Lionel Messi në një intervistë të gjatë për gazetën katalane “Sport” ka folur me superlativa për sezonin e Barcelonës, pavarësisht se nuk arriti të shkonte deri në fund të Championsit.
“Zhvilluam një sezon të madh, të cilin e mbyllëm me dopietë. Është e vërtetë që ëndrra e të gjithëve është Championsi, por nuk është nevoja për të minimizuar sezonin që kemi bërë. Të fitosh kampionatin dhe Championsin janë dy gjëra të ndryshme”, u shpreh ai.
Messi është shprehur se nuk do ta ndërronte kurrsesi suksesin e dyfishtë të futbollit spanjoll me triumfin në Champions.
“Jo, nuk e ndërroj. Gjatë gjithë sezonit kemi humbur vetëm tre takime, por patëm fatin e keq që të eliminoheshim nga kompeticioni më emocionues. Të fitosh La Ligan dhe Kupën e Mbretit është shumë e rëndësishme, pavarësisht asaj që ndodhi në Champions”, tha ai.
Sa i përket ndikimit që mund të ketë patur ai vetë në bisedimet për të marrë Antoine Griezmann nga Atletico Madrid, Messi është shprehur:
“Nuk e di nëse është prioritet. Jam dakord me drejtuesit që për të fituar Championsin League-n duhet të kemi lojtarët më të mirë. Griezmann është një prej tyre. Nëse klubi do të arrijë ta blejë, do të jem i lumtur. Ai është shumë i zoti. Por e theksoj, kjo është çështje e sekretarisë teknike, nuk e di nëse është prioritet.”
s.a/dita
