Harroni kujtimet e hidhura “shkencërisht”…

Elena Tase

Të gjithë kemi përjetuar dhe do të përjetojmë momente jo fort të mira gjatë jetës sonë. Shpesh përpiqemi t’i injorojmë në mënyrë që të lëndohemi sa më pak. Por ekspertët thonë se duhet të bëjmë të kundërtën.

Një studim i ri i udhëhequr nga shkencëtarët në Univeritetin e Teksasit në SHBA, sugjeroji se për të harruar diçka, ju duhet të përqendroheni pikërisht tek ajo që doni të fshini nga memoria juaj.

Dekada hulumtimesh kanë treguar, që ne njerezit kemi aftësinë për të harruar diçka në mënyrë të vullnetshme, por se si truri ynë e bën këtë, kjo mbetet ende të zbulohet.

Në studimin e ri, hulumtuesit monitoruan një pjesë të trurit, të quajtur korteksi temporal ventral, i cili na ndihmon të përpunojmë dhe kategorizojmë stimujt vizualë. Në një eksperiment me 24 të rritur të rinj, pjesëmarrësve u treguan fotografi të skenave dhe fytyrave të njerëzve, ku secili prej tyre u udhëzua që të mbantë mend ose të harronte secili prej imazheve.

Gjatë eksperimentit, aktiviteteti i trurit të secilit prej pjesëmarrësve, monitorohej nga imazhet funksionale të rezonancës magnetike. Kur studiuesit shqyrtuan aktivitetin në korteksin ventral temporal, ata zbuluan se akti i harresës, përdor më shumë fuqi të trurit.

Natyrisht, harresa e imazheve të veçanta, e kërkuar në një eksperiment në një laborator, është shumë e ndryshme nga distancimi i kujtimeve të dhimbshme ose traumatike i ngjarjeve të përjetuara në botën reale.

Por mekanizmat që vihen në punë mund të jenë të njëjta, thonë studiuesit, dhe zbulimi se si t’i aktivizoni ato, mund të jetë një përfitim i madh për njerëzit në mbarë botën, që kanë nevojë t’i harrojnë gjërat negative me të cilat duhet të përballen.

e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *