Bnucci, i cili është transferuar këtë verë te Milan për 42 milionë euro, konsiderohet prej disa vitesh si një prej mbrojtësve më të mirë në botën e futbollit. Në fakt, aftësitë e tij teknike, të bashkuara me ato mbrojtëse, e bëjnë atë një nga më të mirët në planet.
Kundërshtarët
Gjithsesi, debati se kush është mbrojtësi më i mirë zbehet në krahasim me debatin se cili është futbollisti më i mirë në planet. Tifozët janë të ndarë me Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, por Bonucci i ka idetë e qarta. Ai është përballur me të dy dhe ku është pyetur nga mediat se cili ka qenë kundërshtari i tij më i fortë, ka thënë se: “Më i miri në botë? Cristiano Ronaldo. Është më i miri me të cilin jam përballur. Ka cilësitë e një kampioni”.
Shoku i skuadrës më i mirë
Leo ka përmendur ish-shokun e tij tek Juventus dhe Italia, Andrea Pirlo, si më të mirin me të cilin ka luajtur: “Më i miri me të cilin kam luajtur? Pirlo. Jepi topin dhe ai do ta dërgojë aty ku duhet. Kam mësuar shumë nga Andrea”.
