por jo nga Gjykata Kushtetuese.
Ishte mazhoranca e PS që inicioi shkarkimin e Metës me pretendimin se kishte ndikuar dhe ndërhyrë në zgjedhjet e 25 prillit duke dalë nga statura e Presidentit.
Nga ana tjetër, Meta e ka dhënë një sinjal dakordësie me qeverinë e re, pasi ka emëruar dekretimin e të gjithë anëtarëve të rinj të kabinetit Rama.
j.l./ dita

Ky hajdut organizon feste per te rregulluar biografine per nje kater vjecar tjetet ne predidence.
Keta jane te pa skrupullt.
Dhe gjykata kushtetuese si kushtetuese qe eshte, do thone ne mbledhje; nuk e shkarkojme se Rama nuk ankohet me dhe kushtetutshmeria ne Shqiperi merr vulen e brekeve te Monikes qe ja mbante Fatosi varur ne makine dhe i thoshe Ilirit shikoji ato breke. KJo eshte kushtetuta, dhe kjo eshte Shqiperia e jo shqiptareve.
kujdes nga kokteji i presidences.
Qeveria me mire te mos haje gje ne presidence.