Messi e Ronaldo nuk ndalen (video)

DITA Online

Barcelona ka hedhur një hap të sigurtë drejt fazës gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve. Spanjollët po udhëheqin me rezultatin e pastër 2-0 pjesën e parë ndaj Manchester United, duke e dërguar rezultatin e përgjithshëm në 3-0. Në “Camp Nou” ishte Leo Messi ai që vulosi 45 minutëshin e parë, teksa ishte brilant me dy golat e tij.

Vetëm barazim në Torino, me Juventusin dhe Ajaxin që shënuan nga një herë në 45 minutëshin e parë. Golat e Cristiano Ronaldos dhe Donny van de Beek vendosën rezultatin e pjesës së parë, duke shtyrë çështjen kualifikim për në fraksionin e dytë.

v.l/ Dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *