Messi: Argjentina është gati për të fituar Kupën e Amerikës

redaktor

Lionel Messi dhe Javier Mascherano ishin dy lojtarët e fundit që iu bashkuan Argjentinës në La Serena të Kilit, vendgrumbullimi ku përfaqësuesja “albiceleste” po u jep dorën e fundit përgatitjeve për përfaqësimin në Kupën e Amerikës. Dy futbollistët që ishin të angazhuar me Barcelonën në finalen e Champions League janë në formë të mirë dhe priten të zbresin në fushë që nga fillimi në takimin e parë ndaj Paraguait. Në eventin që do zhvillohet në Kili, Argjentina do të synojë ta cojë në 15 numrin e trofeve të fituar në Kupën e Amerikës. Për Messin fitimi i këtij kompeticioni do të ishte dicka e jashtëzakonshme për të gjithë argjentinasit, për më tepër që trofeu i Kupës së Amerikës i mungon nënkampionëve të Botës që nga viti i largët 1993.

“Ne kemi shumë dëshirë për ta fituar këtë edicion të Kupës së Amerikës, ky kompeticion vlen shumë për ne. Vijmë këtu në Kili pasi zhvilluam një Kupe Bote shumë të mirë dhe do të bëjmë gjithçka për të fituar. Kemi në dispozicion një brez të shkëlqyer futbollistësh që dëshirojnë të fitojnë me çdo kusht një trofe me skuadrën kombëtare, përfshirë këtu edhe mua. Tashmë dihet që Argjentina në të gjithë turnetë ku merr pjesë është një nga skuadrat favorite për suksesin final. Ne besojmë te aftësitë tona dhe jemi të bindur se mund tia dalim”.

Më pas kapiteni i Argjentinës u përqendrua te sezoni fantastik që zhvilloi me Barcelonën. “A është ky viti më i mirë i karrierës time? Është e vërtetë që gjatë sezonit të fundit kam qenë në një formë shumë të mirë. Gjërat na shkuan në mënyrë perfekte me Barcelonën dhe jam i lumtur që arritëm të fitonim tre trofe. Ky ishte një vit spektakolar në kuptimin e plotë të fjalës për mua”, – tha Messi.

Share This Article
2 Comments
  • Duke qene fansa te Barces, Messi qe te thyen ne mes n’a ka kthyer ne perkrahes te Argjentines per te fituar kupen e Amerikes. Kete kupe e kane te sigurt se nuk kane rivale, per momementin kundershtare do te kene vetem Meksiken, te Herreras, nje pengese absolutishst e kalueshme n.q.s. do te perballen. Viti 2015 eshte i Messise se futbollit, qe do te kurorezohet per te pesten here Topi i Arte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *